Urimi i Pëllumb Kullës: Vitet ikin, por ne nuk e japim veten

redaktor

Këtë javë, aktori Luftar Paja ka patur ditën e lindjes. Ikona e humorit shqiptar e sa e sa filmave, ka festuar mes familjes dhe të afërmve, por urimet nuk i kanë munguar edhe nga miqtë dhe bashkëpunëtorët. Njëri prej tyre ka bërë një postim në Facebook ende për këtë ditë të shënuar, për aktorin.

Pëllumb Kulla dhe bashkëshortja e tij Xhuli e urojnë atë nga Nju Jorku. Ata i kujtojnë Pajës se kanë punuar bashkë për dhjetëra skeçe e komedi dhe se vitet ikin po nuk jepen. “Dhe ti, i dashur Luftar, i ke energjitë e nevojshme. Pra sot, në këtë ditë të shënuar, të shtyjmë të na heqësh shembullin. Prandaj t’i urojmë këta vite të shëndetshëm dhe pjellorë!”, i shkruajnë mikut të ngushtë.

Ja dedikimi i plotë:

I dashur Luftar, tani këtu në Nju Jork, kemi akoma 1 dhjetor, pra në Amerikë, është ende dita e lindjes tënde, që ti atje e pate dje. Dhe ne nxitojmë që të ta urojmë brenda ditës e të të sigurojmë, se dy nga miqtë e tu, unë dhe ime shoqe, jemi në tryezë dhe po të ngremë akoma dollinë.

Sepse të kemi patur koleg, dhe shok të vyer.

Sepse, unë, Xhuli, kam qenë me ty partnere në dhjetëra dhe dhjetëra skeçe dhe komedi.

Sepse unë, Pëllumbi, të kam patur aktorin bazë, nxitësin e dhjetëra dhe dhjetëra frymëzimeve, për penën time dhe ndërtime shfaqjesh. Vitet ikin për të tre ne, por ne nuk jepemi dhe duam që të na lejohet të ëndërrojmë për krijime të reja, shfaqje dhe figura që të kenë forcën të mbeten përsëri në mend. Dhe ti, i dashur Luftar, i ke energjitë e nevojshme. Pra sot, në këtë ditë të shënuar, të shtyjmë të na heqësh shembullin. Prandaj t’i urojmë këta vite të shëndetshëm dhe pjellorë! Gëzuar Ditëlindjen! Xhuli dhe Pëllumbi”.

Paja ka lindur në vitin 1941 dhe ka punuar shpesh me regjisorin Pëllumb Kulla. Ndër filmat e komeditë e njohura të luajtura prej Pajës janë: Pas një lajmi 2001, 8 persona plus, teatër-komedi, Zëvendësi i grave 1987, Gurët e shtëpisë sime 1985, Ëndërr për një karrige 1984, Këshilltarët 1979, Udha e shkronjave 1978, Hanxhiu, Pranverë në Gjirokastër 1978, Babi i dhëndrit, Gjeneral gramafoni 1978, Gunat mbi tela 1977, Velo, Streha e re 1977 etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *