“Të gjithë punonjësit me leje vjetore në Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave, duhet të rikthehen në punë”.
Ky është urdhëri i drejtoreshës, Blerina Doracaj e cila kërkon nga punonjësit të ndërpresin pushimet vjetore.
Urdhëri sqaron gjithashtu se pjesa e lejeve të mbetura do të miratohet me një grafik pas një urdhri të dytë.
Blerina Doracaj u emërua në krye të hipotekave pas shkarkimit të drejtorit teknik Arjan Bylykbashi, i propozuar nga PD që nga marrëveshja Rama-Basha më 18 maj.
