Nga Luan Toto
NJË LETËR E PA PUBLIKUAR E PIKTORIT, SHKRIMTARIT E PËRKTHYESIT TË NJOHUR VLONJAT, LUAN TOTO, SHKRUAR PAK PARA NDARJES SË TIJ NGA JETA
Kur i dhurova shokut tim të fëmijërisë, gazetarit Duro Mustafai, albumin tim me pikturat e kompozuara gjatë viteve, atij i tërhoqën më shumë vëmendjen peizazhet nga fshati.
I shfletoi dhe pasi i kaloi njëherë shpejt të 69 faqet, u rikthye të njëra prej tyre aq sa nuk po shkëputej dot.
-Po ç’ke që u shastise dhe ngele “mbi një urë”?, e pyes si me shpoti.

-Luan! Më ngjalle kujtime të vjetra për një vend të dashur… -Po kjo është Ura jonë, në Vranisht. “Isha 1O vjec, kur shkela perherë të parë mbi të”, me thotë,i menduar….Dhe, për të vërtetuar këtë,aty per aty më deklamon disa vargje : “Jam larë në Kaur, kur isha femi,/ Dhe urwn e Xhame vështroja mbi kokë,/ Vranishti i bukur para syve të mi,/ Me shqopet e Bashue, që s’më ndaheshin dot…”. Më vonë, këto vargje do ti lexoja dhe unë në librin: “Vranishti në sytë e mi” të Duros, një libër shkruar për Vranishtin e Vlorës. “Është kjo, ura jonë”, përsërit ai dhe shtoi :.Sa bukur e ke pikturuar! Po pse pikërisht ke shkuar aq larg dhe ke marre gjithë ato kthesa gjerë në thellësi të rrugës malore të një fshati rrëzë malit, kur ura gjen gjithandej?, më pyet. Dhe unë i përgjigjem :
-“Si për çdo pikturë të “goditur” bukur ka një histori, se ato të frymëzojnë më shumë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ndofta marrin forma dhe vlera artistike të spikatura .Edhe ajo “Ura e Xhame”, siç më thanë, u ndërtua për të shuar hsmërinë e dy fiseve të fshatit, që kishin vrarë njëri tjetrin e kishin rënë në gjak,(fisit të Karroqajve dhe të Xhamajve.) Këta të fundit, me kërkesën e fshatit ndërtuan urën e fshatit si shpërblim të shlyerjes së gjakut). Dhe, kështu, Ura,që lidh dy brigje të fshatit mbi Përroin e Kaurit, u fiksua në kujtesën e banorwve si “Ura e gjakut të falur”…Dhe të mos harrojmë se kjo ka ndodhur afro 1OO vjet më parë atëhere kur Vranishti konsiderohej si “Fshati i 4O belave” (hasmërive), ndërsa sot atje s’ka hasmëri e vetëgjyqësi…
Pra,ura që kam pikturuar është urë me histori, që frymezon çdo artist. Unë si piktor i vjetër, i nxitur nga “Shkolla Vlonjate e Pikturës” kam shëtitur shpesh fshatrave të Vlorës dhe jam tërhequr vetvetiu te pikat më interesante të natyrës. Kështu kam lëvizur dhe “Lumit të Vlorës”, drejt Horës së Lashtë dhe Vranishtit të trimërive, legjendave dhe valleve, duke kërkuar mbresa për Ujërat e Honit dhe Gurin me Qiell, apo “Sofrën e Zotit”… Dhe do te ndalesha edhe atje, tek ura..Vranishtin shumëkush e njihte për historinë e tij të lavdishme, në luftërat për Liri, Pavarësi e Çlirim. Të gjithë kishim dëgjuar dhe ishim rritur me respektin për Sali Vranishtin, komitin trim antiturk e përkrahës të fukarasë, krahun e armatosur të Ismail Qemalit, kapedanin trim të luftës së njëzetës. Po për Vranishtin kam dëgjuar nga babai im,ish partizani Hysni Toto, për rezistencën trimërore, dëshmorin e parë antifashist të Krahinës, vranishtiotin, Shaban Seferin,qw luftoi me vlonjatin, Ymer Veshin e të tjerë…
Unë nga lagjja Muradie e Vlorës dhe që më pëlqen të këndoj labçe e kujtoja shpesh Vranishtin edhe për një “Vajzë flori”, që i këndohet se, si e pa vëlla, mori trimërisht hakën e babait të vrarë pabesisht dhe u fut në histori, në këngë e në legjendë. E quanin Trferri.Kam dëgjuar për rapsodët e fuqishëm vranishiot dhe sidomos për grupin e famshëm të valleve të Vranishtit, që fitoi famë edhe në Evropë…
Unë e kujtoj Vranishtin për figurat historike, letrare dhe intelektuale me vlera mbarëkombëtare” për historianin jurist Sali Hallkokondi, për kryeplakun e shquar ,rapsodin Rapo Meton e kryetar Alush Majkon, për mësuesit e palodhur veteranë Xhemil Veli Duka, Daut Sefer Gjikondi dhe Besim Feim Xhebrajet e të tjerë.Dhe,. kam shoqëri e miqësi me shumë vranishjotë aktivë e të dashur, si Muhamet Tartarin, që më nxit e më frymëzon me shembullin e tij si një shkrimtar, folklorist, rapsod dhe drejtues artistik shumë planesh.
Ja këto janë shkurtimisht nxitësit ,që më bën të mwrrja rrugën r origjinës tënde,për në vëndin e bukur të njrrzëve të penes e dyfekut, duke i përsëritur vetes vargjet e këngëve : “Vranishti një rrwzë mali nxori një flori “ dhe “Kapedan, more Sali”. Këto më frymëzuan të hidhja në telajo edhe atë Urën, që më lidhi me fshatin dhe të tjerat për natyrën e bukur , ti vendosja ato, në albumin tim , e munda ta tërhiqja për ti parë ato, shokun tim të dashur të vegjëlisë. Pastaj, duke e ftuar atë ,bashkë me poetin Luan Çipi për një vizitë në studion time të pikturës, shkëputa nga studjoja dhe ja dhurova atë pikturën me “URËN E Xhame”, mikut tim, për ta pasur si kujtim edhe Urën e ti, që ishte bërë Ura ime..”.( L.Toto)
Shënim : Ky shkrim është një letër e piktorit, shkrimtarit e përkthyesit të njohur vlonjat Luan Hysni Toto, i cili është ndarë nga jeta kohët e fundit. Letra, dërguar një miku, bën fjalë për historinë e ndërtimit të një ure, si shpërblim të gjakut të falur, si s hkak i hasmërisë, në Vranishtin e Vlorës, një temë e rëndësishme kjo për ditët tona.
