Basha uron Pashkët me fjalë fushate: “Jemi në udhëkryq…”

Rovena Cerka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha thekson se “sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

Postimi nga Lulzim Basha:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë.

Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *