Uragani “Dorian” arrin kategorinë 5, SHBA shpall gjendjen e emergjencës

J L

Intensifikohet uragani “Dorian”, që pritet të godasë ishujt e Bahamasit dhe brigjet juglindorë në SHBA, duke u klasifikuar në kategorinë e pestë.

Për të shmangur katastrofën nga stuhia e fuqishme është bërë evakuimi i banorëve, turistëve u është kërkuar të largohen, si dhe janë mbyllur disa prej aeroporteve.

Sipas qendrës për uragane në SHBA, stuhia e cila i është afruar me disa kilometra ishujve Bahamas, arrin një shpejtësi prej 260 km në orë.

Pas Bahamasit, uragani “Dorian” pritët të godasë edhe Floridën këtë fillim jave.

Guvernatori Ron DeSantis deklaron se ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa janë vënë në lëvizje  2,500 trupa të gardës kombëtare, ndërsa 1.500 të tjerë janë në gatishmëri.

Ekspertët kanë paralajmëruar se “Dorian” mund të jetë stuhia më e madhe në rajon, pas uraganit Andrew, i cili në vitin 1992 shkaktoi 65 viktima, si dhe shkatërroi më shumë se 63 mijë banesa.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *