Urdhri i ministres së PD/ Zëvendësohen 3 anëtarët e bordit në UT, zbulohen emrat e rinj

Gazeta Dita

Në fund të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina ka nisur zëvendësimin e anëtarëve të Bordeve në universitete.

Pas zëvendësimeve tek Mjekësia, BalkanWeb zbulon emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina i ka propozuar rektorit të Universitetit të Tiranës.

Ministrja kërkon zëvendësimin e tre anëtarëve aktualë Arbian Mazniku, Erzen Tola dhe Arjan Xhelaj, të zgjedhur nga ish-ministra Lindita Nikolla.

Karabina kërkon që Mazniku të zëvendësohet nga Mirela Milori, Tola nga Rajmond Perolla, kurse Xhelaj të zëvendësohet nga Leonard Boduri.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *