Urdhri i ri, dezinfektim të gjitha mjeteve të Policisë dhe Ushtrisë

Leda Hysa
Mjekët, Policia dhe Ushtria janë tre njësi të administratës që janë më shpesh të ekspozuar ndaj rrezikut me koronavirusin që po qarkullon edhe në Shqipëri. Në kuadër të masave mbrojtëse që janë dhënë për qytetarët, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura kanë nxjerrë urdhër për të gjithë efektivët në shërbim dhe kryesisht mjetet policore dhe ushtarake, që të dezinfektohen herë pas here.
Edhe në ambientet publike në Tiranë ka vijuar dezinfektimi nga punonjës të bashkisë. Po ashtu, janë dezinfektuar edhe automjetet e efektivëve të policisë që në këto ditë të vështira për gjithë vendin, po punojnë për të mbajtur rendin dhe sigurinë dhe për të garantuar respektimin e masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Dezinfektimi ka nisur nga makina e shefit të trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës, ku siç shihet në pamje, punonjësit me veshjet mbrojtëse dezinfektojnë nga brenda dhe jashtë automjetin me logon “Policia Rrugore”, më tej ato të FNSH-së, Policisë Ushtarake, Patrullave të ndryshme dhe forcave të gatshme.
l.h/ dita
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *