E PËRDITËSUAR: Pas publikimit të akuzave për pastrim ndaj pronarit Francesco Beccheti, nënës së tij Liliana Condomitti, financieres dhe një punonjëseje banke ka ardhur edhe reagimi i televizionit Agon Channel.
Në emisionin e gazetares Sonila Meço kjo padi është konsideruar një sulm nga shteti dhe pa bazë ligjore. I ftuar në studio ishte ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku që tashmë në rolin e avokatit tha se organi i akuzës në këtë rast nuk ka mundur të faktojë që paratë e investuar nga italiani në Shqipëri kanë burime kriminale.
Sipas tij edhe vendimi i gjykatës që ka vendosur sekuestron nuk jep asnjë dyshim për paratë e investuar nga Becchetti.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”.
Janë sekuestruar edhe llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.
Sipas prokurorisë këta janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.
Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force e ka nisur këtë hetim në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Hetuesit thonë se kanë siguruar deri më tani prova të mjaftueshme që tregojnë se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Urdhër arresti për pronarin e Agon Channel, akuzohet për pastrim parash
Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Beccheti.
Në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, ai dyshohet se ka qenë përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.
Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit M.R dhe E. T. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka – thonë hetuesit
Po ashtu, sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 7.7 miliardë lekë detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar.
Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj.
Por për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti (nëna e Becchetit).
Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Prokuroria thotë se po vijohet me veprimet e tjera proçeduriale në kuadër të këtij proçedimi penal.
Mafioz plehrash,ortakun e ka ne burg ne Itali per te njejten akuze.Mafia e plehrave te Romes eshte e njohur ne Itali.
Normalisht,per gjera te tilla,eshte shteti qe sulmon.
Po te ishte se sulmin e kishit nga banda grabitesish,atehere do te ishte po shteti qe do ju mbronte!
*****…Ky eshte shteti ligjor nje enderr e shqiptarve te ndershem,SHqiperia nuk u be hane me dy porta ,qe te vijne ne shqipri njerez kondrabantist te njollosur ne krime dhe mbushin thaset me pare dhe largohen ,disa dhe me bekimin e S.Berishes,F.Nanos dhe politikanve te tjere qe e groposen ekonomine shqiptare.Mekanizmat e shtetit me sa duket kane filluar te punojne ,kjo eshte nje lajme I mire.~~~~~~~~~~#
hajdute te te gjitha venveve hajdeni ne shqiperi dhe beni qejf me ket popull hani vidhni ngopuni deri sa tju doje qejfi qeverite shqiptare jane gati tju ndihmojn ta degjeneroni ket popull miresetevini ne token e premtuar populli skllav ju pret me krah hapur madje jemi gati ti votojme politikanet tane duke i vene brrylat njeri tjetrit duke vrare njeri tjetrin vetem ju te jini te lumtur ne token e premtuar te dashur investitore ta kemi me jet arvizun tone te nderuar dhe te paharruar
bobooo, po Lubonja tani do shkoj prape tek Fevziu ?
MOS! :))
I cmenduri dhe smireziu Lubonja do shkoj te lepije ate qe peshtyu. Kjo lloj rrace nuk e ka problem.
I thash Tosit mos e prish me Fantomasin…po Luba si Luba…
Mos harroni spurdhiakun Saimir Kodra! Ego e madhe te le pa gje!
Cili prej televizioneve private ne Shqiperi administrohet nga biznesmene te ndershem?
Perse u kapen vetem me Agon Channel? Te kete te beje fakti qe ky televizon po tregohej kritik me qeverine? Qe Becchetti pastronte para kete e deshmojne hetimet e shumta ne Itali dhe se fundi dhe nje analize e bere ne emisionin “Report” te RAI3.
Valle Top Channel u financua me para te pastra! Shtet i cuditshem ky yni ku Dritan Hoxha shpallet hero dhe nje rruge e Tiranes mban emrin e tij ndersa keta te tjeret meritojne fundin pa lavdi.
Info, Agoni nuk eshte ne rregull. Eshte apo s’eshte kritik me qeverin kujt i plasi! Ti kapin edhe te tjeret, meqenese jane te gjith keshtu, mos te kapim asnji thu ti?
Daku,
Une them t’i kapin te gjithe pa dallim e jo sipas deshirave te qeverise sepse kesaj i thone drejtesi selektive. U kuptuam!!!
Po sulmove qeverine dhe Top Çanelin e hengre, perfundon ne burg
Desha ta pyes ish “fiks fare” star?! Bere me shume para por e katandise veten ne nje Bechet ! Turp Saimir Kodra!Respekte doktorit Gent!
Eugen Mema Bruksel 2007
https://qafirarnaut.wordpress.com/2008/05/24/akuza-te-renda-ndaj-jetes-dhe-vepres-te-tan-hoxhes/
Grushtin e forte ligjor gjithe llojeve te mafies, kudo ku veprojne! Shpresa e shume pritur po lind! Pergezime qeverise! Vazhdoni ne kete rruge. E drejta vonon, por nuk harron!
Jini ne drejtimin e duhur .Mos u terhiqni per asnje arsye.Koalicioni eshte e vetmja shprese ,per shqiptaret qe e duan Shqiperine.
NUK ME CUDITI FAKTI PER AGONIN.E DOGJI MALLI PER MEDIA TE LIRE ITALIANIN QE E HAPI NE SHQIPERI TELEVIZIONIN! E DI DHE ME BUDALLAI PERSE ERDHI MAFIOZI.DREJTESIA TE GJEJE KUSH E SOLLI DHE PERSE.SOLLAKU QENKA AVOKATI ITYRE!HAJDE. DREJTESI,HAJDE QE KA BERE ISH-PROKURORI!KU DO VENE TANI ADI KRASTA,SAIMIRI, SONILAETJ,TE VEZHGOHEN EDHE KETA SE KANE DHENE PROVA LAMASHLLEKU DHE MUND TE BEJNE CDO GJE PER PARA.
Te gjithe e mbajne mend takimin e madh qe u be kur u pre shiriti i fillimit te punimeve ne Kalivaç. Tosi i Nanos u tha pjesemarresve: ” Det do te behet Vjosa. Do ta hani peshkun si kastravecin ”
Nje nene e shqetesuar , jo qe do te hante peshkun, por qe do mbyteshin tokat i thote Tosit : ” Nano djali, po djemte tane ku do te punojne tani qe do te mbytet toka? ” Dhe Tosi me ate humorin e tij,por edhe seriozisht ja ktheu : ” VAR-KAR do te behen te gjithe”.
Kaluan 25 vjet qe kryeministrat dhe qeverite i VARIN KARET KETIJ POPULLI DHE MAJMEROHEN ME GJAKUN DHE DJERSEN E TIJ.
Iku Nanua me tevabi, erdhi Argita dhe Zeni me Fazllicin dhe shokun Salii. Erdhi Rama me Meten. Nuk mjaftuan nje e nga nje por tani u bene dy e nga dy. Sot po na del ne skene nje tjeter i ri ,Ajola Xoxe me Erjonin me energji qe bashkepunojne dhe pastrojne parat me Amiran Dzanashvilin.Edhe ky eshte projektuar per kryeminister !?
Keta nuk vijne nga vota e popullit, por i ngulin me zor si gozhdet e ndryshkura ne drasen e thate qe po u ngul nuk hiqe me kurre.
( Kliko : Pastrimi i parave/ Ajola Xoxa përfaqësuese e Amiran Dzanashvilit )
“Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqipëtarve!” nga Ali Asllani 1942
Hakërrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
Ne populli i thjeshte paguajme ,dritat ,ujin ,telefonin si dhe T,V,SH, per te gjitha keto sherbime ,prandaj dhe ju qener mos qahi por paguani nje per nje detyrimet karshi shtetit, kush ju ka fshehur ,kush ju ka dhane mbeshtetje ne shkelje te ligjit ,mos lehin por te ulin koken ,shteti duhet te veproje kunder te gjithe maskarenjeve dhe mashtruesve,
Gazetaret me te paftyre,qe u mblodhen si mizat pas m.. ne kete televizion jane keta te Agon Channallit.Ja vlen te mbyllet,sepse ky televizion riciklon plehrat e gazetarise shqiptare,pa piken e dinjitetit profesional,Megjithese ka disa vjet qe u fry me pompe te madhe,renegatet e ketij tv,nuk arriten te bejne nje tv. te shikueshem e jo me te kete audjence ne popull si top channell,tv,shqiptar,Klan,Ora news e ndonje tjeter.