Uruguai bëhet skuadra e dytë që pret një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Amerikano-latinët mposhtën me rezultat minimal Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Rusisë në krye të Grupit A, në kuotën e 6 pikëve.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luis Suarez që në minutën e 23-të, rrjetë e cila eliminoi që në këtë 90 minutësh arabët.
GOAL!!! LUIS SUAREZ SCORES ON HIS 100TH APPEARANCE! WHAT WAS THE GOALKEEPER DOING?!#WorldCup #URU #KSA #URUKSA pic.twitter.com/4I2eE9A1Hc
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 20, 2018
Ky ishte goli i parë për Suarez në këtë Botëror, por duke qenë se ka shënuar edhe në 2010 e 2014, ai bëhet futbollisti i parë në historinë e Uruguajit që shënon gol në tre kampionate botërorë.
Ndeshja e fundit, Uruguai-Rusi do të përcaktojë edhe vendin e parë të grupit, ku rusëve i bën punë edhe barazimi, pasi kanë golaverazh më të mirë se amerikano-latinët.
a.s/dita
