Ura e Kaçarellos një prej monumenteve më të rrallë arkitekturor në zonën e Pogonit, në bashkinë e Dropullit ka nevojë urgjente për restaurim.
Vegjetacioni i dendur që mbulon trupin e urës dhe dobësimi i strukturës në pjesën jugore të saj mund ta çojnë drejt shembjes objektin mesjetar të kërcënuar nga rrjedha e lumit, raporton Tch.
Ura rreth 230 -jeçare dikur shfrytëzohej për tregti duke lidhur dy krahët e krahinës së Pogonit.
Megjithëse roli funksional me kalimin e viteve është reduktuar për shkak të emigrimit masiv të popullsisë nga kjo zonë vlerat historike dhe shpirtërore të monumentit me statusin e kategorisë së parë janë të mëdha.
Administratori i njësisë së Pogonit thotë se banorët janë të shqetësuar se ura mund të ketë fatin e asaj të Hoshtevës që u shemb këtë fillim shkurti ndaj duhet ndërhyrë para se të jetë vonë.
Ura e Kaçarellos është ndër të paktat monumente me vlera unikale arkitekturore që ende fsheh lugina e Pogonit.
E vizitueshme vetëm nga udhëtarë të aventurës kjo urë është dëshmi e shkëlqimit të ndërtimeve të periudhës se Ali Pashës.
a.s/dita

Halla nuk eshte rezuar qe te kujtohet zoja Kumbaro me na ngushelluar per te!
Ka disa shfaqje ma urgjente edhe ajo qe meritojne paret ma perpara …sidomos ato ku tallet me veshjet kombtare apo jo mirela?
Cdo gje para 45 shir duhet shkaterruar per « komunisten » mirela