Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi do të sillen me forcë më 23 shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar, ka vendosur gjyqtari Beqir Kalludra.
Kjo është bërë për shkak se deputetët e opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi ishte dashur të niste ajo.
Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar.
Albin Kurti nuk ka qenë fare i pranishëm.
“Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë. Të brengosur me këtë gjendje të sistemit të drejtësisë janë shprehur edhe deputetja e AAK-së dhe ai VV-së. Por, kur ata janë larguar gjyqtari ka ardhur në seancë dhe ka konstatuar mos praninë e të pandehurve për çka e ka lëshuar urdhër arrestin.
Gjyqtari Kalludra megjithatë nuk ka dhënë sqarim pse seanca nuk ka nisur në orën 9. Kjo është seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës që akuzohen për rrezik të përgjithshëm dhe përdorim i armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Edhe nuk eshte ne krye te punes ne orarin e caktuar, edhe i fyen me mospranine e tij ne sallen e gjyqit,POOOOOR shkon edhe me larg:
I dhunon psikologjikisht dhe tregon forcen e “pushtetit” qe ka ne dore!
By…q…iri- Beqir nuk ishte ne krye te detyres vete dhe te mos beje trimin me urdherareste,por te tregohet i ashper per zbatimin e ligjit nga ai vete!
Kush qendron pas ketij provokimi te rende anti-shqiptar!