Ushqimet e rrezikshme, qumështi e vezët dëmtohen nga i nxehti

Bora Basholli

Produktet që shihen në foto tregtohen në lagjet e kryeqytetit. Temperatura shënon mbi 30 gradë dhe siç e shikoni qumështi dhe nënproduktet e tij shiten në rrugë duke vëne në rrezik shëndetin  e konsumatorëve, shkruan TCH.

Hasan Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore thotë se vetë brenda në javë numri i të helmuarve nga ushqimi i rrugës është tepër i lartë.

” Ne kemi 24 ankesa këtë javë që një pjesë e konsumatorëve kanë shkuar në spital nga kontaminimi ushqimor, duke kaluar në helmim. E bardha dhe e kuqja e vezës në kushte të papërshtatshme fillon shkatërrimi i vlera ushqyese i proteinës. Kjo e fundit detyrohet dhe kthehet në element helmues është një nga produktet më të rrezikshme nëse nuk ruhet në kushte të përshtatshme. ”

Qytetarët thonë se nuk i besojnë më shitësve ambulantë. Pavarësisht kësaj numri i bidonëve të qumështit në trotuar vazhdon të mbesë i lartë.

“I blejmë në market sepse qumështi i fshatarëve është plot me mikrobe”, thotë një qytetar.

“Në rrugë kurrë, jo  rrezik i madh!”, rrëfehet një tjetër konsumator.

“Bulmeti është skandal mos them sektori më problematik”, shprehet një tjetër.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *