Urdhër për votim?!

Dita

“D(r)itë” e dashur, për ta ilustruar atë çka z.Vasil Thanasi me të drejtë shtronte në protestën e vet, po ju sjell një shembull të freskët që më ndodhi dje. Njëri nga përfituesit e medemek “Rilindjes”, që, tok me të shoqen, shpien në arkën e familjes së tyre mbi 125.000 lekë (të reja), me ton gati urdhërues më “këshilloi” se duhej të votoja për “Rilindjen” në zgjedhjet e vitit pasardhës. Bëhemi tri vota në familje dhe  kemi vendosur të bojkotojmë, ndonëse jemi tepër më të majtë se zotëria dhe partia e tij. “Rilindësit” jo vetëm që na kanë lënë pa punë e pa përkrahje sociale, por edhe, siç shprehet i nderuari Vasil Thanasi, veç nivelit mizerabël kulturor, shpërfaqin ndaj nesh një shpërfillje të neveritshme! Dhe, kësisoj, kam vërejtur mijëra shembuj kësodore. Atëherë, përse duhet t’i rivotojmë, xhanëm? Faleminderit, D(r)ita jonë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *