Urdhëri i Didit, policia me strukturë të re. Shtohen rajonet

Bledar Lumani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune, duke përcaktuar me emra konkretë edhe përbërjen e tij, për të nisur një projekt për riorganizimin e strukturave të policisë.

Grupi i punës do të ketë si qëllim kryesor hartimin e modeleve të strukturave vendore, si postë, stacion dhe komisariat policie, si fazë e parë e projektit.

Më pas do të realizohen strukturat në nivel qendror.

Ndryshimet e reja pritet të sjellin ristrukturim të komisariateve, duke shtuar kështu rajonet e policisë, raporton Panorama.

Titullarët e Policisë në nivel vendor, drejtor, shef komisariati, shef stacioni policie, të analizojnë gjendjen e sigurisë publike aktuale, pritshmëritë e saj mbi përgjegjësitë e reja policore sipas ligjit dhe mbi bazën e indikatorëve, si: emërtimi i njësive vendore, kategoria, ndryshimet me ndarjen e re territoriale; numri i popullsisë, raporti polici-komunitet; volumi i punës, treguesit e kriminalitetit, veprimtaritë operative procedurale të vitit 2013 e 2014; distancat kilometrike, kushtet klimaterike, ndërtimin e organeve të Gjykatës, Prokurorisë, institucioneve të tjera publike etj”, thotë Didi në urdhrin e tij.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *