Uroj që të ndërtohet

redaktor

Dërguar me email

Nga adresa e redaksisë

DITA! Nëse arrihet të ndërtohet ky port i ri, ndryshon komplet gjeopolitika e rajonit, ose të paktën politika ekonomike për rajonin. Nuk e di por qeveria duhet të kuptojë se megaprojekte të tilla kanë edhe kundërshtarë potencialë nga ata që dëmtohen dhe ka të bëjë me strategjinë e shteteve të rajonit. Nuk është projekt i vogël por me efekte afatgjata. Duhet përgatitur e punuar me ekspertë e grupe ekspertësh në të gjitha drejtimet për këtë port që të mos sabotohet apo ndalohet ecuria për ndërtimin e tij. Nëse realizohet pas 10-15 vitesh do të shikoni se ai do të ndryshojë balancat e rajonit përsa i përket rëndësisë ekonomike të Shqipërisë. Uroj që të ndërtohet se shoh një ndikim të madh pozitiv në rëndësinë që merr Shqipëria në tranzitim e shërbim mallrash për rajonin e më gjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *