Urgjenca e pluralizmit të dytë

redaktor

Kapërcimi i ylberit

25 vjet më parë, në dhjetorin e vitit 1990, kur studentët demonstronin te Qyteti Studenti, me të cilët u bashkuan mijëra qytetare të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, parullat kryesore ishin Liri-demokraci dhe E duam Shqipërinë si gjithë Europa, duke sintetizuar në to dëshira, emocione, shpresa, por dhe iluzione të ngjashme me ato që donin të përmbysnin… Mendohej se “çelësi magjik” që do të hapte “çdo portë”, ishte vendosja e pluralizmit politik.

Pas 25 vjetëve pluralizëm politik, pa injoruar ndryshimet e thella që kanë ndodhur, mund të thuhet pa u ndruajtur se në tërësinë e vet pluralizmi politik në Shqipëri ka “prodhuar” shumë zhgënjime, sepse ka zëvendësuar disa ëndrra apo iluzione të vjetra, me ëndrra dhe iluzione të “reja” gati po aq të dëmshme për demokracinë dhe të menduarit demokratik. Mjerisht, informaliteti, mungesa e rregullave dhe e zhvillimit ekonomik nuk mund të mos shoqërohen edhe me mungesën e të drejtave sociale, gjë që “dyzon” politikat e majta dhe detyron të paguajë kosto sociale jo të pakta çdo qeverisje socialiste dhe líder të së majtës në Shqipëri. Ndërkaq, eksodet e dikurshme po pasohen nga valë të azilkërkuesve, që sivjet janë katërfishuar dhe vijnë përsëri si refleks i standardit të ulët të jetesës dhe margjinalizimit social. Realisht, na kërcënon rivendosja e vizave me vendet e Bashkimit Europian dhe bërja e politikave të brendshme dhe e reformave të qeverisë edhe më kundërshtuese.

Veçse tipi i pluralizmit që u vendos në Shqipëri 25 vjet më parë, nuk e mundëson një gjë të tillë, prandaj pa ngurrim mund ta quajmë pluralizëm të “tipit Katovica”, i mbështetur që në fillimet e tij në strategjinë që i hapi rrugën krijimit të shumë partive, por shoqëruar me kushtin që “liderët” kryesore të ishin të “deleguar e të kontrolluar” dhe që partitë të silleshin si të kundërta që vetëm “shtyjnë e përjashtojnë” njëra-tjetrën…!

Shqipëria mbase është i vetmi ndër vendet e “demokracisë së re” që vazhdon të ketë në shumicën e partive “elitën politike” të fillimeve të pluralizmit politik dhe të vuajë edhe sot nga “izmat”, nga “berishizmi” dhe “nanoizmi”. Autori i këtyre rreshtave kritikë, falë pozicionit aktiv politik si një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në pesë vitet e para (1991-96) dhe me pas si deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqiperisë, ka pasur rastin të njohë pazare, marrëveshje, pakte e prapaskena “pluraliste”, që kanë pasuar njëra-tjetrën në vite e që kanë pasur për protagonistë Ramiz Alinë, Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Qasje të tilla kanë qenë në kundërshtim me bindjet e qëndrimet e mia, sepse pluralizmin politik e kam përfytyruar ndryshe, si një lëvizje objektive të shoqërisë shqiptare drejt demokracisë dhe një modeli zhvillimi ekonomik e social më të mirë e modernizues.

 

Përvoja dhe sfida

Teza që i sheh partitë tradicionale të djathta e të majta si të keqen e shoqërive të sotme, është shumëfish e vërtetë sidomos për vendet e “demokracisë së re” ku bën pjesë dhe Shqipëria. Kjo e bën të domosdoshme një paketë reformash politike për të ridimensionuar rolin e partive dhe raportet midis tyre.

Në këtë rast, së pari, duhet pranuar se sistemi politik i shumë partive gati ka falimentuar, prandaj pa hequr dorë nga asnjë prej pesë reformave të projektuara nga qeverisja aktuale si reforma tregu; reformën e pensioneve, të arsimit, të drejtësisë, të shëndetësisë dhe të taksave, duhet ndërmarrë urgjentisht edhe një paketë reformash në sistemin politik, për të ndryshuar në mënyrë thelbësore pluralizmin politik të tipit Katovica që kemi sot, të cilin për dallim nga i mëparshmi mund ta quajmë pluralizëm i dytë, proces rilindjeje të një hapësire të re kulture komunikimi dhe bashkëpunimi midis partive dhe institucioneve demokratike.

Së dyti, ky reformim do të synonte arritjen e një kohezionit kombëtar dhe të mbështetjes mbi normat e qëndrueshme të demokracisë perëndimore të sjelljes politike, që krijojnë mundësi reale për modernizimin e konsolidimin e demokracisë, sepse partive të shumta (që deri tani ndahen e shumohen në mënyrë iracionale), më në fund do t’u vihej nje “tavan ligjor” në luftën e tyre për pushtet e për dominim.

Së treti, një paketë reformash konsensuale në këtë fushë do t’u jepte fund ngërçeve politike permanente dhe do të krijonte mundësi të reja edhe për realizimin e reformave të mirëfillta në fushat ekonomike, sociale, institucionale e kushtetuese që ose kanë ngecur në “llumin e sherreve” parlamentare, ose miratohen në mënyrë të njëanshme, shndërrohen në burim të ri konfliktesh.

Koha pra kërkon ndryshime, që në shumë drejtime janë në kundërshtim me veçanësinë historike të pluralizmit shqiptar, që krijon përshtypjen sikur është projektuar për vetëdiskreditim. Ka ardhur koha e një shqyrtimi kritik e shkencor të politikës shqiptare 25-vjeçare. Një sfidë politike urgjente e një shoqërie që po përjeton një krizë jo vetëm ekonomike, por edhe politike e sociale dhe e vë atë para alternativës: falimentim ose ecje përpara me vizione dhe metoda të reja, përmes një kohezioni të ri e filozofie politike kombëtare.

 

Reformë strukturore në fushën politike

Partitë e shumta që zëvendësuan monizmin e dikurshëm komunist, nuk arritën t’i bashkojnë qytetaret rreth një qëllimi dhe një modeli të përbashkët zhvillimi. Në vend të tyre, partitë ofruan kaosin, hezitimin, ngërçet politike dhe lodhjen nga liria dhe demokracia. Duket sikur kemi të bëjmë përsëri me një sistem “që ha vetveten” ekonomikisht dhe politikisht. Në asnjë rrafsh të vetëm dhe për asnjë etapë të pluralizmit politik 25-vjeçar nuk ka vend për triumfalizëm të “tipit Berisha”, që pretendon se solli pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri, duke qenë në krye të Partisë Demokratike. Ndërkaq harron bllokimet e bojkotimet parlamentare dhe humbjen, falë tij, të besimit te politika dhe politikanët, të shndërruar në normë të sjelljes politike. Boshti i traditës kombëtare duket i thyer keq, prej nga rrjedh një boshllëk e krizë shpirtërore dhe morale që shoqërohet nga krime të shumta deri dhe brenda familjes shqiptare.

Sfida edhe më madhore tingëllon edhe më pesimiste: a do të munden vendimet njerëzore që në bashkëpunim me logjikën objektive të ngjarjeve e të zhvillimeve globale ta ndryshojnë botën për mirë dhe ta çojnë drejt së ardhmes? Interesat kombëtare të shqiptarëve kërkojnë doemos një rikalibrim e zhvillim të ri civilizues, kurse dallimet dhe interesat partiake t’u nënshtrohen doemos nevojave të ndërvartësive brenda sistemit politik pluralist.

Në etapat e para të pluralizmit politik u veprua drejt që reformat ekonomike u vunë në plan të parë, pra para reformave politike e institucionale. Veçse pluralizmi politik i vlerësuar me të drejtë si hap vendimtar demokratik u la gati në vetëterrje dhe në një zhvillim kryesisht ekstensiv pa iu nënshtruar reformave serioze. Për pasojë filloi të krijohet dhe të dominojë një “klasë politike” që rron nga politika, që e shndërroi politikën në një lloj prone dhe korrupsionin në mjet sundimi të maskuar me “luftën e ashpër politike për të mirën e vendit”, si dhe me “parimin e pandëshkueshmërisë”. Prandaj është për të ardhur keq kur lexon e sheh që politikanët tanë janë shumë më prapa nga 90-vjeçari Sami Repishti që jeton në SHBA dhe bën apel për kapërcimin e urrejtjes për njëri-tjetrin, të cilën me të drejtë e quan “kancer që shkatërron të gjithë ata që e ushqejnë”. “Tejkalimi i kësaj gjendjeje, nënvizon ai, do të vijë vetëm kur të gjithë shqiptarët të kuptojnë se e ardhmja e fëmijëve të tyre është ma e rëndësishme se urrejtja per “tjetrin” (Sami Repishti, Refleksionet e nji nandëdhjetëvjeçari. Panorama, 06.08.2015).

Për ta përmbysur gjendjen nuk duhet as revolucion për të rrëzuar “pinjollët e komunizmit”, siç thotë Berisha, që do të legjitimojë mbajtjen peng prej tij të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike dhe as për hakmarrje e sherre partiake banale, sepse populli vazhdon të kërkoje tjetër gjë: bashkëpunim të krahëve të politikës për një jetë më të mirë dhe një demokraci si ajo që u premtua në fillimet e proceseve demokratike 25 vjet më parë. Për këtë, reforma politike nga lart dhe presioni popullor nga poshtë meritojnë vëmendje maksimale. Një qasje e tillë apo një “pluralizëm i dyte” i vënë në funksion të pushtetit, do të bënte të mundur institucionalizimin e shtetit, që ai të pushojë së qëni partiak e autoritarist. Ky nga ana tjeter do të ishte parakushti për vendosjen e marrëdhënieve të besimit dhe bashkëpunimit njerëzor e demokratik në shoqërinë shqiptare. Me këtë duhet filluar dhe jo me diversionet për një koalicion të madh PS-PD!

 

Parti të afta për t’u shndërruar në lëvizje

 Po partitë-antiparti si një dukuri e re, apo iniciativat qytetare, janë mundësi apo realitet dhe a mund të pëfshihen te koncepti “pluralizëm i dytë” edhe partitë-lëvizje? Përgjigja në një pyetje të tillë kërkon doemos një analizë të realitetit të ri politik dhe zgjedhor që po përvijohet dhe që dëshmon se koha s’është neutrale. Partitë tradicionale me demokraci të brendshme, me organizata në bazë dhe forume në qendër, që përgjithësisht reduktohet në një sistem dy partiak, duket sikur po tejkalohen. Edhe pse formalisht në letër, në statutet e partive strukturat vazhdojnë të jenë, në praktikë roli i tyre është bërë disi formal përderisa nuk funksionojnë më, kurse çarja në perceptime është më e madhe se asnjëherë më parë. Në Shqipëri, një proces të tillë e shohim të veprojë prej disa vjetësh sidomos në dy partitë e mëdha.

Për konkretizim, mund të sillet edhe fakti që Parti Socialiste në trajtën në të cilën jemi mësuar ta shohim në vite, me alternativë të majtë, me organizata, forume dhe me zbatim rigoroz të statutit partiak, realisht nuk ka më! Kurse PD, karakteristika të tilla as që arriti t’i kishte dhe për pasojë vazhdon të mos i ketë. Ndërkaq, as njëra as tjetra nuk heqin dorë nga koncepti i militantizmit, i bastioneve të tyre, që për PD-në shkojnë deri te ndarja e Shqipërisë ne Veriun që mbështet PD-në dhe Jugun që mbështet PS-në, kundër të cilit më 1997 përgatiti planin e sulmit me të gjitha mjetet luftarake të ushtrisë.

Për pasojë edhe hendeku ndarës midis këtij sistemi dhe popullit ka ardhur duke u thelluar. Kjo bën që tek ne partitë të vetizolohen, të ndjehen të vetëmjaftueshme, të veprojnë me “anëtarësi të lëshuar” dhe të shkëputur nga masa e njerëzve dhe e elektoratit. Treguesit konkretë në këtë drejtim janë tepër domethënës. Një anëtari partie ne dy partitë më të mëdha në Shqipëri, i korrespondojnë 3.6 votues (zgjedhjet e 2013 dhe 2015-ës), kurse në Europë partitë ende vazhdojnë të jenë masive. Në Britani, në rastin e Partisë konservatore raporti është 1me 75 votues; në Itali, në rastin e Forca Italia 1 me 93; në Gjermani, rasti i CDU-së 1 me 40 etj. Partitë shqiptare vazhdojnë të jenë shumë të orientuara për nga “militantizmi” i transformuar në “klientelizëm”.

Në partitë shqiptare, lufta partiake, militante me kundërshtarët është shndërruar në prioritetin kryesor. Madje edhe në Parlament dominojnë seancat e “luftës partiake” për shkatërrimin e kundërshtarit dhe rrallë, shumë rrallë hasen seanca të një pune të frytshme në interes të publikut, apo të konsensusit kombëtar. Më 20 prill të vitit 2008 u reklamua si historike “marrëveshja” PD-PS për ndryshimin substancial të Kushtetutës, pa asnjë diskutim paraprak me specialistë dhe pa menduar për t’ia nënshtruar Referendumit popullor. Masakrimi i Kushtetutës rezultoi në një pazar të pistë të dy partive të mëdha që cenuan rëndë institucionet e shtetit, sidomos ato të drejtësisë dhe thelloi konfliktualitetin politik në politikën shqiptare, si për t’u hapur rrugën vrasjeve të 21 janarit të vitit 2011, ende të pandëshkuara.

 

Pluralizmi i dytë – emergjencë kombëtare

Një objektiv që në thelb do t’i hapte rrugën një kuptimi të ri të koncepteve parti dhe pluralizëm partish të lidhura midis tyre për të përbërë një sistem politik. Gjithsesi është rasti për të “nxituar ngadalë, por të vendosur” në përballimin me një rrezik të tillë që e nxjerr nga binarët pluralizmin politik dhe e bën urgjencë kombëtare ndryshimin rrënjësor të sistemit politik. Dhe të kuptohemi, s’është fjala thjesht për përmirësime taktike! Problemi në thelb është parimor dhe substancial për demokracinë shqiptare, përderisa bëhet fjalë për marrëdhënie të shtetit me popullin, për përfaqësim real e jo formal të tij, për legjitimitet real e jo klientelist, për nevojën e një konsensusi kombëtar dhe për më tepër i shtrirë për një kohë relativisht të gjatë. Kjo realisht është sfida komplekse prej nga duhet të nisë modernizimi i Shqipërisë.

Ndërkaq edhe koncepti interes kombëtar ka nevojë të ridimensionohet, sepse luhatjet e mundshme në interpretimin e tij, përzierja e një modus vivendi apo dhe e ideologjisë së interesit kombëtar, shpesh nuk çojnë më tej se politikat klienteliste me thekse antikombëtare. Aq sa duket sikur partitë punojnë kundër interesit kombëtar. Është fakt se edhe pse retorika kombëtare nuk mungon gati tek çdo parti, e madhe a e vogël qoftë, mund të konstatohet lehtësisht se rrallë bëjnë të njëjtën gjë, të bashkohen dhe të arrijnë konsensusin për çështje themelore të interesit kombëtar.

Në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, ndodhën disa zhvillime që meritojnë vëmendjen e partitologëve. Kështu u evidentua qartë dukuria e rënies së numrit të votuesve për siglat e partive të mëdha tradicionale. PSSH, bie fjala, në krahasim me zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pra të dy vjetëve më parë, mori rreth 320 mijë vota më pak, ose 15 për qind, duke rënë nga 41 për qind në 25,95 për qind. E megjithatë ka dhe një tregues tjetër që është inkurajues: kandidatët e Aleancës për Shqipërinë europiane fituan në 46 bashki, nga 61 që janë gjithsej dhe PS ka marrë pjesën më të madhe të këshillave bashkiake të vendit.

Mirëpo ndodhi edhe një dukuri tjetër e kundërt, që mbase flet për një votë proteste ndaj partive parlamentare. Rreth 50 parti të vogla jo parlamentare të rreshtuara në ASHE dhe APPD, pra në dy kampet e mëdhenj të politikës aktuale, në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 morën respektivisht 267 dhe 133 mijë vota (së bashku 400 mijë vota). Një   dukuri të tillë të rrallë që u jep pushtet gjithë këtyre “partive-taksi”, gjithsesi do ta shikoja si një nevojë kombëtare për ndryshim substancial dhe të shpejtë të sistemit politik. Në këtë rrafsh, mbase mund të jetë inkurajues fakti që LSI, dikur parti e vogël e dalë si protestë ndaj PSSH-së (shtator 2004), në zgjedhjet vendore të 2015 mori rreth 260 mijë vota (16,51%) dhe u radhit e treta pas PS-së me 25,73 për qind dhe PD-së me 20,32 për qind të totalit të votave. Pa përjashtuar as mundësinë e ndonjë konfliktualiteti të ri ndërmjet tyre në të ardhmen e afërt, që sot do të ishte në kundërshtim me interesin kombëtar.

Gjithsesi, ka shumë arsye madhore që e bëjnë problemin e reformimit të sistemit politik një sfidë urgjente kombëtare, sepse prej tij varet kryesisht edhe reformimi i të gjitha institucioneve dhe konsolidimi i demokracise shqiptare. Ndërkaq edhe sikur ta quajmë këtë “pluralizëm të dytë”, pas atij të dekretuar më 17 dhjetor 1990 nga Ramiz Alia nën presionin e Lëvizjes studentore, një sfidë madhore të ndryshimit progresiv të Shqipërisë, një “hapje” e partive të mëdha për të “rritur apo thithur” partitë e vogla, prapë kjo nuk e zgjidh problemin, se paraprakisht duhen plotësuar të paktën katër kushte:

Së pari, duhet ridimensionuar roli i kryetarëve të partive (një model paraqet rasti Podemos), që ata të mos kenë pushtetin që kanë sot sidomos si hartues të “listave të mbyllura” të të gjithë të zgjedhurve, madje edhe të atyre që punësohen apo marrin poste drejtuese në gjithë piramidën e pushtetit. Reformimi i sistemit politik, duhet të shkojë me linjën e Bashkimit Europian, ku nuk ka një lider të plotfuqishëm që të jetë kompetent për të gjitha çështjet, sepse kompetent apo përgjegjëse duhet të jetë “demokracia që garanton lindjen e projekteve të mira të bashkëpunimit” (Angela Merkel, Kushtet për integrimin në BE. Mesazh gjatë vizitës në Tiranë, DITA, 8 korrik 2015).

Së dyti, që të bëhet një kthesë vendimtare në drejtim të demokracisë direkte, që shoqëria civile dhe iniciativa qytetare gradualisht të marrin rolin e “ndërmjetësit jo politik” midis popullit dhe pushtetit, që në konceptimin klasik të mëparshëm e kishin partitë. Në një qasje të tillë “pluralizmi i dytë” do të përfaqësonte perspektivën e një politike të bazuar në interesin kombëtar, në marrëdhëniet e reja reciproke midis partive që mbështesin mirëkuptimin demokratik dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Së treti, që të ndiqet parimi i transparencës, d.m.th., në se do të veprohet në përputhje me një koncept të ri të pluralizmit, le ta quajmë më modern, atëhere le të rishikohen me guxim e në rrugë demokratike dokumentet e miratuara më parë, programet, statutet e rregulloret që njerëzit të mos presin tjetër gjë dhe t’u serviret e kundërta, siç ndodh aktualisht.

Së katërti, që në Parlament dhe në institucionet kryesore të shtetit të krijohet një grupim politikanësh, zonjash e zotërinjsh, një elitë parlamentare me integritet moral të pacënueshëm, e aftë politikisht e profesionalisht, e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qasje të tilla si përgatitja, edukimi dhe qarkullimi i elitave deri tani janë lënë krejt jashtë vëmendjes ligjore dhe kulturoro-edukative. Për gjithçka, roli “rregullator” u njihet vetëm disa partive politike e pretendentëve për “lider të Kombit”! Ka ardhur koha që të hidhen hapa vendimtarë për t’i hapur rrugën sfidës së ndryshimit dhe të inovacionit, që vlerësohet “si shkalla më e thellë e të kuptuarit të nevojave njerëzore”.

Është bërë urgjente po ashtu nxitja e një lëvizjeje popullore për të ndalur eksodin e intensifikuar sidomos me fillimin e vitit 2015, që duket si një humbje tjetër shprese për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për të mbështetur programin e reformave të projektuara, ndër të cilat spikasin ajo e drejtësisë dhe e sistemit politik pluralist. Në qendër të kësaj lëvizjeje popullore të vihet filozofia politike kombëtare, sepse “shqiptarët, siç shkruante Hobsbaum, studiuesi i njohur anglez, shoqërues i Bajronit gjatë vizitës që i bëri Ali Pashë Tepelenës në Janinë, shquhen për ndjenjat kombëtare. Mund të duket një kërkesë arkaike, por realisht e dobishme, në se tolerancën e madhe fetare që është admiruar nga të huajt tek shqiptaret, do ta riaktivizonim e ta shtrinim edhe në fushën e raporteve midis partive politike si pjesë të sistemit politik pluralist, ku intoleranca ekstreme vazhdon të bëjë ligjin. Mendoj se kjo është një sfidë tjetër e rëndësishme për pluralizmin shqiptar. Gjithsesi, lëvizja dhe inovacioni në drejtimet e mësipërme, mbeten një temë madhore e filozofisë politike kombëtare që kërkon elaborime të mëtejshme.

 

*Me shkurtime nga libri i fundit i autorit

Share This Article
16 Comments
  • Z.Pellumbi!
    Shqiptaria me karaterin qe karakterizon kombin, jo vetem rilindjet do i ndjekim ne vashdimesi por dhe kjo ideja e yte pluralizem mbas pluralizmit do vashdoje ne pafundesi perjetesisht.
    E kemi nisur nga e para Pavarsi kemi patur nji dhe te vetmen nji 28 Nendor 1912 deri ne vitin kur Rilindi Nentori i dyte.Ne kohen brenda monizmes.
    Gjithe te tjerat,njera mbas tjetres si ne rrjedhe te ujit i kemi kaluar nga e para tek e dyte.Per te mbushur faqet po jo per te zgjidhur ceshtjet.
    1- Nentori i dyte.I fameshmi film i kinostudios shqiptare.
    2- Clirimi i dyte. Metalargjiku ne Elabasan.
    3- Rilindja e dyte. E majta politike shqiptare qershor 2013.Tashti dhe
    4-Pluralizmi i dyte i filozofise zoterise tuaj 30 Nentor 2015.
    Me kalimin e pak koheve do rifillojne sezoni i trete i Rilindjeve te dyta.qe i bie
    Nentori i tret,clirimi i trete,rilindja e trete dhe pluralizmi i trete.
    Perserisim vetveten e nuk zgjidhim asgje perse mabri.
    Rrofte Shqiperia!!!
    Jemi i vetmi vend ne bote i vecante.

    • E ke shume gabim profesor!
      As ka patur dhe as ka nevoje per PLURALIZEM te dyte apo te……NJEQINTE!!
      Ne Shqiperi u rrezua SOCIALIZMI me TRADHETI nga brenda dhe nen regjine e agjenturave te huaja antishqiptare,ata qe per 50- vjet kishin tentuar t’a rrezonin ate pushtet me anen e diversanteve,spiuneve dhe agjenteve te tyre brenda radheve te sistemit ,por qe kishin deshtuar!
      Skenari kishte parashikuar vetem …RREZIMIN E PUSHTETIT SOCIALIST ,ndersa se cfare do behej me pas,as qe donte t’ia dinte njeri!
      Fakti qe ne krye te te “REVOLTUARVE” kunder sistemit ishin pothuajse te gjithe komunistet dhe femijet e tyre studente,verteton MASHTRIMIN e madh se ne Shqiperi do vendosej DEMOKRACIA!
      Te gjithe ata qe krijuan PARTITE POLITIKE pas 90-tes,u njohen me njeri tjetrin,per here te pare si “kundershtare” te SOCIALIZMIT vetem neper koridoret e qytetit studenti apo shtepite e tyre,pa asnje PROGRAM politik,ideologjik,ekonomik , organizativ dhe diplomatik lidhur me STRATEGJINE DHE TAKTIKAT per ndryshimin e pushtetit dhe rindertimin e nje SHTETI KAPITALIST!
      Aq e vertete eshte kjo sa edhe vete Sali Berisha ne fjalimin e tij ne qytetin STUDENTI,para turmes qe ulurinte,lavderonte Presidentin komunist Ramiz Alia per gjithcka kishte bere!
      Apo karagjozlliku tjeter,qe vetem kur u vendos nga PPSH-ja lejimi i PLURALIZMIT POLITIK,atehere filluan te levizin LARVAT DEMOKRATIKE!
      Per te fituar pike para PADRONEVE te rinj,Sali Berisha u hodh ne sulm per shkaterrimin e pasurise kombetare,leshoi kushtrimin HORDHIVE te tij malesore,qe te PUSHTONIN tokat,trojet,ndertimet,fabrikat , uzinat e kombinatet ne Tirane,Durres etj dhe te vendosnin TERRORIN HALABAK TE TEORISE SE TOKES SE DJEGUR :
      -“ASHT E XANUN”!!!
      Kudo shkelte kemba e kriminelit Azem Hajdari,cdo gje merrte flake dhe grabitej gjithcka kishte ne depot e shtetit!!
      Dhe pasi u grabit shumica e armatimit dhe municionit te ushtrise,Sali Berisha leshoi kushtrimin qe te SULMOHESHIN DEPOT E USHTRISE,gjoja nga SIGURIMI I SHTETIT,duke mbuluar jo vetem grabitjen e bere,por edhe armatosi nje popull te tere,qe ka 25 vjet qe po VRET NJERI TJETRIN me keto arme!!!
      Rrezimi i SOCIALIZMIT nuk u be nga njerez dhe organizma politike qe ideonin PROSPERITETIN E POPULLIT SHQIPTAR,por ARMIQ TE SHQIPERISE DHE KOMBIT SHQIPTAR me ne krye agjentin e UDB-se Sali Berishen!
      Perdhosi historine,heronjte,LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE etj,etj,shiti 360 km/2 nga Deti Jon,teritor shqiptar etj!
      Per 25 vjet u shkaterrua cdo gje dhe sot shqiptaret ndodhen ne udhekryqin MJERAN te historise ,qe as PUSHTUESIT OTOMANE,FASHISTE E NAZISTE nuk munden t’i bejne me shume dem!
      Shtatorja e TRADHETARIT Ahmet Zogolli ne mes te Tiranes,urrejtja e madhe edhe e Edi Rames kunder PLANC-it dhe PARTIZANEVE duke e quajtur ate LUFTE CIVILE,verteton TRADHETINE e madhe qe iu be shqiptareve ne kete rruge PA KTHIM!
      SHQIPERIA ME KETA PALO POLITIKANE ESHTE E SHITUR DHE E PERDHOSUR!!!
      Prandaj shqiptaret po ikin nga atdheu se nuk e quajne me te tyrin,por te hajduteve dhe krimineleve qe kane grabitur cdo gje!!!
      Partizani eshte shnderruar ne vrases,krimineli dhe tradhetari u be HERO,i korruptuari si CUB dhe per popullin mbeti vetem….ARRATISJA NGA SYTE KEMBET!
      Dhe ti ,profesor thua se duhety nje PULARIZEM I DYTE!
      Kush do ta beje kete PULARIZEM,kur deri me sot fjalet TRADHETAR,KRIMINEL,HAJDUT etj jane bere te “EMBLA”,pa vlere,ndersa i ndershmi quhet BUDALLA!!!

  • Shqiperia u be shtet me vehte me vullnetin, kurajon sublime dhe aktin historik te Plakut fisnik te Vlores, Ismail bej Vlora (Qemali), qe eshte i madh sa Skenderbeu, por Shqiperia jone “me krye n’hi (siç thote Vaso Pasha) nuk arriti dot te behet komb dhe shtet dhe me sa duket s’mund te arrije kurre duke patur nxjerre liliput ne krye dhe nje popull te pamesuar dhe te paedukuar me ide dhe rregulla kapitaliste, mbeti nje popull primitiv, bajraktar dhe i pagdhendur, nje popull raja’ qe nuk nxe’ kurre, dhe ja sot ne jemi me pas se Turqit e te gjithe Evropes se siç thote Sami bej Frasheri, ketu lartesohen mediokrit dhe “vriten” intelektualet”, prandaj Wilson-qe na dha te drejten e mevehtesise ne ’20’ten, kur beme revolucionin e 24’es te Nolit, tha “paska qene nje popull qe s’e paska merituar lirine..”, dhe Noli kur mori arratine ne 1925’en dhe e percollen vetem 4-5 vete tha duke ju drejtuar tokes sone “skllever bij sklleverish ju kurre s’keni per ta merituar lirine”, at’here teoricieni cinik fancez Lange tha..”shqiptaret jane nje komb i sajuar” dhe vertet keshtu jemi sot e gjithe diten kur sheh se ke zgjedhim e mbajme ne krye, medioker, dordolece, halabake, spiune, kriminele, injorante, dhe megjithekete gjendje te mjeruar ekonomike nuk “guxon” te dale nje burre dhe ti dale zot vendit, por mbetem duke u ngrene njeri me tjeterin, albanus adversus albanus, dhe na sundojne injorantet pafundesisht….ja dhe Rama qe duket ashiqare qe s’di te bej asgje dhe tallet me ne duke folur “bilbil” ne podjume, dhe nga ana tjeter Basha edhe me dordolece reciton-si papagall vjershat e Berishes dhe ne bejme sehir apo komente tavolinash dhe tregojme barcaleta…ku jane dhe a ka valle intelektuale ky vend ??!! A ka patur ndonjehere ky vend njerez fisnik dhe ku jane trashegimtaret e tyre, megjithese sojin e tyre te mire pothuajse e shfarosi sistemi komunist ??!! A eshte kjo alegori fati apo rrace ? Dhe gjoja po perpiqemi te bashkohemi me Evropen kur Evropa po prishet per vehte ,,,duhet bere Shqiperia njehere me shqiptar-komb dinjitoz dhe kjo nuk behet me medioker e batakçij as me Nishan Bujara……………….as me shpellare province apo halabak qyteti por me njerez te mesuar dhe te sojshem…. ..qe s’i kan munguar ketij vendi por c’e do se ketu sundon “arrogance e injorances” siç thote Mikelanxhelo, dhe ky ritualii vjeter alegorik i rraces sone, se Veziret me te zote te Perandorise Turke kan qene me origjine Shqiptare, qe nga Mehmet Qypryliu e deri tek me i fundit Ferid Pashe Vlora do na e lere perjetesisht me “krye n’hi” !!!i

    • NJOFTIM I PRPF.Servet Pellumbi!
      Popull shqiptar!
      Kapitalizmi qe u injektua ne Shqiperi si sistem i ri politik per 25 vjet….DESHTOI me sukses te plote!!!
      MASHTRIMI qe iu be popullit shqiptar se mjafton te RREZONI SOCIALIZMIN dhe do beheni si …ZVICER,DESHTOI!!!
      Propaganda kriminale seKAPITALIZMI DEMOKRATIK do t’i sillte popullit shqiptar MIREQENIE dhe BEGATI,u tret si kripa ne…SHURRE!!!
      Per 25 vjet me radhe Shqiperia jo vetem nuk ka bere hapa me perpara ne cdo fushe te jetes se ne SOCIALIZEM,por eshte zhytur ne MJERIM TE THELLE dhe shqiptaret nuk e quajne me Shqiperine ATDHEUN e tyre,por si prona private e Sali Berishes,Fatos Nanos,Edi Rames dhe zagareve te tjere te politikes fashiste!!
      Te gjitha pasurite kombetare NUK U NDANE PER TE GJITHE NJELLOJ pas 90-tessipas kontributit te secilit gjate ketyre viteve,por nje grusht hajdutesh xhvaten 95% te pasurive,ndersa 95% e popullit mbeti me GISHT NE b…..!!!!
      Ne se SOCIALIZMI shtetezoi pronat,duke i bere te te gjithe popullit,KAPITALIZMI SHQIPTAR I GRABITI TE GJITHA PRONAT PER NJE GRUSHT HAJDUTESH E KRIMINELESH POLITIKE!!!
      Ky eshte NDRYSHIMI I MADH midis SOCIALIZMIT NJEREZOR dhe KAPITALIZMIT gjakpires!!!

  • Keto qe shtron Profesori, mbi mundesine e nje pluralizmi te dyte,jane aktualishte te domozdoshme per vete egzistencen e pluralizmit politike ne Shqiperi .Analiza eshte e drejte por jo e panjohur.Qysh ne fillimet e saje populli i kaloje ne kurriz te gjitha pasojat e pluralizmit qe u vendos mbas viteve 90 .
    Profesori mbeshtet teorine e Katovices. Ndoshta nga pikpamja filozofike ka te drejte por, ajo qe del me shume ne pahe,eshte se pluralizmi shqiptare , i injektuar nga vete mbetjet e komunizmit, qe zgjidhja me e mire .Ajo u mbeshtet dhe nga aleatet tane te demoktacise boterore .Ishin amerikanet te paret qe hyne menjehere ne kontakte me te emeruarit e partive pluraliste.Ishin ata qe udhezuan Ramizin te bente levizjet e detyruara per ti hapur rruge vendosjes se demokracise ne Shqiperi. Amerikanet nuk pranuan permbysje te dhimshme te sistemit duke pare dhe vete gjendjen skandaloze te spektrit politke e ekonomik te vendit .U gjend nje rruge pa perplasje te interesave politike qe perfaqsonin aktualishte gjendjen e kalasave politike shqiptare .Pra brumi duhej gatuar me krundet qe i kishin mbetur komunizmit.
    Fatkeqsia me e madhe nuk qe Ramiz Alia por elementet e kompromentuar me agjenturat e huaja qe vepronin ne Shqiperi. Ata u cfaqen menjehere, me veprime konkrete ,duke e nxitur populli shqiptare psikologjikishte te ngriheshin kunder sistemit qe vazhdonte per inerci me mbetjet e komunizmit .Ata dhe disa agjentura ndezen revoltat popullore per te permbysur Aline dhe gjithcka qe quhej komuniste . .Alia e dinte qe Shqiperia nuk mund te mbahej penge e komunizmit pas ndryshimeve qe ndodhen me prishjen se bllokut te Lindjes .Me kot u perpoq te bente nje kalim paqsor ne pluralizem pa pasoja per te dhe gjithe brezat qe u sakrifikuan ne komunizem .Padronet e rinje e muaren ne dore situaten dhe e detyruan Aline te pranonte cdo ndryshim te mevonshem .Keto ndryshime, sic i zberthen nga pikpamja filozofike Profesor Pellumbi, te lene pershtypjen e nje Katovice ne Shqiperi .Une do ta quaj nje levizje anarshiste per te ozurpuar pushtetin mbetjet me te keqija te kombit shqiptare .
    A eshte i domozdoshem nje rikompozim i pluralizmit shqiptare ? Sigurishte qe po .Kjo ide e Profesorit ,qe zberthen te gjitha dukurite negative ,kerkon forca te reja qe aktualishte i mungojne popullit shqiptare .Berishizmi ,Nanoizmi e pse jo dhe Rama sot jane potent qe diktojne cdo hap te politikes ne vend.Argumentet e Profesorit ,per arritjen e pluralizmit te dyte me rreforma, nuk kane asnje shance te ndodhin.Shpetimi do te vije mbas shume kohe nese integrohemi ne BE.Integrimi ne BE do vere klasen politike aktuale perball situatave te reja qe do te zgjojne veprimet protestuese te popullit per ndryshime e reforma te gjitheanshme .Bashkpunimi me strukturat e BE si dhe ndihma e tyre do te bejne qe politika te funksjonoje mbi baza te reja duke lene gradualishte keto pislleqe qe perjetojme sot .Nese nuk integrohemi rruga me e mire do te ishte nje permbysje masive mbare popullore per te vendosur kollona te reja demokratike ne Shqiperi .

  • ky nastradini komunist ,
    pasi e shkerdhyn Shqiperine per 24-vjet ,ne cdo ane dhe nga njierez me nji rroge mujore
    70$ , Brenda nates u shndruan ne miljardere ,
    dalin tani e mbajne lexione Pluralizmi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po per demet qe i jane shkaktuar Shqiperise nga ju plehrat politike,
    po shkaterrimi i jetes se me shume se 50% shqiptareve ,
    po semundjet e jo vetem ato psiqike qe i kane shkaktuar ktij populli ,
    polttikat tuaja antinjerezore ,gjasme ne emer te kapitalizmit ,-
    me kafsha kafshon me shume tort –
    po per mijra shqiptare qe i shuat jeten dhe familjet tyre vuajn dhimbjet e njerezve te ikur ,
    nga lufta qe benit ju politikanet shkerdhata per pushtet ?
    Etj-etj-etj poshtersira qe ju politikanet me te ndyr qe mundet te ket pare historia ndonjiher,

    duhet qe ky popull ti pertype , nderkoh qe per asnji kriminel e shkaktare te ksaj klase maskarrenjesh poltike ,mos te terhiqet asnji konseguence ??????????!!!!!!!!!!!!
    Cfar lloj rrace paskeni qen mor shkerdhata ,
    cili ishte ai mut ,qe ju mbolli mbi kte toke ,
    si mundet ti anashkaloni kaq lehte ,gjithe kte gjendje apokaliptike qe keni lene ne kte vend !
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU JU DUHENI BURGOSUR TE GJITHE POLTIKANET DHE NDALUAR TE KENI KOMUNIKIM ME KTE POPULL QE I PITE GJAKUN O BASTARDE TE NDYRE

    • Nje nga protagonistet e “pluralizmit” te pare ,servo pellumbi,qe u pasurua boll nga tranzicioni kriminal i tejzgjatur i ketij “pluralizmi,,,po n’a marrka flamurin e shberjes se tij.
      Perse?????
      Sic duket shkoqur servo pellumbit I duhet nje tjeter per tu shndruar ne miliardier.
      Neveri dhe urrejtje pafund per kete “mendimtarin” ,nano-kurve ekzemplare.
      TUNG.

  • Pellumb marksizmi! C ‘do gje ne kete bote eshte me afat skadence e me kohe te limituar! Edhe ti bashke me gjithe sojin tend ne politiken 25-vjecare e keni mbyllur ciklin. Keni skaduar politikisht. Dhe si mall i skaduar duhet te hidheni ne kosh te plehrave. Pa perjashtim. Te tjere pastaj mund te sjellin ndoshta tjeter gje. Por ju jo. KENI MBARUAR!!!

  • Ish profesori ben shume filozofi per pluralizmin sa qe e kthen ne nje perrallizem qe mund te na mbaje me enderra dhe 25 vjet te tjera.
    Ceshtja eshte e thjeshte.Partite politike aktuale jane shushunja qe e thane fare buxhetin e shtetit.Tu priten fondet dhe Cdo parti te mbahet me kuotat e antareve te vet.Paguajme taksa per te majmur krimba politike edhe ne qe nuk Jemi antare te asnje prej ketyre partive.
    Parlamenti te pergjysmohet dhe deputetet e presidenti te zgjidhen direkt nga populli.
    Te hiqet fondet per partite politike ne fushate elektorale
    Mos publiki’mi I vendimeve te qeverise te kategorizohet veper penale dhe te denohet si per kuponin tatimor.
    Te gjithe Zyrtaret qe shperdorojne postin dhe parane publike te ballafaqohen me ligjin Etj

  • Z. Pellumbi : Nje shembull kuptimplote: SHBA, me 320 milion banore ,qe konsiderohet bote-
    risht si modeli i demokracise, ka vetem dy parti: Demokratet dhe Republoikanet. Thuhet se
    ka edhe nje parti te trete ,qe nuk i dihet as nami dhe as nishani . Deri ketu jemi ne rregull .?!
    Tash ,Ju , profesor i filosofise e socilogjise qe jeni, me shpjegoni se se shpjegohet,me falni
    per kakafonine, qe ne Shqiperine tone hallemadhe ,ekzistojne rreth 67 parti , me vetem 3.4
    milion banore?! Shkojme me tej : Si shpjegohet qe ne parlamentin tone ka 140 deputete, ku
    SHBA ,per cdo shtet ,tek ne rreth, ka nga 2 senatore,dmth. gjithesej 100 senatore ne 50 shtete,
    qe ka Amerika. Valle justifikohen te gjithe keto salltanete te pushttareve ,me nje popull ekstre-
    misht fukara , ku pensionistet marrin nje pension mizerabel ekuivalent me 130 dollare ,USD.
    Ku pushtetaret tane dalin neper Europe dhe krekosen , a nuk ju vjen turp kur i pyesin qeverita-
    rEt europiane se sa jane pensionet ne Shqiperi, dua te dije se si i pergjigjen pushtetaret tane,
    si nuk iu skuqet faqja para europianeve qe me siguri u nxjerrin gjuhen ne menyre tallese dhe
    kJo tallje a nuk iu ben pershtypje . Me sa duket pushtetareve tane iu ka plasur cipa , nuk kane
    as turp dhe as namuz. Shprehjet ‘Jemi te dytet pas Gjermanise” apo ” Ne kemi nevoje per
    Europen,aq sa Europa ka nevoje per Shqiperine” ?! Ky eshte turpi botes ….!!!!

  • Shenim: per komentatoret e mesiperm kam vetem nje vrejtje : E keni shume gabim ne kriti-
    kat tuaja ndaj Profesor S. Pullumbit : Ju nuk e njihni dhe as e keni njohur Profesorin , jeten
    dhe vepren e tij sepse po ta kishit njohurnuk do te shkruanit sic keni shkruar . Une qe e kam
    nJohur ruaj kujtimet dhe konsideratat e mia te pashlyeshme . Kemi te bejme me nje njeri
    me nje horizont njohurish enciklopedike . Une e kam konsideruar,dhe jo vetem une ,nje
    enciklopedi ambulante. Si njeri ,profesori i ka shoket e rralle, nje xhentelmen i vertete, nje
    njeri me nje respekt te vecante,qe din te te respektoje keo pavaresisht nga vendi qe nje per-
    sOn gezon ne shoqeri. Mund te zgjatesha pafund per vlerat njerezore te profesirit por mendoj
    se gjerat thelbesre ikam thene.Pershendetje te perzemerta PROFESOR !

  • Astriti—–nuk je plotesisht I sakt.Mund te dialogosh me komentuesit e ketij blogu,por jo me z.Pellumbi=professor ne politike.Ai nuk po ben lufte politike,por po zberthen nje problem qe vertete I ka ikur koha. 60 e ca parti politike ne 2 million njeres eshte qesharake.Te gjitha keto fantazma-parti hane nga buxheti I shtetit,pra djersa jone.A nuk eshte me mire qe te vihet nje prag perqindjeje e atille qe keto hije te veteleminohen ? Boll I kemi 3-4-5 parti se na e kane percare popullin dhe po e budallallepsin,ca politika e ca feja dhe detyrohen njerezit te ikin nga syte kembet.Servet Pellumbi ka bere nje analize shume ekonomike.

  • AQO- Falenderime per sugjerimin, por komentin e bej per shkrimin. Dhe per autorin natyrisht. Koment per komentet nuk me duket e drejte. Se pastaj i ngjajme Opinionit te Fevzos qe nuk ben pyetje por nxit te ftuarit e tij komentues te grinden.

  • Kjo shifra partish mbi 60 cope asht per te luejt mendet e kokes.Por hatri i kenaqesise se mendjes se shqiptarit i krijon per ti dhan kuptim vetvetes ne kenaqesin kemi pluralizem.Sikur asht nji plantacion fidanishte e o burra te mbjellim sa ma shume cibane partishe.Ne Amerike ka vetem 2 sic thote komenti ma siper dhe per cdo shtet ka 2 senator qe shkon ne 100 senator.Ndersa ka dhe kongresmen qe numri i tyre varet nga dendesia e popullsise per siperfaqe km/2 dhe rrezultojne 335 kongresmen e se bashku kongresmen dhe senator shkojne ne 435 veta.Keto perbajne legjislativin e SHBA.
    Tashti ne huazim te stilit te zgjedhurit ne Amerike Shqiperia te zgjedhin per cdo qytet dy veta nga 10 qytetet kryesore do kemi 20 ndersa 80 te tjere te votuar te zgjidhen ne raport me numrin e popullsise.Shuma 100 dalin dhe teprojne me shumice sepse kurr nuk dijne te zgjidhin asnji problem qe kerkon votuesi i detyruem ne interval cdo 4 vjecar.
    Mos u cuditni:
    Po te krahasohet popullsia e Shqiperise me shtetin ma te vogel te Amerikes.Ne jemi aq te mbushun me zullume te zgjedhurish sa mendja ceder ka.
    Llogarin bejeni vete per 100 shtete te Amerikes sa do shkonte numri i te zgjedhurve nese cdo shtet do zgjidhte me shifren e rreduktuar ne propozimin tim.Se me ate qe ekziston me 140 banor te kuvendit do lemeriseshin trute e cdo financieri deri dhe tek ma budallai i vendit apo i kuvendit.Sepse nuk jane te gjithe me nivel cilesor.Nuk ma merr mendja se vetem te huajt kane blere diploma.Le mandej qe ka dhe nga ato te universitetit Sale Berisha Plepa Durres.

  • Kjo fare filozofesh, intelektualesh e soj sorrolop i tyre eshte mire te nbyllin gojen dhe te shtyjne ditet e jetes se tyre.

    Nuk mund te mashtrojne dhe te genjejne me me pluralizem te ri, me model te ri partiak, me “rilindje” te re dhe plot brockulla te tjera si keto.

    Ka kaluar nje kohe e gjate, teper e gjate dhe plotesisht e mjaftueshme, 25 vjet dhe rezultatet e kesaj klase politiko-filozifike-intelektuale i kemi perpara syve, ne origjinal. Rezultati: Amulli, kusari, kriminalitet, pisllik, prapambetje dhe prostitucion shoqeror!

    Eshte per te ardhur turp kur vazhdohet ky refren i ndyre pas ketyre 25 vjetesh me “teori” dhe “die” te reja. A ka eksperiment me te mire se kaq kur ke pritur 25 vjet?

    Vini re sa intelektuale dhe filozofe te medhenj kemi, qe na japin mend dite per dite!
    Nese keta do te ishin koka aq te medha, Shqiperia do te ishte parajse mbi toke, por te gjithe e dime se ne cfare derexheje gjendemi.

    Nuk ju beson me njeri. Nuk eshte koha si dikur Ylli Popa dilte me artikuj “Ne kerkim te kohes se humbur”. Ja e kerkuam kohen dhe e gjetem. Po cfare beri koha per ne?
    Na la ne nje mizerje shoqerore-politike qe nuk kundermon deri ne Hene.
    Jo koha, se bera qellimisht nje lapsus, por tere klasa politike, shumica e shoqerise nga e cila ka dale kjo klase kane gisht ne kete mizerabilitet te skajshem.

    Ti ke qene profesor i M-L dhe e di shume mire qe nje shoqeri duhet te kaloje fazat e saj per te mberritur aty ku duhet. C`faza kemi kaluar ne? Vetem ate te komunes primitive, faze tjeter nuk besoj.
    Fut dhe ne kete komune primitive dhe efektin liberal te shoqerise jashte nesh, pra ne bote, merre me mend se c`mund te ndodhe.
    Ne fund te fundit ke shoqerine shqiptare dhe tere kombin shqiptar se ne c`derexhe ka rene.
    Por ketyre dua ti shtoj dhe islamin radikal qe po gelon ne ate enklave ballkanike, pra bashkimin e tre elementeve: primitivitet+liberalizem+islam radikal. Ja pra qe zgjidhje jo ti qe nuk gjen me, por te cohet nga varri Kant, Hegel dhe Spinoza do te dalin te cmendur nga kjo mixture ne shoqerine shqiptare.
    Kalo dhe pi nje kafe rehat i nderuar filozof dhe pedagogo i M-L dhe kujto me nostalgji studentet qe ke kaluar neper duar, me nostaligji dhe hidherim se nuk kane futur gje ne koke, per te marre ate vend dhe cuar perpara.
    (E arsyeshme eshte ajo qe arrin persosmerine, pjekurine) Hegel
    Sheh gje te persosur ne ate vend?

  • Ky sternipi nastrodinit ,
    i thote shqiptareve ,

    na lejoni ta provojme edhe nji her ,
    te experimentojme edhe njiher me ju o bagetia e shqiperise.

    Ky Diversion tinzar ,kjo demagogji e ktyre xhmabazeve te quajtur politikan ,
    i ngjan nji Fabue Italiane ,
    qe dikur e mesonin te rinjt ,ne konkurime per aktor teatri .

    Karakteret ne Fabulen Italiane ,jane identike me popiltikanet shqitare sot
    dhe popullin shqiptare .

    Ndiqeni nqs keni aftesin te kuptoni 😛

    -Luani ,Mbretit te kafsheve ,
    i kishte shkuar mendja keq per nji kaproll te njome ,
    dhe therret menjiher Diplomaten e tij Dhelpren duke i thene ;
    Dheplra ime dashur ,
    -po Imzot pergjigjet Dhelpra me nji xhest perules te kokes se saj ,por me syte te gjall drejtuar Luanit .
    Luani ; Un tani jame ne ditet e fundit te jetes time dhe nuk do desha ;
    te largohem nga kjo jete , pa shijuar edhe njiher , kaprollin e njome ,pasi sidhe ju e dini e kame dobesi .
    Si urdhon Imzot ,pergjigjet shpejt Dhelpra dhe menjiher mer rrugen ,per ne pyll .
    Pas nji kerkimi te ethshem ,me ne fund takon kaprollin e vogel ne pyll dhe i thoteme sy te perlotur ;
    i bukuri kaproll , Mbreti yne Luani , po lengon ne shtart dhe eshte duke vdekur ,
    dhe me degoj mua ,tju njoftoj ,sepse ai ju do juve shume dhe deshiron t’ju shikoj per her te fundit .
    Kaprolli i vogel , i besoj fjaleve te Dhelpres Dinake dhe shkoj menjiher pas saja :
    Luani qe rrinte i shtrire e me nji sy gjysem te mbyllur ,priti momentin deri sa ,kaprolli ju afrua ne distancen e duhur , dhe menjiher ju hodh siper me putrat e tija vdekjeprurese !
    Kaprolli reagoj instiktiv dhe mundi ti shpetoje nga kthetrat Luanit , por humbi nji veshe nga ai sulm i papritur dhe i trembur u arratis i hutuar pyllit te erret .
    – Luani i xhindosur , ju kercenua Dhelpres ,shkooooooo gjeje dhe sille menjiher ktu ,
    se perndryshe je ti ne radhe .
    – Dhelpra si Diplomate , me nji ton te but , urt i pergjigjet :
    Majestet , ksaj radhe , detyra ime eshte shume e veshtire ,sepse …
    Hesht dhe sillam menjiher ktu ,sot ,ju kercenua edhe njiher Luani i terbuar Dhelpres.
    Ajo ktheu koken dhe u nis per ne pyll te gjente kaprollin dhe per cudi e gjeti shume shpejt .
    Kaprolli ,i merzitur ,pyet Dhelpren ;
    Erdhe perseri ti ?
    Nuk e pe se cdonte t’me bente Mbreti ?
    Cfaaar ? – pyet Dheplra me sy kurjoze -Dinake.
    Donte t’me shqyente -deklaron shpejt Kaprolli .
    Jooo kaprolli bukur , i flet me ze te embel Dheplra ,
    Ndoshta Mbreti yne , i entuziasmuar shume ,pasi te pa ty , nga gezimi madh ,
    u rrembye pak dhe tu hodh ty lart ,nga dashuria e madhe qe ka per ty .
    Ai po vuan ,nga Ikja jote , po qan per ty dhe u betua qe do te bej ty te lumtur ,
    dhe te kerkon falje ,prandaj eja te shkojme ke Mbreti yne ,perpara se ai te vdese .
    Kaprolli ,i beson fjaleve te Dhelpres dhe mer rrugen per ke Luani .
    Sapo e pa Luani qe po afroheshin , mblodhi gjithe forcat ,qe per here te dyte ta bente prehne e tavolines se tij dhe me gjithe forcen i kerkceu lart dhe i nguli dhembet ne fytin e njome te kaprollit .
    Currila te kuqe gjaku ngrohen dhembe,gojen te Luanit .
    Dhe menjiher ,filloj ta shqyej i uritur kaprollin .
    Ne nji Moment kur Luani po shijonte te brendeshmet e kaprollin ,Dhelpra me shpejtesi ,
    i hap koken kaprollit dhe i gelltit me shpejtesi Trut e Kaprollit !
    Luani kthehet nga Dhelpra i kenaqur ,dhe gjithe kenaqsi i thot ;
    Dhe tani ,Dhelper ,lejome te shijon pjesen me te shijeshme te kaprollit ,
    Trurin e tij .
    Por sapo e merr me putren e vet koken e kaprollit shikon qe aty s’kishte aspak tru …
    koka e kaprollit ishte bosh !
    Me sy qe i nxirnin zjarr , i drejtohet Dhelpres :
    Tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii- duhet tja kesh ngrene trut kaprollit tim dheberi disa hapa drejt saj .
    Dhelpra e frikesuar per vdekje ,me nji ze lutes ,te frikesuar i pergjigjet :
    Jooooooooooo Majestet :
    Si mundem une ta beja nji dicka te tille !
    Mendo njiher vet –

    “Si mundet te kishte Tru ne Koke , nji i tille , qe per te njeten gje …gaboj dy here !!! ”

    Naten e mire …popull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *