SMS në DITA
Në 0689073730
Me keqardhje them që nëse PD nuk gjen forca të shkëputet nga Berisha atëherë PD nuk është më një parti politike, por një bandë mafiozësh dhe e tyrja “opozitë e fortë” do të thotë: terror psikologjik dhe fizik mbi qytetarët që duan të shohin një ditë të qetë pa tensione politike që krijon prej vitesh Saliu.
Këta kanë kapur prej gryke sistemin e drejtësisë dhe shumë persona të fuqishëm në botën e biznesit dhe të medias, të cilët sillen si ushtarë të bindur. Është shumë e dukshme që kjo bandë ka ende shumë pushtet dhe mund të destabilizojë vendin në çdo moment.
Mendoj që jemi duke përjetuar serialin “Oktapodi”, familjet mafioze, (kupola) kundër shtetit ose më mirë: tentativës për të krijuar shtet. Uroj që në fund të fitojë shteti, të kemi edhe ne një shtet në kuptimin më të plotë të fjalës.
