Pas video-skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, oficeri i policisë gjyqësore që merr 18 mijë euro ryshfet për llogari të prokurorit Ardian Braho, është vetëdorëzuar në polici.
Ai u shpall në kërkim pas publikimit të videos.
Prokuroria për Krimet e Rënda nisi hetimet, ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Brahon.
Fatos Lushi u filmua nga një qytetar teksa i dorëzonte 18 mijë euro, të cilat do t’i merrte prokurori për të pushuar hetimin e një çështje.
