Urdhëri i UEFA: Ndaj Serbisë, asnjë biletë shqiptarëve të Kosovës!

anazapta

Dueli mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe që do të zhvillohet me 8 tetorit 2015 shihet që tani si një sfidë problematike dhe shumë e vështirë për tu menaxhuar. Mediat sportive kanë siguruar informacione ku UEFA duke gjykuar këtë takim me tension të lartë  rrezikshmërie ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të mos shes bileta shqiptarëve nga Kosova, pasi prania e tyre ne stadium mund të sjell tension të lartë. Në këtë këndvështrim dhe ndoshta edhe për të justifikuar disi gabimin (gafën) e bërë që në short (do kishte qenë më mirë që edhe për Shqipërinë e Serbinë të ishte ndjekur i njëjti rregull sikundër për Spanjë-Gjibraltar dhe Armeni-Azerbajxhan, të cilat nuk do ishin assesi në një grup kualifikues), UEFA i ka sugjeruar/rekomanduar, drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos u shesin bileta për këtë takim tifozëve nga Kosova. Gjithë qëllimi ishte që të ulet në minimum rreziku i incidenteve, duke parë edhe historinë e afërt, të dhunshme dhe problematike që ekziston ende mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në FSHF, por që nuk gjen një konfirmim zyrtar, kjo natyrisht edhe për shkak të ndjeshmërisë që prodhon tek tifozët kuqezi në Kosovë një rekomandim i tillë, raporton “Panorama Sport”. Duhet të theksojmë se udhëzimi është gojor dhe jo-shkresor, në formën e një sugjerimi, ashtu sikundër ka bërë gjithnjë UEFA kur para sfidave të tilla si Serbi- Kroaci, Serbi-Bosnjë, Kroaci-Bosnjë, apo edhe Armeni-Turqi. Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka pasur një mbështetje të madhe gjatë gjithë këtyre viteve nga publiku kosovar, edhe për arsyen e thjeshtë se në përbërje ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova, por edhe se kjo e fundit ka qenë nën një izolim (dhe vijon ende të jetë) total sa i përket futbollit ndërkombëtar. Gjithsesi, mënjanimi i sportdashësve kosovarë nga kjo ndeshje, teorikisht duket i mundshëm, por praktikisht i pazbatueshëm. Federata mund të mos shesë asnjë biletë në pikat e shitjes në Kosovë, por do ta ketë totalisht të pamundur që t’i ndalojë këta të fundit për t’i blerë biletat në Shqipëri, apo nëpërmjet internetit.  Madje, ndalimi i shitjes së biletave për publikun në Kosovë vetëm sa do rriste abuzimin, pasi me gjasa në këtë rast do lulëzonte “tregu i zi”, aty ku do rrekeshin më shumë tifozët kuqezi nga përtej kufirit për të gjetur një biletë.  i. k

Share This Article
3 Comments
  • Hjade vend leshi qe jemi hajde. Edhe tifozet na i zgjedhin te tjeret. Le te na sjelle UEFA tifoze serbe qe te zevendesojne kosovaret. Nuk ke cfare pret me shume nga nje FSHF e drejtuar nga nje mafioz si Duka.

  • DEKRET apo REKOMANDIM!

    Kësaj i thonë muhabete si mulliri pa drithë. Kombëtarja jonë – SHQIPËRI – është e shqiptarëve dhe jo skuadër e kufinjve poltikë, apo shtetëror. Shqipëria dhe shqiptarët janë një – në të gjitha trojet shqiptare.
    Nuk ka “kosovarë” po shqiptarë nga treva shqiptare e Shqipërisë – Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *