Urdhri i Ramës, kontroll policëve nëse kanë paguar faturat e energjisë

Dita

Në vijim të aksionit për mbledhjen e faturave të papaguara, qeveria ka  vendosur që të kalojë në kontroll edhe efektivët e Policisë së Shtetit nëse kanë paguar në vite energjinë elektrike.

Pas verifikimit të faturave të energjisë elektrike për punonjësit e OSHEE-së dhe Drejtorisë së Burgjeve, çdo institucion buxhetor do të kalojë në sitë për të parë se sa janë paguar këto detyrime.

Ky  lajm u konfirmua edhe nga Kryeministri Edi Rama në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, ku deklaroi se në këtë moment po kontrollohet Policia e Shtetit. “Kështu do të krihen të gjitha institucionet, ku ka individë që janë borxhli ndaj sistemit me vite. Si mund të diskutojmë ne për luftë kundër korrupsionit, përveçse duke e modernizuar sistemin”, tha Rama.

Share This Article
4 Comments
  • Askush nuk duhet te mbahet ne pune neqoftese nuk paguan energjine elektrike qofte ky polic apo cfaredo qofte Asnje polic nuk ka te drejte te mbaje makine pa dokumenta te regullta askush nuk eshte i imunizuar para ligjeve duhet te mesohen te gjithe qe te zbatojne ligjin dhe te kerkojne edhe nga te tjeret zbatimin e tij.

  • ——————————-

    Bravo Z.Rama,

    “Njeriu i vetem” qe do shpetoje Shqiperine nga “Rrumpalla Ligjit”.

    “Njeriu monument” qe do fuse Shqiperine ne “shinat” e demokracise moderne Europiane.

    ——————————————————————

    • Edhe Ju Zoteri (Hajdut) mos vidhni pseudonimet te tjereve. Ju s’jeni Mark uk, sepse ai eshte injorant, pa shkolle dhe eshte fatkeqesi qe ne Shqiperi ka njerez te tille dhe me shumice. ( militante te djathe e te majte)
      Por me te rrezikshmit jane tipa si Ju, servila, hajdute qe te shesin e te blejne sipas interesave te tyre.
      Nqs doni te beni propagande per Ramen bejeni por jo ne kurriz te te tjereve.

  • —————————————-

    Pa dyshim

    “policia” ka cerek-shekulli

    qe vjedh dritat dhe ujin dhe kurre nuk ja ka paguar shtetit.

    Tamam GJERMANI
    moshe VJEDHJES,
    moshe KORRUPSIONIT.

    Arrestimi Sali Berishes
    do qetesoje dhe hape rruge ecjes perpara te Shqiperise.

    —————————————————————————————–

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *