Urime fitoren z.Lul (dhe diçka për 21 janarin)

anazapta

1. Urime akoma pa nisur numërimi i votave, sepse si ju, ashtu edhe ne, dimë se kjo është një farsë me një akt dhe me humor të trashë. Të gjithë dinë në Shqipëri dhe jashtë, se ju do të fitoni, edhe atë, shumicën e votave, siç dëshiron sekretari i parë i PD. Rezultati nuk guxon të sjellë befasi, sepse zgjedhja juaj si pinjoll i tij, nuk ka qenë e befasishme, por e plainifikuar mirë. Partia Demokratike ka shumë njerëz më të aftë se ju, madje që kanë dhënë më shumë kontribut, por ju do të jeni kukull nëpërmjet të cilës Sali Berisha do të realizojë edhe disa ëndërra tjera. Ai nuk tërhiqet si politikani perëndimor, por ai sillet si asnjë politikan në botë dhe nga Kryeministri, bëhet deputet. Si kur drejtori i shkollës, pasi të humb postin, gjoja nga dashuria e madhe për arsimin, mbetet pastrues aty.

Pse ju zgjodhi pikërisht ju? Sepse jeni bashkëveprues, sepse jeni bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë. Sespe për 21 janarin keni vendosur së bashku dhe sekretari i parë i partisë, nuk do të duronte një kryetar tjetër, për shembull Besnik Mustafajn, i cili mund edhe të mos pajtohej me vlerësimin e puçit pa armë apo që do të bënte desalizmin e partisë. Madje, madje, moralisht më e denjë se ju është edhe Jozefina Topalli. Pra zoti Lul, fitorja juaj është e sigurt, siç e dini edhe ju, ashtu siç është e pasigurt dhe e pamotivuar kandidatura e Olldashit. Nuk ka asnjë dyshim se Olldashi do të kishte fituar, sikur ju të mos ishit sugari i Berishës.

Nejse, urime fitoren dhe mos harroni këtë fakt: deri sa nuk tërhiqet Berisha në pension si full time gjysh, ju nuk do të jeni kryetar i PD, por zëdhënës i Berishës. Deri sa të jetë ai i pranishëm si patriark dhe despot, askush nuk do të ju perceptojë si kryetari PD. Askush nuk do të marrë guximin të çmojë më shumë pozitën tuaj, se sa të deputetit Berisha. Pse? Berishës do t’ i dërgohen akoma letra nga pionierët dhe fatosat dhe ai do t’ u besojë me kënaqësi të miturve. Ndosha është patologji gjyshi, nuk dihet, por ai u beson dhe i mbushen sytë me lot.

Zoti Lul, deri sot ishte me rëndësi largimi i Berishës për të përmbyllur tranzicionin. E dëshironte edhe Perëndimi. Tranzicioni nuk do të mbyllet me fitoren tuaj, por tani vetëm pas rrëzimit tuaj, kur Partia Demokratike të bëhet demokratike brenda dhe kur të mbetet pa diktatin e misionarit të Ramiz Alisë. Ju do të pranoheni si Berisha junior.

Zoti Lul, para zgjedhjeve gazeta Dita lexohej nëpër shkolla fshehtas dhe e quanin TRAKT. Arsimtarët ia kalonin njëri tjetrit nën bankë dhe kur hynte dikush në zyrë, ata e fshihnin.  Zoti Lul, nëpër qendra të PD ka pasur karton të mbushur me vota të gatshme, të plotësuara dhe problemi ka qenë vetëm te zëvendësimi i tyre. Sigurisht dini për këtë. Zgjedhjet përfunduan, por si duket mentori juaj do të krijojë një problem të madh, që askush nuk ia dëshiron Shqipërisë. Tregojini se Shqipëria nuk ka nevojë për gjysh, por nipat e tij…

2. Një lexues tek DITA online kishte kritikuar qëndrimin tim pwr Fatos Lubonjwn disa ditw mw parw. Shkruante se ai e ka përkrahur shpjegimin e Berishës mbi 21 janarin. Dua tw shtoj se adhe ato vërejtje të bëra, ose gabime të Lubonjës,  nuk zvogëlojnë peshën e tij inteletkuale, filozofike dhe humane. Por a mund të konsiderohet fajtor Edi Rama pwr 21 janarin? Ai mund të konsiderohet fajtor nëse bazohemi në Kodin Penal të Lekë Dukagjinit, por jo nëse bazohemi në Kodin Penal të sotshëm. Nëse vijojmë atë logjik dhe justifikim, atëherë nuk është fajtor ai që ka thyer dhe vjedhur një bankë, por banka që ka lënë paratë aty. Nëse vazhdojmë kështu, faji do të hidhet jo te krimineli, por tek viktima. Nuk i ka fajet vrasësi, por viktima që kishte qëlluar në atë çast aty. Nuk i ka fajet dhunuesi i një gruaja, por bukuria e gruas. Mund të vazhdohet me qindra shembuj dhe përsëri me ligjet e demokracisë, fajtorë do të rezultonin dhënësit e urdhërit dhe pastaj edhe ekzekutesit e tij.

Nëse themi se fajtor ishte Edi Rama, atëherë e arsyetojmë me kanun dhe detyrë e Edi Ramës, do të kishte qenë shoqërimi i protestuesve deri në shtëpi, deri në dalje të fshatit apo të qytetit. Meqenëse ai nuk ka bërë këtë, nuk ka respektuar kodet e kanunit mbi ftesën e mikut dhe ruajtjen e tij nga hakmarrësi eventual, deri në dalje të katundit. Ky është shpjegim im për 21 janarin. Sipas Kodit Penal të Lekë Dukagjinit fajtor është pra Edi Rama. Sipas Kodit Penal të vitit 2013, fajtorë janë Berisha dhe Lulzim Basha, në rolin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe përmbaruesit e urdhërit si fajtorë më të vegjël…

 

Share This Article
29 Comments
  • Nuk ka kanun qe ju shpeton dot me…!Jeni me vonese per te shpikur ndonje kanun per “fllusken e sapunit”..!Jeni aktore amatore teper te trashe e pa fantazi, jeni peshtyma e vendit…!

    • I dashur NASER; shkrimet e tua mezi i presim, janë të bukur, janë të vërtetë, janë me kripë, janë ilaç për plagët e Shqipërisë tonë, ndaj dhe të urojmë e të falnderojmë për kontributin e madh që Ju jepni për demokracinë.
      Sa për atë shkrimin për Lubonjën, sikur ishe qorrollisur ca prandaj kanë të drejtë ata lexuesit e tu që të kritikojnë.
      Për të reflektuar mund të lexoje edhe çfar shkruan për Lubonjën Kastriot Myftari ne gazeta Telegraf e 24 korrikut.

  • Prej 8 vitesh jeni ankuar se askush nuk duhet te merrej me Opoziten. Po ju pse vetem shani PD-ne, kur ate populli e ndeshkoi ? Me duket se po ja kaloni edhe gazetes Zeri i Popullit. Gjithsesi kjo eshte zgjedhja juaj. Me duket se paguheni per te share PD…

    • O lijja! Nuk eshte fjala per sharje te PD, se PD eshte pasuri kombetare dhe ka ne rradhet e saj 100 mije shqiptare, vellezer, miq e kusherinj te tute e te mite. E verteta eshte se , ne se e quajme veten demokrate e te ndershem, disa problemeve u duhet shkuar deri ne fund, qe te qerohet mikrobi kanceroz i dallavereve, i korrupsionit dhe i manipulimit te perhershem te votimeve.Mos harro or mik se ky Sala apo xhozi aq i shane e i fyene opozitaret sa edhe nenat e motrat u zinin ne goje, sa i kercenonin me jete ne mes te parlamentit dhe ne mes te Europes, duke pretenduar se duam te shkojme ne Europe. Pse nuk mbajte qendrim kritik per ato skandale atehere, por hidherohesh qe u thuhet sot nje e vertete? Ji me gjakftohte dhe do kuptosh qe ne kete artikull nuk ka fyerje e banalitete, por thjesht: Ne se duam demokraci si e te gjithe perendimit, te jemi te hapur dhe ti shkojme te vertetes deri ne fund.

  • Urime Lulzim Bashes.

    Urime Partise Demokratike

    Urime e gezime per te mbi 10 milion shqiptaret e kudodndodhur

    Urime dhe Sali Berishes

    Qe nuk u fut ne perrallat me LAKEROR,qe te rikandidonte pas doreheqjes.

    Por leshoi dy silura perfekte,Lulzim Bashen e Sokol Olldashin.

    LULUZIM BASHA eshte sot Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise.

    E Sali Berisha kalon nga mesfushor i shkelqyer i PD ne trajner te hatashem te saj.

    Gezim i madh ne mbare shqiptaret e kudondodhur

    Aspirata e mbi 10 milion shqiptareve,qe Basha te jete pasuesi i Berishes u be realitet!

    • ore jane 30 milion shqipetar me salen e 200 milion kinez, nuk iken kollaj sala ai nuk rri dote pa dale mbi te tjeret, luli do jete masha e tij.

    • Fleks, çfare flet o shejtan-budalla po thua qe 10 milion shqitare mezi kane pritur zgjedhjen e nje loloje si Basha ne krye te PD-se ???
      Keto as edhe nje femije filloreje nuk do i shkruante o mjeran.
      Sot kesaj fitoreje te stisur e te vendosur me kohe prej atij qe quhet turpi i Shqiperise tashme Saliut, mund ti gezohesh ti dhe familja e Sali Berishes qe duan ti shpetojne gjykimit te drejtesise per vjedhje dhe krime ndaj popullit tone.

    • Fleks nuk ka emer shqiptari por me siguri pseudonimi yt do jete Fleks-Fuks , . kujt i plasi b.tha ne shqiperi e jashte saj qe Lulken Saliu e solli me helikopter ne partine e malokeve te shqiperise dhe e katapultoi tani ne krye te saj.A e pe qe disa mijera demokrate i kishin fshire nga lista e votuesve ???Kjo eshte partia qe per 2 vite te krijimit te saj nderroi kursin dhe e ngaterroi timonin me te Partise se punes ,Sipas teje edhe mbi 1 milion zgjedhes qe i dhane voten-plumb Berishes jane gezuar pa mase dhe po festojne me birra dhe po behen tape per Lulken e Bashes .Ik pirdhu dhe shplaj trurin se do i kesh ngaterruar ilacet…

    • o kokpalare e pershendesin lulushen se shqiptaret jua kane vene drurin.ME DHITE NE MAL E KE VENDIN O FLEKS NUK KA B.TH LULI TE TE MBROJE. O burra majat nga thembrat dhe nisu prej andej nga ke ardhur.

    • Mbi nje milion Shqiptare ja bane shurren ne fytyre Sali Kriminelit, por i pa ndershmi e i pa turpi Sali nuk don me e kuptu. Vdekja e tije u vendos me 23 Qershor. Tash le te haje M… sa te doje, po shpejt do e shifni pas hekurave ate e te tijte ne ate grup Kriminal.

    • Ti je nje cope idjot qe nuk e ke fare as idene me te vogel se c`eshte demokracia. Ti sikur nuk rron ne kete glob.Ketu nuk behet fjale per tifozeri sporti,por per fatet e nje populli.Ku e gjen te drejten te na perfaqesosh e futesh ne nje thes te gjitheve?!Me injorante te tille ky vend nuk ecen dot perpara.

    • Jo 10 milione shqiptare or trap e gjysem. Jane 9 milion e 999 mije e 999. Me hiq mua qe nuk i dua spiunet e bijte e spiuneve si puna jote dhe si agjentet e fshehte te UDB, Berisha dhe Basha.

  • Ti Naser mos u trego kaq i ashper me Lulen, duke e thirrur Lul, se atje ne Hollande ky lulja, lul i thone atij mikut.

  • Fleksi ja fute kot fare me duket.Une e kuptoj qe je ne pune ne ndonje zyre dhe te intereson te shprehesh keshtu por po ja fut kot LALE.SHko bej ca pushime.

  • KETA JANE TERRORISTE DHE HAJDUTE ,,, NUK E DI SA KOHE DO NE DISPODICION PROKURORIA TI ARRESTOJE DHE DENOJE KETA KRIMINELE

  • Edhe mua me ngrejne nervat ato qe thone se e ka fajin Rama per 21 janarin. O injorante neper protesta dilet me deshire, nuk jemi dele ate dita isha me vullnetin tim te plote ne ate proteste dhe faj per plumbat ka Arma e Andrea Prendit e shkrepur me urdher te SB e LB. Jane vrases e heret apo vone do e lajne ate gjak.

  • O Fleks
    ke 10 dite qe ben te njejtin koment
    qenke pa pike fantazie o idiot
    mashkulli pa fantazi i ngjason hurit
    te ngeli ‘lul” ne goje

  • Plani eshte ky!
    Ti Lul po te beje kryetar, sa te fusin brenda per krimet qe kemi bere,
    ty jo mua se kam biseduare me ca gjykatsit miqet e mi more burre
    i kam dhen gjithato leke por me duhan shume si mike mua ata
    jan keshtu kamikaze si puna jote.
    Une bashke me banden time po fillojm revoltate e po e marim
    prame qeverine.
    Luli: po pse duhet te futem une ne burge, fute Kolin?
    Sala: mos me kundershto se te cova ne Spac
    Koli: po lere se gjuna
    Sala: pastaj Koli ka miqesi shume njerze te afte ne
    terrore, grabitje personi, vrasje etj,etj
    Luli: po mir mo ca te them une ty tani e paske vendosure
    vete edhe ksaj radhe si gjithmone.
    Sala:dakorte u vendose si doja une ta gezoshe partine
    dhe gati PERPARA!( se keshtu e do ky populle)

  • Ju lutem shume,hiqeni fjalen gjysh per kete vampir,kriminel,hajdut,i pashpirt,antishqiptar,i pafytyre,letyre,fekalja e dale nga populli shqiptar ne kete shekull. Stop me analiza per kete njeri ,dihet çdo gje qe ai ka bere,por nuk dihet vetem dita kur ky serb i shqiptarizuar dote dale per para drejtesise se popullit shqiptar,dhe me falni por ne menyre kategorike nuk jame dakort me ca komente, jo malok jo, myzeqar jo jugor,shkurt ata qe thone te tilla gjera jane me te keq se vet ky m;;;bure(r)

  • Vampiri esht akoma irrezikshem kreu i p demokratike asht i qujturi basha kuku per pashen
    qeka gjet se pa marr leje prei vampirit nuk gxon me hap prapanicen e eper se vampiri nuk don luan ne kry te partis po i duhet
    GOMERI si basha per te udheq me dor krimineli .

  • 0 zot jeni bere me komplekse, Sali Berisha ju tmerron. Aftesia e tij , guximi, karizma etij. Ju fituat se deshi vet Berisha. kaq . Edhe ne opozite ai do ta drejtoje Shqiperine edhe ne kete 10 vjeçar. Mos keni asnje dyshim.
    Edi Rama shkoi deri ne Angli per te ftuar si keshilltar, Ton Blerin e paguan shtrenjte me para.
    si mundet PD te kete luksin te neglizhoje nje ASET kaq te madh sa Sali Berisha. Ka ikur koha
    kur mund te behej diversion PD. Sot ka politikane profesionist

  • Tradita!

    Kur shkote bBerisha ne takime pune te rendesishme me lider europine.

    Liderat degjoni se cthonte Berisha.

    Kur shkon Edi,ndodh e kunderta eshte Edi ai qe degjon mbrockullat e atyre qe do e “keshillojne’,pasi kane pare Shqipericken me dylbi.

    E i magjinoni ckeshilla do i japin dylbitaret.

  • Po nese dalin regjistrimet me zerin e Bashes per urdherin per vrasjet me 21 janar, si i behet…???

  • S.Berisha e ka kthyer ne institucion hipokrizine dhe bythelepirjen.Lulin e quajti te ri te suksesshem.Ky i suksesshmi korruptoje dhe rrugen e kombit,ky i suksesshmi firmosi faljen e detit,mbi kete te suksesshmin rendojne kater te vrare.Ateher kur ky lloje njeriu quhet i suksesshem me cfare emri duhet ti quajme te rinjte e ndershem.Apo edhe ata duhet te bejne si luli qe te quhen te suksesshem.

  • Lulzim Basha eshte djali i Ilir Enver Hoxhes.

    E GEZFSHI HUMNEREN KU U HODHI POPULLI.
    MIRE ESHTE TE LINI GRATE PER CA KOHE DO ZOTI JU FUTE RAMA NE BURG

  • Për traditën…”shqiptare” do kisha dëshirë ta shtoja si mbiemër, po nuk më duket fort e gjetur në këtë kontekst, si dhe për fleksat, fuksat etj. etj…
    E para, urime kampit “demokrat” (vetëm në emërtim) që të paktën pohojnë se Rama do qeverisë të paktën nja dhjetë vjet.
    E dyta, që Berisha do drejtoka vendin nga opozita, atë do ta shohë me dylbi.
    E treta, frikën Berishës ia keni ju “demokratët” që ju fshiu nga listat si të ishit “askush”
    E katërta, Aftësia, guximi apo karizma e tij, i përkasin nja dy shekujve të mëparshëm, kur njerëzit nëpër shpella dilnin e lëshonin “kushtrimin e të parëve”.
    E pesta, Fitoren e dha vota e qytetarëve, e atyre që gjithnjë kanë votuar plus shumë e shumë të tjerëve, që këtë herë shkuan vetëm për të votuar kundër Berishës tuaj,
    E gjashta, Ky ASETI kaq i madh që quhet Berishë, ka shumë e shumë kusure për të larë para 1 milion shqiptarëve e mijra demokratëve të shkelur me këmbë dhe vendit të tij. Por problem për ju është se ka futur në këtë valle dhe kryetarin e ri zëvëndësues të tij.
    E shtata, PD-ja bën mirë të dëgjojë ca zëra që kanë filluar të flasin për kritika e analiza ndaj qëndrimeve të ish-kryetarit de jure, sepse de facto edhe ju e dini se ai do ju drejtojë deri sa të vdesë, përderisa ju vetë e doni kaq shumë.
    E teta, bëni mirë të hapni sytë dhe mëndjen, sidomos këtë të fundit, sepse komentet tuaja në mbrojtje të një të akuzuari për shkelje ligjore dhe afera korruptive familjare, ju bën dhe ju bashkëpunëtorë, me dashje apo pa dashje.
    E nënta, ju lutemi shumë mos na u hiqni kaq kopetentë në disa pohime, se asgjë në këtë botë politike nuk është kaq aksiomatike sa e paraqisni ju.
    E dhjeta, ne qytetarët do duartrokasim pa hezitim, ditën kur Pd-ja të luajë vërtetë politikë profesionistësh, për këtë të jeni më se të sigurt. Por tani për tani, me ç’duken bathët, nuk keni ndërmend, ose më saktë Aseti nuk ka ndërmend, që ti hapë rrugë e të sjellë në krye të PD-së politikanët profesionistë!
    E njëmbëdhjeta, sa për diversion, aaaaa….këtu Berisha juaj mban vendin e parë si kampion i paarrtishëm, kuptohet pas notit dhe ngjitjes sëmurit kinez!
    Kaq për pedeistët që komentojnë kundër nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *