Urdhri për ERE: Lobim përmes Italisë për njohjen nga BE të bursës energjitike shqiptare

time

Kuvendi i rekomandon Entit Rregullator të Energjisë që të rrisë bashkëpunimin me rregullatorin e energjisë së Italisë për të lobuar në njohjen e bursës energjitike shqiptare nga ajo e Bashkimit Europian.

“Të rrisë bashkëpunimin me Entin Rregullator të Italisë për të bërë të mundur njohjen e Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) në komitetet e bursave të vendeve të BE-së”, thuhet në rezolutën e miratuar në seancën e Kuvendit ku vlerësohet raporti vjetor i ERE.

“Në bashkëpunim me Rregullatorin e Kosovës, të marrë masa për hapjen e procesit të përzgjedhjes së NEMO-s (Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike), si dhe për përafrimin e legjislacionit sekondar midis dy vendeve dhe hapave të tjerë të nevojshëm në funksion të bashkimit të tregjeve të dy vendeve tona”, thuhet në dokumentin e miratuar nga Kuvendi.

Porosia tjetër që i lihet ERE është që përmes mundësive të reja në fushën e teknologjisë së informacionit të punojë për zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të menaxhimit dhe trajtimit të ankesave, dhënies së informacionit të saktë e të shpejtë për konsumatorët si dhe trajtimi në një kohë sa më të shkurtër të ankesave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *