Usain Bolt do të luajë me Manchester United

Gazeta Dita

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, do të luajë për legjendat e Manchester United kundër legjendave të Barcelona-s më 2 shtatori, nëse do të rikuperohet në kohë nga dëmtimi. Xhamajkani ka pësuar një tërheqje në garën e fundit të karrierës së tij të shtunën e kaluar, por një burim afër tij ka bërë të ditur se Bolt ka një dëshirë të madhe të luajë në këtë ndeshje:

“Kjo ka qenë ëndrra e tij për shumë vite. Është i dëshpëruar ta realizojë atë, gjithmonë nëse do të rikuperojë nga dëmtimi”. Bolt mund të luajë në krah të Ryan Giggs dhe Paul Scholes, dy prej lojtarëve që kanë fituar më shumë në historinë e futbollit anglez.

Një tifoz i çmendur i United, Bolt ka thënë shpesh se ai do të donte të luante me “Djajtë e Kuq”, madje duke sugjeruar se mund të bënte një provë për klubin e “Old Trafford”. Njeriu më i shpejtë i planetit ka thyer rekordin e 100 metrave në tre raste të ndryshme, i fundit ka qenë në Berlin (2009), ku ka regjistruar kohën 9.58 sekonda.

Ai mban gjithashtu edhe rekordin e kohës më të shpejtë në 200 metra (19.19). Ai ka vendosur të tërhiqet këtë vit pas 8 medaljeve të arta të fituara në Lojërat Olimpike. Duke marrë parasysh shpejtësinë e tij, ai mund të jetë efikas si futbollist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *