Nga Sevo Tarifa
Urrejtja dhe dashuria njerëzore ndodhen përballë njëra-tjetrës. Janë dy ndjenja të kundërta në familje, në shoqëri dhe në individë, ku më shumë e ku më pak. Janë gjithnjë në evoluim. Gjallërohen në kushte të caktuara të jetës e të veprimtarisë njerëzore.
“Urrejtja, opozita e dashurisë”
Urrejtja është koncept. Dhe nuk ka ngjyrë, i “kap” të gjithë. Nuk pyet se në ç’parti merr pjesë, kurse dashuria zbukuron jetën. Kur dashuria lulëzon, urrejtja tkurret, ndaj vigjilemcë, se mund të gjallërohet përsëri, të prish harmoni, të venitë dashuri, deri në marrje jete. Janë bashkë, por dhe veç e veç. Herë zgjohet njëra, herë tjetra. Aty ku sundon dashuria, ngre kokë urrejtja. Dhe aty ku ka urrejte, e pëson dashuria. “Njëra “është hije e tjetrës”.
Urrejtja si opozita e dashurisë, është më e fortë se dashuria, por dashuria jeton më gjatë. Urrejtja është kancer i shpirtit, helm gjarpri. Helmon në radhë të parë gjakun e atij që urren, i cilii i kundërvihet tjetrit dhe është i pari shkaktar i fatkeqësisë së këtij të fundit. Ajo “është bijë e frikës, bijë e paditurisë, e arrogances. Urrejtja shumëzohet, “më urren ti, të urrej dhe unë”. Hapet dhe më gjerë, sikur të mos jemi shqipëtarë, njertëz me të njëjtin gjak. Kur urrejtja gjen terren zhvillimi, thellohet edhe cilësisht, acaron sistemin nervor, shëndetin mendor, njollos moralin; kthen vlera në antivlera, virtyte në vese, njeriun në antinjeri, e çon këtë deri atje nga ka ardhur, në botën e shtazore, se “Njeriu është një nga llojet e shumta të shtazëve, por dallohet prej tyre nga fjala dhe zgjuarsia” (S. Frashëri).
Natyra na ka bërë të bashkuar, edukata na ndan. Nuk kemi lindur që të urrejmë shoqi-shoqin. Kemi lindur dhe jetojmë që të duam njëri-tjetrin. Urrejtja na ndan, na armiqëson, dashuria na bashkon. Urrejtja na dobëson, na shkatërron, dashuria na gëzon, na forcon, na jep kënaqësi, bukuri. Të duash njerëzisht do të thotë të duash jo vtëm veten, por dhe të tjerët, me të cilët je i lidhur, bashkëjeton, bashkëpunon. Në të kundërt, të urresh të tjerët, ke urryer dhe veten, je i urryer nga të tjerët. “Të duash nuk mjafton, ne duhet të veprojmë. (Gëte). Urrejtja nuk është statike, por dialektike: ose tërhiqet dhe i lë vendin dashurisë, ose kësaj i vë “mina me sahat”. Urrejtja çon deri në krime, në vrasje, vrasim njëri tjerin, vret vëllai vëllain, djali nënën e babain për çështje prone, për një rip toke, për një copë vend, për një kanal, për një vijë uji etj. “Nuk ka njeri më të poshtër se ai që dëshiron vdekjen e babait të tij, për të ngrenë pasurinë e trashëguar”. (S. Fashëri). Dashuria është rrënja e të githa virtyteve. Urrejtja të shtyn drejt të këqijave. Ajo “nuk është e lëngët por e fortë si shkëmb, në të cilin thyhen keqas dallgët e urrejtjes”.
Urrejtja si ves, ka për këngë “Ves o ves, me ty do vdes”!
Pa këtë lidhje me veset e tjera, nuk këndon dot. Dhe shfaqet midis individëve dhe partive politike. Fjala është sidomos për këto të fundit. Urrejtja midis tyre ndikon për keq në mendime e në veprime. Në kushtet e vendit tonë sot ka rëndësi dhe është akute ajo që quhet “Urrejtje e pushtetit”. Kjo urrejtje vjen duke u ashpërsuar, sidomos nga partia “që zbret nga kali”, e cila do që të vijë sa më parë në pushtet. Në këtë proces ajo “mbarset” me urrejtje për partinë që fiton dhe, në vend që të gjejë shkaqet e humbjes së vet, bën hiperbola, zmadhon dobësi e të meta të partisë fituese, në vend që të shohë tratrin në sytë e saj sheh qimen në sytë e partisë fituese, ne vend që të ulë kokën e të reflektojë, krekoset!
Opozita e sotme demokratike ra nga pushteti dhe është e drejta e saj për të luftuar për të ardhur përsëri në fuqi, por gabon kur nuk pret të vijë me votë. S’ka durim të meritojë fitoren me zgjedhje të përgjithshme politike. Duhuet durim dhe punë e gjerë cilësore. “Durimi është një virtyt, të cilin duhet ta zgjedhë si udhërrëfgyesin tim” (Bethoven). Partia Demokatike në krye të opozës, sa e pa që humbi, nisi me fjalë dhe me veprime deri destruktive luftën për të rrëzuar Qeverinë socialiste, ose “të pakën të rrëzojë Ramën”, që të nesërmen e ftores së tij, kundër të cilit filloi të drejtojë “shigjea blu”. Është kjo një urrejtje jo thjeshtë opozitare, por më shumë se kaq, me objektiv imediat diskeditimin e tij, për ta bërë urrejtjen masive. Dhe drejtonte thirrje për ta rrëzuar. Si? “Do bindim popullin, që e rrëzon për shtatë ditë, se po ta rrëzojmë ne, quhet Puç”. Nuk duhet haruar se thirrjet për të rrëzuar Qeverinë janë antikushtetuese.
Kundër urrejtjes si sëmundje për të shpëtuar të sëmurin
Kjo kërkon të zbulojmë thelbin e problemit, ashtu si kokrës së arrës, kur i heqim lëvozhgën i shohim thelbin, edhe urrejtjes na duhet t’i shohim thelbin, i cili është i shijhëm. Dhe thelbi I urrejtjes qëndron në konceptet si:H akmarrja. Duke u grindur dy njerëz ose dy partti, i munduri mendon si të hakmerret. Gjendet dita dhe veprohet, duke përdorur fjalën, arrogancën, dhunën e deri armën e ftohtë ose të zjarrit. Ikin një ose disa jetë njerëzish. Shembujt nuk janë të paktë. Flasin statistikat. Ajo që kërkohet është ekuilibri mendor e fizik, vetpërmbajtja, e cila është “peshorja e mendjes dhe e azemrës”. Kështu në vend të hakmarrjes, ushqehet dhe kultivohet virtyti i gjakftohtësisë, S’ka nevojë t’i hedhësh benzinë zjarrirt e flaka të ndizet më shumë. Mjeku i mirë lufton sëmundjen për të shpëtuar pacientin, jo të bëhet e kundërta, duke luftuar njeriun.
Përveç hakmarrjes e gjakftohtësisë është edhe zilia negative, që “helmon zemrën”, nxit urrejtje e deri mohimin e arritjeve pozitive. “zilia përfundon shpejt në urrejtje”. A nuk ndodh kështu që, kryebashkiaku i Tiranës punon aq mirë, merr guximshëm nisma të reja të përparuara, por s’kemi dëgjuar një fjalë poziive nga opozita, përkunrazi akuza, shpifje, të shara, ofendime! Zilia është e qartë se kur Bashkinë e kishte Partia Demokratike s’bënte aksione si këto që shohim sot në kryeqytet, veç të kundërshtojë ato që kryhen e të veprojë deri me kallëzime në Prokurori! Kësaj i thonë: “Urre atë që nuk e arrin dot”, në vend që të gjykosh me sy kritik punën tënde dhe të përfitosh nga virtytet dhe përvoja e tij.
Vesi i lig i zilisë së keqe kthehet në smirë dhe kjo shpie gjithashtu në urrejtje. Vese që ushqenë njeri-tjetrin. Smiranjozi e sheh të mirën e tjetrit me sy të keq, shtrëmbëron buzët, madje arrin ta urrejë atë që përparon, ndaj flet kundër tij pa fakte e prova. Pra, smira është një lloj zilie, që shfaqet negativisht jo rrallë te njerëzit, ndaj kundër saj janë thurur vargje: “Smira grin e bren/ çdo njeri me vlerë/ ajo nuk kursen/ madje as Omerë”. Smira dhe zilia lidhen dhe me një ves tjetër: me egoizmin, me mbivlerësimin e un-it, me mendjemadhësinë. Egoisti e ka zakon të përbuzë, përçmon, urren dhe këto kulmojnë te xhelozia, e cila shfaqet në çdo fushë.
Po ne e kemi fjalën për xhelozinë në fushën politike, e cila duket midis të djathtëve e të majtëve për pushtet, por edhe brenda lloit: kush të ketë frenat, kush të jetë njëshi, kush të pasurohet më shumë. Dhe sajohen shpifje ndaj njëri-tjetrit, kurdisen “Babale”. Xhelozia, “ka më të fortë veshët sesa sytë”. Mërzitja, e cila është “trishtim pa dashuri”, është armike e zemrës. Zëmërimi “bar i keq, që rritet nën pemën e urrejjes”. Te urrejtja, gjejmë “nxehjen e gjakut, te dashuria faljen e gjakut”. Me urrejtje pleksen vese të karakterit: si: nxitimi, “kur goja flet pa mat, koka e kurrizi hanë dajak”; inati i cili “të plak para kohe”; pezmatimi, që “është gjithmonë i mbushur me helm”; intriga të cilën “e thur gjuha, por nuk e shthurin dot dy duar”; gënjeshtra, që “nuk ka as këmbë, as duar, as bisht, as rrënjë”; tallja, që “është më e keqe se të kafshuarit e gjarprit”; brengat, të cilat “kur janë të vogla, flasin, kur janë të mëdha, nuk kanë zë”; pesimizmi, që “është një sëmundje shpirtërore”; vetkënaqësia, “që të lë duarthatë”.
Shkurt, urrejtja, veset e këqia të plekura me të, i brejnë njeriut trurin dhe zemrën. Prandaj luftë kundër tyre. Në vend të këtyre e veseve të tjera, që përbëjnë thelbin e urrejtjes, ka virtyte të shëndetshme që u përmendën më sipër, jo “polemika me korrespondencë”. Jo me paralajmërime “Kush prek Teatrin, do konsiderohet terrorist shtetëror, akt grusht shteti”, “Po preke një qime të deputetit të PD, do përgjigjesh”, “Për vetingun e politikanëve s’ka diskutim, s’ka negociata, s’ka bisedime, ka vetëm “Po” dhe “jo”?! “Të dorëhiqet Kryeministri”, dhe ky jep përgjigje “Unë do iki kur të dua vetë.
Këtyre “personaliteteve” u shkojnë mirë proverbat: “Fjalën peshoje, pastaj lëshoje”. “Mos fol veresie, se s’të ka hije”! Nga pikëpamja e përmbajtjes, mendime e veprime të tilla janë gjuhë e urrejtjes. Mund të evitohen, me urtësi, me dashuri, me ballafaqim, me tolerancë, me mirëkuptim, me bashkëbisedime, të cilat janë “ura e vetme në mes njerëzve”. “Zemra që urren është e pamëshirshme”. Gjuha e urrejtjes nuk është gjuha e dashurisë. Urrejtja ka të kundërtën e saj: dashurinë, respektin për njëri-tjetrin. Urrejtja është në dëm të dashurisë njerëzore, u kundërvihet virtyteve, mban gjallë veset, cënon prestigjin e Atdheut. “Do të dënohesha si njeri i keq, po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon” (Barleti).
***
Kemi mesuar si të luftojmë, si të mbrojmë, si të punojmë, si të zhvillojmë shkencën, teknikën; si të fluturojmë, si të notojmë, si të përparojmë, por kemi “harruar” tradita të bukura të vendit të shqiponjave, virtyte të rralla morale: zemërgjerësinë, besnikëinë, mirësinë, shoqërinë, miqësinë, vëllazërinë. Urrejtjen nuk mund ta shuash me urrejtje, por me dashuri njerëzore. Nuk vijmë nga marsi. Jemi shqiptarë. Të mbajmë lart virtytet e popullit tonë! -Kush mbjell urrejtje nuk korr dashuri”.
Enver Hoxha mbolli urrejtjen klasore ne popullin e vojtur.
Nje popull i prapambetur,i pashkolluar,deridiku naiv,u ushqye me urrejtjen e Luftes se klasave,,ashtu si te krishteret u ushqyen me urrejtje per cifutet,,Te bardhet me urrejtje per te zijte,te verdhet dhe te kuqte.
Fshatari punetor me shtepi e katandi,u shpall kulak,,Dijetari me shkolle perendimore,u shpall rreaksionar.
Krimbi i gjylo Cucit e grryu drurin e kombit nga brenda.
Zor se rregullohet me ky popull.
Je kujtuar vone Sevo Tarifa per dashurine. Ushqeve urrejtjen klasore per dekada ne maje te KQPPSH dhe tani na flet brockolla hipokrite te peshtira. Shko lepi shkallet e KQPPSH nga dashuria jote e neveritshme!Si s’keni turp qe botoni pacaure te ketij ujku te PPSH!
Po ti “Urrejtje klasore” s’po urren?! Ju filiza je bere shume me here me shume se ata qe benin luften e klasave. JU kerkoni te merrni hak tek te pafajshmit sot se ata qe e bene te keqen kane vdekur. Perfundimisht, ju jo vetem keni urrejtjen, por jeni dhe kriminele te pzndreqshem dhe mizor me ato qe lexojme dhe shikojme. Keni nje fjalor dhe irritim qe s’e gelltit as gjarpri i kobres. Pse nuk merrni brendine e asaj qe thote dhe ta vini ne sherbim te njerzeve per te treguar dhe tolerancen dhe dinjitetin tuaj, por merreni me personin per hakmarrje; KJo eshte zgjidhja per brezat?!