Urdhër-arrest për 42 gazetarë në Turqi

redaktor

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arrest për 42 gazetarë, kanë raportuar mediat lokale, si pjesë e një hetimi për grusht shtetin e dështuar me 15 korrik. Komentatori i shquar, Nazli Ilicak thuhet se është në listë.

Ankaraja ende nuk ka komentuar publikisht për këto vendime, transmeton Klan Kosova. Autoritetet veçse kanë ndaluar apo vendosur nën hetime qindra ushtarë, gjykatës dhe shërbyes civil, ndërsa deri më tani pesë gazetarë janë marrë në pyetje.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan është betuar që do të pastrojë shtetin nga virusi, siç e ka quajtur ai, që shkaktoi puçin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *