Urim DITA-s

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Që ditën e parë që dole

ndrite si diell pa re,

korrupsionin kritikove,

kusarët fute në dhe!

 

Midis shoqesh u dallove

sado që ishe e re.

Nga askush hua nuk more

po shpërtheve si rrufe.

 

Vazhdo rrugën që ke nisur

e vetmja shpresë për ne

s’je përulur, s’je gremisur,

po në këmbë si Ante!

 

Stafit të Ditës

Me qiri t’u kish kërkuar

zor se do t’ju kishin gjetur

një staf kaq të përkushtuar

për një drejtësi të etur!

 

Me atdhenë të dashuruar,

që nuk bëni kompromise

me mafiozë të korruptuar

që kanë mbush’ këto mjedise.

 

Thano kryeredaktori,

gëzuar mirëse të gjeta

editorialet e tua

me piper, po të vërteta!

 

Analizat që ke bëre

janë për t’u lavdëruar,

kanë një horizont të gjerë

nga të gjithë janë vlerësuar.

 

O Alqi të përshëndes,

të dërgoj një mijë urime,

je i saktë e ke sukses

në ato të tuat shkrime.

 

Paç dorë më të lehtë

kur të bësh redaktime

se na vini në siklet

dhe lexuesit kanë ankime!

 

O Xhevdet qofsh i gëzuar,

ty të ka në zemër Dita,

me të je si mish e thua,

jo se vjen nga “Amerika”.

 

Po intervistat e tua

mbajnë erë gazetari,

shkrime që të gjithë i duan

sepse s’kanë anësi.

 

Gëzuar, Bedri Islami!

rrënjë e UÇK-së trime,

bashkë me Dilon kontribuat

shok, koleg i armës time!

 

Shkrimet e tua me famë,

mezi priten nga mileti,

janë si buka që hamë

kanë fakte prej vërteti.

 

Arben Duka t’u ngjattë jeta,

burimi që nuk shteron

gjithmonë ke thënë të vërteta,

pena jote nuk gabon.

 

Ti marshall, un’ thjesht rreshter

po Dita ne na bashkoi,

kjo pena jonë zeher

çdo kusar e shkatërroi

 

O Viktor, o mendjendritur!

Pena jote bën çudira,

ato shkrime kanë habitur

dhe ata që kanë cmira.

 

Ku është fshehur dituria

që ky vend ka shumë nevojë,

në krye ka dalë padija,

nga ca lolo pa përvojë.

 

Entela zonjushë e madhe

pena jote s’ka pushuar

ke kapur probleme, halle

dhe çdo ditë bukur ke shkruar.

 

Dhe të tjerë që nuk i njoh,

Të gjithë qofshi të gëzuar,

dhe për ju lexues të dashur,

Fat, Shëndet e të Nderuar!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *