Për herë të parë Shqipëria vendos marrëdhënie reciprociteti me Greqinë të paktën formalisht. Pala shqiptare ka vendosur që të përdorë të njëjtat praktika si ajo greke për pranimin e shtetasve grekë në territorin shqiptar. Drejtorët e kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë Admir Abrija dhe Ylber Zyberi kanë njoftuar edhe palën greke për situatën. Ata kanë urdhëruar që me shtetasit grekë t’u përdoren të njëjtat praktika si me ata shqiptarë në kufi. Paraditen e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës më shumë se 400 udhëtarë shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin. Situata në pikat e kalimit kufitar me Greqinë u krijua pas ngjarjes në Përmet ku përmbarimi nxorri nga ambientet e Pallatit të Kulturës që ishte përdorur nga kleri si kishë objektet fetare.
Ndalohen edhe grekët
Policia kufitare e Shqipërisë ka vendosur të vendos disa kritere për hyrjen e shtetasve grek në vendin tonë. Nga uniformat blu u kërkua një ftesë nga një shtetas shqiptar dhe një sasi të hollash prej 1500 eurosh. Fillimisht u ndaluan dy mjek të njohur grek dhe më pas u ndalua dhe kunati i Ministrit të Jashtëm grek, Evangelos Venizellos. Gjatë bisedës me policët njeriu i afërt i diplomatit grek i ka sqaruar policët shqiptarë se shuma e parave që i kërkonin si garanci e kishte në kartë krediti por nuk është marrë në konsideratë nga pala shqiptare. Më pas çështja është bërë bujshme pasi Ministri i Jashtëm grek ka telefonuar konsullin ku i ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Pas situatës së krijuar, pak para orës 15.00 u bë e ditur e ditur se Konsulli grek në Gjirokastër ka telefonuar pranë Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë pengesë për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë, duke u tërhequr kështu nga vendimi i paradites që çoi praktikisht në bllokimin e paprecedentë të kufirit mes dy vendeve. Autoritetet greke nuk kanë dhënë asnjë argument se përse e bllokuan kalimin e kufirit, por kërkuan që të njëjtën gjë, pra zhbllokimin e situatës, ta bëjnë edhe autoritetet shqiptare. Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se do të heqë menjëherë ndalimin e kalimit të shtetasve greke. Ndërkohë në pikat e kalimit kufitar ende nuk ka nisur qarkullimi për shkak të kaosit të krijuar që në orët e mëngjesit, kur greket nisën bllokimin e kalimit të shtetasve shqiptarë.
Rama komunikon me Athinën zyrtare
Burime të mirëinformuara në Athinë tregojnë se mes Edi Ramës dhe Athinës për çështjen e toponimeve, si edhe për krizën në Përmet ka patur një komunikim intensiv. Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë i ka kërkuar mikut të tij të majtë Venizellos në Ministrinë e Jashtme heqjen e kufizimit për shqiptarët, deri në fund të shtatorit për ta zgjidhur pastaj përfundimisht këtë problem në rrugë bilaterale. Dhe pala greke ka mbajtur fjalën, deri kur kriza e Përmetit ka risjellë në skenë fantazmën e toponimeve, dy ditët e fundit kur përsëri sipas të njëjtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinën. Është e konfirmuar se rikthimi i normalitetit ka ardhur falë këtij komunikimi. Nga ana tjetër Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për çështjen e krizës në Përmet, por burimet e Top Channel pranë qeverisë së re tregojnë se Kryeministri i ri dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati janë të angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Mesa duket edhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist me përfaqësuesit e kishës është produkt i planit Rama – Bushati për zgjidhjen e këtij problemi./Tch
Braçe: Qytetarët nuk mund të merren peng nga policët grekë, të ndërhyjë BE
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me bllokimet në kufi të qytetarëve shqiptarëve nga ana e policisë greke. Ai ka thënë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me reciproritet, pasi të dëmtuar më së shumti janë pikërisht shqiptarët. Sipas Braçes, për këtë çështje duhet të ndërhyjë edhe Bashkimi Europian, duke qenë se na ka dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
“Kjo nuk është çështje e “dy kryepolicëve të kufirit”. Kjo nuk mund të zgjidhet me “reciprocitet që ndalon”. Kjo nuk mund të jetë as çështje e jona vetëm me Greqinë. Shqipëria ka përfituar nga “lëvizja e lirë” dhe ka marrë këtë të drejtë për shtetasit e saj nga Bashkimi Europian. As nga Greqia më vete dhe as ndonjë shtet tjetër po më vete. Nga Bashkimi Europian. Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! Këtë vend, qytetarët e tij, nuk mund t’i marrë peng cilido polic i Greqisë. Dhe jo vetëm kjo çështje, por edhe fluksi i emigrantëve nga Siria e më gjerë që Greqia qëllimisht po derdh në kufirin e gjelbërt me ne. Përtej këtij fakti, vijoj të mendoj se kjo është edhe çështje mes nesh, mes Shqipërisë e Greqisë. E shkruajta edhe dje, është i turpshëm niveli i marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë. Duhet të ndryshojë çdo gjë. Rrënjësisht. Dhe, me një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë dhe nuk e bllokon atë reciprorikisht. Të humbur do ishin qytetarët, ne më shumë dhe grekët më pak”, shprehet Braçe.
Mediat italiane: Shqipëri-Greqi, në “luftë diplomatike”
Ngjarjet e fundit të ndodhura në Përmet dhe përplasjet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kanë ngjallur interes edhe tek fqinjët italianë. Mediat e këtij vendi shkruajnë se Shqipëria dhe Greqia janë në një “luftë diplomatike”, çka ka sjellë mbylljen e kufijve. “Tensionet e forta të ditëve të fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë sjellë mbylljen e kufirit mes dy vendeve, që në mënyrë reciproke kanë refuzuar hyrjen e qytetarëve të njër-tjetrit. Shkak i “luftës diplomatike” është një çështje mes Kishës Ortodokse shqiptare, e lidhur ngushtë me Athinën dhe Bashkisë së qytetit të vogël të Përmetit, në jug të Shqipërisë, për pronësinë mbi një godinë publike”, shkruan një prej mediave më të rëndësishme në Itali, TGCom Mediaset.
Ky po qe eshte lajm. Bllokuan kunatin e Ministrit te Jashtem te Greqise. Ne karte krediti mund te kesh miliarda por nuk mund te kesh dhe asnje qindarke. Prandaj majat nga thembrat dhe turru per ne Athine. Si more nuk ja ngritem zerin dhe me pare ketyre legenave.
Sa per Permetin, nuk e kuptoj pse duhet te kete negociata midis Kishes Ortodokse dhe Bashkise se Permetit te iniciuara nga Edi Rama dhe ministri i ti i ardhshem i jashtem. Ky eshte absurditet i madh.
Ka nje vendim gjykate i formes se prere i cili duhet zbatuar pa asnje diskutim dhe terheqe. Flasim per shtetin e te drejtes dhe ligjor. ky eshte ligji
KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN NJEREZ SI POPUJT E TJERE?
Sepse kur del Brace dallkauku i vogel duket vetja sikur eshte BOSI i madh i politikes boterore me kercenime si ne Kuvendin e Shqypnise, kjo mund te gelltitet si zakonisht, por kur media fillon te publikoje si policiet shqyptare kane bllokuar kunatin e nje ministri trashaluq grek bashke me dy mjeke famoze te tjere kur turmat me qindra-mijera te emigranteve shqyptare kerkojne te shpetojne koken nga mjerimi qe i ka pllakosur ne vendin e tyre mesjetar, ne vendin fqinj mikprites, atehere kjo tymnaje berishiste merr permasat e nje filmi komik te Kohes se Qepes. Te gjithe lumpenat, dallkauket, debilet dhe te pabuket lane sharjet dhe ofezat per sistemin gjyqesor te korruptuar shqyptar, harruan fet e fet Ristanet dhe Sashenkat, Tomat dhe bedelat e Saliut duke u transformuar ne PATRIOTE te vertete per te mbrojtur kauzen ligjore te Permetit: “Te zbatohet ligji i Maliqit, qe tjeterson pronen private njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit.” Prandaj ketu lind pyetja:
KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN NJEREZ SI POPUJT E TJERE?
o nastroooo, thirri njehere llogjikes normale e mos llogjiko me mendjen e te neneshtruarit. Sido qofte puna e Permetit, e vodhen a e prishen a ua kthyen, cpune ka greku me Shqiperine? Cfaj kane shqiptaret si popull, si ne Shqiperi dhe ne greqi qe hane gjithmone inatin talebanesk te ndeshkimir masivisht grek ?
Ik o nastro futi noi tas hashure a noi kaush me fara ! Prandaj kemi ngelur te perbuzur ne ballkan nga nastradine si ty
Shqyptaret kane faj qe nuk dine te zgjedhin drejt BOSIN e tyre per me shume se 70 vjet dhe vendosin ne krye te Shtetit dhe pushtetit kriminela me vule ne balle, qe ne vend te mendojne si te zhvillojne vendin e tyre duan vetem te vjedhin, te vrasin dhe te mashtrojne. Prandaj edhe shqyptaret ikin nga Shqypnia si te lemerisur duke kerkuar te nxjrrrin buken e gojes ne dhe te huaj. Kjo nuk do te thote kur nje popull te ka shtrire doren dhe te ka dhene ndihme ta peshtysh ate dhe ta quash ARMIK. Prandaj te KEQEN qe ka pllakosur shqyptaret mos e kerkoni tek nastradini, por tek injoranca e thelle popullore e mbllur me kujdes nga regjimi komunist dhe ne menyre te vencante nga sadisti Enver Hoxha, i cili la pas vetes monstra me fytyre njeriu sic eshte edhe Sali Berisha.
Po sido bejet shqiptari si popujt e tjer .kur nastradinat si puna jote skan fund.
-Drejtoret e kufirit meritojne nje vleresim ,per vendosjen e autoritetit te humbur te shqiptareve.
Reagimi sistematik grek, ne dogana, ne dem te nje komunikimi normal per mijera e mijera qytetare shqiptare:Femije,gra,te moshuar,emigrante me probleme dhe me halle nga me alarmantet ka qene gjithnje nje reagim aspak burokratik,teknik apo defektesh nga me te ndryshme,por ka qene dhe do te jete nje strategji e vet shtetit grek per te qene kurdohere ne raporte superioriteti me shtetin shqiptar ne kuptimin e asa filozofie skllaveruese, qe mjerisht prej kaq vitesh ushqehet nga sjellja mazohiste e vet klases sone politike.E theksoj kete fakt, aspak per here te pare, sepse cilado force politike qe ka ardhur ne pushtet, mjerisht, ka heshtur apo thjesht eshte shtire sikur po reagon ndaj akteve antishqptare te grekeve,lexo qeverise se tyre, ne kurriz te dinjitetit te shqiptareve.Kjo fryme ka bere qe ne emer te arritjeve te kesaj apo asaj mbeshtetje nga pala greke, ne arritjen e ketij apo atij objektiv ne proceset e integrimit, shqiptaret,lexo klasa jone politike, ka pranuar ne heshtje denigrimin e personalitetit te shqiptarit deri ne diskriminim:,Vrasjet, percudnimet me emrat, tash se fundi me toponimet, te cilat faktikisht jane presione per ta ruajtur si rezervat te interesave te veta Shqiperine duke njohur etjen per te mbajtur me cdo kusht pushtetin, pra partitokracine tek cilido ekzekutiv yni ne keto 22 vjet .Reagimi i KRYEMINISTRIT TE RI,ne pritje, Z.Rama apo edhe i Ministrit te Jashtem,z.Bushati kam bindjen se eshte prologu i asaj Rilindjeje qe pritet edhe NE ASPEKTIN DIPLOMATIK filluar me FQINJIN GREK, dhe cilindo partner. larg frymes se kultit te cilesdo fuqi politike, si nje idhujtari skllaveruese,.Modeli Rama, ne kete veshtrim, shpresoj te shpalose vetveten me dinjitet duke na dhuruar edhe ne kete aspekt nje risi diplomatike.E them kete, sepse megjithese investimet greke ne Shqiperi gjate ketyre dekadave kane rrokur nder vite edhe shifren mbi 60%, trajtimi i shqiptareve ka qene perhere mizerabel: Shqiptari nuk guxon te flase publikisht me shqiptarin, shqiptari qe derdh aq shume djerse dinjitetii ne ndertimin e Greqise se Re nuk guxon te artikuloje as emrinn e vet, shqiptari(ketu kam parasysh camet) qe po nderton me djerse dhe mundin e tij edhe Greqine e diteve tona nuk gyxon te kujtoje as varret e te pareve, nuk guxon te shklase as ne trojet e veta me lloj paragjykimesh te vete strukturave greke. A ka me kulminacion poshterues se sa momenti kur nje shqiptar nga Filati, djali i nje antifashisti te njohur, gjak i nje kombi qe ka dhene gjak me shume se asnje komb per fryme per lirine kunder nazifashizmit, te kerkoj ndihmen e ambasadorit amerikan Arvizu qe te shkoje ne Filat(Cameri).?!?Dhe brenda se keqes nga shteti grek, personalisht, shoh dhe besoj te mos e shoh me, ka qene edhe sjellja poshteruese e nje mazhorance ne emer te te ashtuqures se nje diplomacie te matur, ndryshe perpjekjes ne cdo rrethane per te jetezgjatur partiokracine, kulltukun qeverises,klientelist dhe aspak shendetin e demokracise shqiptare.Cdo sjellje dhe qendrim politikani apo qeverie qe roberon popullin e vet nuk eshte tjeter vetem sjellje prej pushtuesi ndaj kombit te saj, ndaj popullit qe e ka votuar,ndryshe nje tallje cinike dhe nepermbkembje roberuese e Sovranit qe e ka votuar ,..Kjo pervoje mjerane, kjo tradite e lige, e pabese ndaj popullit te vet, kam bindje qe do te jete hipoteza me serioze per ndertimin e marredhenieve me dinjitet nga qeveria Rama ne thelbin e tyre fiozofik, politik, dipomatik dhe aspak si hipokrizi civile nen ethet e mazohizmit qe e ka cenuar keqas dinjitetin e marredhenieve mes dy shteteve fqinje,,Interesi kombetar vazhdon te jete pika me e dobet e vet Bashkimit Evropian, kesaj fuqie te madhe progresuese,krahas SHBA, merret me mend se cfare statusi karikature,skllaveruese fiton ardhmeria e nje vendi te vogel si yni,neqoftese qeveritaret tane, politikanet tane,klasa jone politike ne teresi dhe vecanarisht mazhoranca qeverisese harron kete Thember Akili brenda vetvetes duke injoruar thelbin e misionit te saj ne nje shoqeri te hapur:Permiresimi maksimal i jetes ekonomike, kulturore, shpirtetrore e qytetareve te saj, te cilet vendin e tyre kane te drejte ta shohin jo ne rrugen e nje superkolonie, ne shinat e nje rrugetimi skllaverues (kujtoni kalvaret prej disa kilometrash masakrues ne kufirin me Greqine, kur qarjet e foshnjeve, britmat e te pamundureve nga mosha, nga shendeti, urgjencat e hallexhinjve te pafund ne pritje sketerrosese ne automjetet e tyre shoqeroheshin me cinizmin brutal te autoriteteve greke, edhe pse ekraneve tona dhe te botes, qeveritaret tane prej 22 vitesh byrleken per marredhinie miqesore emblematike,Te te nderoje tjetri, duhet me pare te nderosh vetveten-ky eshte kodi diplomatik i komunikimit ne Epoken e Dialogut dhe te Integrimit si vlere demokratike.TE DUA TY ,SEPSE DUA VETEN, RESPEKTOJE LIRINE TENDE, SEPSE E URREJ SKLLAVERINE NDAJ TEJE, POR PO AQ EDHE NDAJ VETES. duke patur si objektiv gjetjen e vetvetes nga secili me dinjitet, ne pjesen e vet te diellit, .Vetem kjo filozofi, si filozofia e nje Rilindje te vertete TEK E CILA SOT BESOJNE SHQIPTARET, pa le c’perrallisin oborrtaret e skemave te modelit te flakur nga pushteti me voten brilante plebeshitare te qershorit 2013-te, personalisht e shoh ardhmerine tone normale edhe ne aspektin problematik me shtetin grek. Kadri Ujkaj,analist
Po sido bejet shqiptari si popujt e tjer .kur nastradinat si puna jote skan fund.
Reciprociteti (ose liria jote mbaron,kur ke cenuar te drejtat e tjetrit) eshte,sic e dini,parim filozofik (apo fetar) i vjeter po aq sa njerezimi.
Ne shqiptaret,duke e perdorur si “mjet hakmarrje”,kam frike se pohojme ne fakt inferioritetin tone.
Nuk e kam fjalen kur shikonim si jashtetokesor cdo te huaj qe rasti na e binte ta degjonim apo shikonim ne rruget e qytetit.(perpara 1990-tes)
Shtetberesit tane,jane produkt i ketij HUMUSI te mbjelle nga vete ne Shqiptaret nder shekuj.
Zoti na ndihmofte,duke e bere reciprocitetin – normalitet.
A
O ju gazetare!!!!!!!!!!!!!!
Po pse nuk e pyesni Ramen cfare i ka thene Venizellosit