Përshëndetje Dita. Sigurisht që shëndetësia kërkon reforma të thella që duan edhe kohën e tyre dhe financa të mëdha. Por disa reforma emergjente nuk kanë nevojë për kohë e financa por vetëm përkushtim, dashuri për profesionin dhe njerëzit dhe inisiativë.
Urgjencat janë në gjendje skandaloze. Kjo e Vlorës është ekzemplare. Me mjekë pisanjosë, me bluzat që u qelben era djersë e goja era alkool (te ambulanca në qendër të qytetit ku ndodhet edhe urgjenca e vetme përveç asaj të spitalit, ka edhe një lokal brenda ambulancës që nxjerr karriget jashtë në darkë dhe mjekun dhe infermierin që kanë turnin e natës i gjen ulur aty duke pirë birra në pritje të ndonjë hallexhiu).
Sjellja e tyre vazhdon të jetë bastarde duke i vënë në siklet hallexhinjtë që të japin bakshish. Nuk duhet lejuar që njerëzit të ikin nga kjo botë për shkak të shkërdhatllëkut, paaftësisë e shpirtakullsisë së atyre që duhet të rikthenin njerëzit në jetë e jo t’u japin shkelmin për t’i çuar në botën tjetër.
Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
