Deklarata e ministrit serb për Portin e Durrësit, Rama i shkruan Vuçicit (në Twitter): “Uroj shumë të jetë një meme”. Por ndoshta Vulin po na hedh hi syve

time

Për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Vulin lidhur me portin e Durrësit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në rrjetin e tij social Twitter, Rama ka shkruar duke iu drejtuar Vuçiç mbi deklaratën e Vulin teksa ka theksuar se uron që një gjë e tillë të jetë thjesht një meme.

“Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e rrjedhur dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Më herët Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në rajon, në mënyrë që të ndalojnë formimin e Shqipërisë së Madhe  sipas tij.

Në një deklaratë zyrtare në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, Vulin komentoi se vendimi në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë Kosovës një port në Shqipëri arriti krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Sipas disa analistëve në rajon ky shkëmbim publik deklaratash është një mënyrë dinake për të shuar zemërimin në opinionin publik në Shqipëri e Kosovë ndaj hapjes së Portit të Durrësit indirekt për Serbinë.

Kjo sepse, megjithëse nuk thuhet publikisht marrëveshja Shqipëri- Kosovë është vijim plotësues i marrëveshjes Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, një nga pikat e së cilës ishte vënia në dispozicion të Serbisë të një porti nga ana e Shqipërisë.

Nuk janë të paktë ata që në Tiranë dhe Prishtinë që besojnë se Vulin po përdoret për t’i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar e për ti bërë të besojnë se marrëveshja Shqipëri-Kosovë për portin e Durrësit u prish punë serbëve, ndërkohë që është ekzaktësisht e kundërta.

h.b. / dita

Share This Article
19 Comments
    • Vulin eshte nje injorant dhe ai nuk e kupton ,
      qe Rama po e ndihmon Serbine ,
      sepse Rama tha “ Porti i Durresit do i sherbeje Kosoves dhe gjithe Rajonit “
      Dmth do i sherbeje Serbise , se kjo loje e gjitha behet per ti siguruar dalje ne det Serbise,

      Pasi Kroacia nuk e lejon Serbine ne porter e saj,
      nderkaq Rama ndihmon Serbine meqense Serbia ka brare e ka therur Shqiptaret

      Opozita shqiptare po fitoi zgjedhjet duhet menjehere ti thote Ndal ,
      daljes se Serbise ne portet tona

      • @Rajmond
        Po perse mos te jete porti i Durresit me i rendesishmi ne rajon!? Perse more “Patriot trushpelare” mos te behet ai qe duhet te ishte dhe te lidhet me hekurudhe moderne si gjithe vendet e zhvilluara. Ku eshte e keqja nga linja Durres-Prishtine-Nish-Beograd dhe me larg akoma ne Budapest?
        Trena mallrash,turizem e ulje tensionesh me sllavet qe mos te kercenoje me ky Vullin trapi.
        Se ti pergjigjesh ketij do bythe e do ushtri qe Saliu JOT e shkaterroi,tani cfare te bejme simbas teje?
        Po portin e Vlores more Vlonjat perse e kane lene ashtu nga 30 vjet? Porti i dyte ne vend me nje traget brindisi-vlore te dale boje,ku eshte perfitimi ketu?
        Ku doni ta coni vendin ne izolim!
        Po Himaren dhe te ardhmen e saj pse e shkaterroi Junta Turkoshake e Tiranes?
        Cfare ka me shume Mali i Zi nga bregdeti Jonian,dhe sa te ardhura u sjell atyre turizmi krahasuar me katrahuren qe eshte bere tek ne. Cfare “patriotizmi” eshte ti vjedhesh pronat te tjereve qe e kane bere vendin nga jam edhe vete me origjine(Himaren) nje Bathore te dyte!
        Shikoje linjen hekurudhore Tivar-Beograd dhe krahasoje me Vloren e izoluar sa te ardhura kane ata nga turizmi.

        Cfare eshte kjo pune me juve,cfare “nacionalizmi falls” eshte ky! Kur Shqiperia e mesme dhe veriore eshte bere nje Kalifat me mbetje turko-arabe,po kjo nuk te shqeteson ty?

        Shteti nuk behet simbas metodes otomane me korrupsion,dhune dhe me ligje cubash. Kush na e ka fajin qe mbreteron e keqja tek ne se nuk e kemi shume qejf punen dhe shtetin ligjor por duam te pasurohemi shpejt dhe pastaj biem ne anarki.
        Serbet te mbushin tregjet me produkte se punojne e nuk kultivojne hashash sic bejne tek ne,prandaj ti marrim gjerat me ngadale se kemi 30 vjet qe duartrokasim dhe votojme antishtetin!

  • I very much wish, thote kerministri jone.
    A te dhjefsha anglishten, o poligloti i shekullit.
    Shko mor meso shqip njehere, pastaj merru me batutat ne anglisht.
    Aj veri maç uish

    • Merni ment e amerikes se do lini peng ter bregdetin tek serbet , amerika le te ler nje port ne det ne amerik Kores Veriut pse nuk ja le , moterqiret Amerikan ter jeten kan ber sevap me teritoret e te tjerve , nuk kish faj XHaxhi qe i futi shqelmin ne byth ktyre plerave pa moral te amerikes sa filluan te benin pordh , por ruajti qelibar sovranitetin e kti vendi per 50t vjet rresht , sot matrapazet e politikes qe falin dhe grat qe kan ne grevat per ti ber qefin amerikes i lepin bythen ksaj te fundit dhe japin ofiqe tek Serbia portet tona ber ti ber qefin amerikes , byth q…..ret e politikes se ktyre 30 viteve qe vendin e shikojn si lopen qe duhet ta mjelin dhe therin per sadaka per te tjeret boll qe kta kurva antishqiptar te vjedhin dhe mashtrojn kte popull dhe mos i bezdis njeri , se ne fakt ne jemi nje popull zombi ka 30t vjet , tamam zombi qe nuk reagon kurr per interesin komtar por shohin vetem bythen qe kan nga pas , popull qe ne fakt nuk meriton atdhe se nuk ja din rendesin atdheut qe mijra breza kan len jeten per lirin e ktyre trojeve .

  • Tek e fundit perse iu dashka lene porti i Durrsit Kosoves, e aq me pak Serbise? Le te paguajne xhixhat sipas ligjeve nderkombetare dhe te perfitojne sherbimet.

  • Ky muhabeti i Edvinit me Vulin e me Vucic eshte si puna e NJERA DORE LAN TJETREN, TE DYJA LAJNE BYTHEN.

  • Ky eshte akoma me gomar se sa ish ministri grek i mbrojtjes (ekstremisti i Agimit Arte) , qe vishej ushtarak dhe nga Janina na kercenonte , se Greqia eshte shtet i forte ,… ka avione , raketa , tanke … , prandaj ….! ! !
    Keta tipa fluturojne me presh ne b*the e jan aventuriere debile !

  • Circusi vazhdon se Tirani ofron cdo dite nje spektakel per popullin e tij qe vulnetarisht nenshtrohet nje debili!

  • Lufta e Trojes vazhdon! Tashme tullumin e hengri Shqiperia! Kjo mendon: he, se nje cop leter eshte! Mirpo neser dej Serbia do ta hedh ne gjyq nderkombetar Shqiperine, per moszbatimin e marrveshjes. Dhe jo vetem Kosoven qe nuk do ta njohe, por do i kerkoje llogari edhe Shqiperise!
    Nuk e di ku kane filluar te fshihen gjithe ata patriote te rreme, qe ne 10 vjecarin e shkuar bashkuan jo vetem Kosoven me Shqiperine, i vune jo vetem Serbise kufirin tek thana, por ia mblodhen edhe Europes?!?

  • Shqiperia nuk eshte e madhe pore aqe sa eshte.Serbia u be e madhe se zbritet nga Karpatet dhe pushtuat tokat shqiptare.
    Ju keni ber serbin e madhe dhe per ket do te pergjigjenmji duke kthyer tokat e pushtuera nga ana juaj.!

  • BARBONI YNE ME BREKUSHE JEP EDHE BYTHEN PER PAK PUSHTET.
    KUSH DO TE DALI NGA PORTI I DURRESIT NE DET DUHET TE PAGUAJE DHE PIKE.
    NUK JEMI AQ TE PASUR QE TE BEJME NDERE !!

  • “Remo” e kuptoni ju “paritetin”? A ka paritet ne raportet Serbi-Kosove? Po ne ato Serbi -Shqiperi? Po te kishte paritet te tille, asgje te keqe nuk ka qe portin e Durrsit ta shfrytezoje edhe Serbia. Mos harro4 Porti me kspacitete te jashtezakonshme qe mund te sfidonte edge Pireun3 eshte Vlora dhe jo Durresi, mirpo perspektiva e portit te Vlores nuk I pelqente sllaveve, prandaj porti I Vlores mbeti me nje traget nga Brindizi! Po a e kap rradakja jote se ku fle lepuri per portin e Vlores dhe per koridorin e tete? Se fundi, a e kap rradakja jote se midis vendeve te ashtuquajrura te Ballkanit Perndimor( qe ta kuptosh ti, ky eshte koncept gjeografik i genjeshtert) Europa e Fishtes na e ka me while? Ka vene para ketyre vendeve Sebine she Malin e Zi, pra eshte ajo qe e percan rajonin, ne vende me perparsi she ne vende te dores se dyte. As nuk kemi te drejte ne shqiptaret, viktima te Serbise, qe te ndihemi te fyer dhe mosbesues te kesaj Europe, e cila preferon kriminelin ne raport me viktimen? Kush te siguron ty “remo” se pas pranimit te Serbise dhe Malit te Zi procesi i pranimit ne EU do vazhdoje? Kush te siguron ty se me Minishengenin ne nuk do mbetemi vasale te Serbise pa u pranuar kurre si te barabarte? Pra pranimi yne ne BE do vsret vec nga Athina, por edhe nga Beogradi. He si te duket? Mos na bej qorra te pakten.

    • Remo eshte bythqir i Dules, po lere. Tani doli qe eshte dhe bythqiri i Vucicit, dhe i bie te jete Ramut Rilindja

  • RAMUTI mendoj se ose eshte rregjizor shume i zoti ose ka keshilltare shume te zote.A ka shqiptar ne rruzull me dy fije mend ne koke qe nuk e kupton RAMUTI ia ka dhuruar portin e Durresit Serbise dhe tani na shtirret si patriot ? A ka shqiptar qe nuk e kupton qe administrata Trump po punon prej vitesh ne favor te Rusise dhe te Serbise ? Si ka mundesi tere keto levdata qe i vijne RAMUTIT nga filoruset e filoserbet ,kaq burre i mire eshte ? RAMUTI po shet Shqiperine gjithandej vetem e vetem qe te rri ne pushtet edhe ca vite se sa per shqiptaret nuk ia ndjen shume edhe sikur te shuhemi si komb.Eshte mese e qarte qe deklaratat e GENOCIDISTIT VULIN jane dezinformuese per te mos nxjerre ne pah ate qe po ndodh realisht.Serbia na shet prodhimet e veta,Serbia na shet disafish energjine e blere po nga ne,Serbia ka hyre fuqishem ne sektore strategjike ne ekonomine shqiptare,Serbia po investon ne pronat e paluajteshme per te shpopulluar Shqiperine dhe per te ndryshuar ate qe nuk ka kthim prapa.Fatkeqsisht nuk do jete e larget dita kur shqiptaret do kerkojne ndonje vend diku andej nga Afrika te krijojne nje shtet te tyrin sepse Shqiperia nuk do ekzistoje me ne ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *