Uragani Michael është duke u forcuar në një stuhi të kategorisë 4, ndërsa i drejtohet gadishullit të Floridas në Shtetet e Bashkuara, ku do të godasë bregun si stuhia më e fortë që godet Shtetet e Bashkuara këtë vit.
Micheal kishte erëra të qëndrueshme me shpejtësi maksimale 200 km në orë herët të Mërkurën, vetëm pak orë se të godasë tokën mbrëmjen e sotme dhe pritet të fuqizohet edhe më tepër.
Nëse prek tokën si stuhi e kategorisë 4, do të jetë uragani më i fuqishëm i regjistruar që godet Floridan.
Shërbimi Kombëtar i Motit e përshkuajti Michael si “jashtëzakonisht të rrezikshëm,” dhe që mund të sillte stuhira vdekjeprurëse, erëra shumë të forta dhe reshje të mëdha shiu përgjatë bregut verilindor të Gjirit.
