Ushqimet e duhura për personat që kanë tiroide

Dita

Për të kontribuar në mirëfunksionimin e tiroides, ekspertët në fushën e shëndetësisë rekomandojnë disa ushqime.

Produktet e detit

Peshku dhe karkalecat janë burime të mira të jodit. Ju keni nevojë për jod për tiroide të shëndetshme, megjithatë duhet të shmangni ushqimet e pasura me shumë jod, sikurse janë algat e detit.

Frutat e thata

Fistikët, bajamet dhe farat e kungullit janë burime të mira të hekurit. Arrat ndihmojnë tiroiden në dy mënyra. Nuk janë vetëm një burim i mirë i hekurit, por janë gjithashtu të pasur në selen, një mineral që ndihmon tiroiden. Me vetëm një grusht në ditë nga këto fruta të thata do të mund të merrni dozën e nevojshme të selenit.

Jeshillëqet

Spinaqi, sallata dhe perimet e tjera të gjelbra janë burime të mira të magnezit, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Lodhja, ngërçet muskulore dhe ndryshimet në rrahjet e zemrës mund të jenë shenja të mungesës së këtij minerali.

Kripë

Sigurohuni të përdorni kripë të jonizuar në shtëpi, pasi kjo kripë rekomandohet më së shumti për personat që kanë tiroide.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *