Urdhri i MASR: Testimi paraprak i maturantëve do zhvillohet më 11 maj

Pranvera Kola

Nëpërmjet një urdhri të miratuar një ditë më parë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bën me dije se me 11 maj maturantët do i nënshtrohen një testimi paraprak, për të vlerësuar përgatitjen e tyre për provimet finale të Maturës 2018 që do të jepen përgjatë muajit qershor.

“Urdhri saktëson se provimi do të zhvillohet ditën e premte, më datë 11 maj, ora 11:00-12:00. Testimi do të zhvillohet në 26 gjimnaze (2 gjimnaze të përzgjedhura për testim në çdo drejtori arsimore të vendit) në lëndët gjuhë shqipe-letërsi, si dhe matematikë. Gjysma e maturantëve të çdo gjimnazi do të testohen në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa gjysma tjetër në lëndën e matematikës”, shkruan Dita.

Testet po hartohen në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, ndërkohë që administrimi i tyre do bëhet nga drejtoritë arsimore përkatëse, të cilat do të monitorohen edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

 

p.k/dita 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *