Në prag të ndërrimit të viteve, Federata Shqiptare e Futbollit shpërndau një video-urim të futbollistëve të kombëtares.
Në video, janë pothuajse të gjithë lojtarët e kombëtares, nga Armando Sadiku te Eros Grezda.
Nuk mungon as urimi i trajnerit italian Edy Reja.
Futbollistët veçojnë urimin që Shqipëria të kalojë sa më parë momentet e vështira nga tërmeti.
o.j/dita
