Ushqimet e pasura me kalcium janë thelbësore për shëndetin tonë. Më mirë akoma nëse këto ushqime kanë në përbërje kalciumin e kombinuar me magnez apo me hekur. Produktet që janë të pasura me kalcium janë shumë të dobishme për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe kockave. Sasia e nevojshme e kalciumit për një të rritur në ditë është 1.000 – 1.200 mg.
Adoleshentët janë kategoria që kanë më shumë nevojë për ushqime të pasura me kalcium. Gjithashtu, roli i kalciumit në rastet e të sëmurëve me osteoporozë është primar, pasi ndikon pozitivisht nëse kombinohet me vitaminën D. Ja një listë e ushqimeve që janë të pasura me kalcium.
Qumështi dhe nënproduktet e tij
Qumështi dhe të gjitha produktet që bëhen prej tij përmbajnë një sasi të konsiderueshme kalciumi. Në një gotë qumësht lope gjenden rreth 300 mg kalcium. Sasia e kalciumit është e njëjtë në të gjitha variantet e qumështit: i skremuar, pjesërisht i skremuar apo i paprekur. Te kosi, sasia e kalciumit është 150 mg për 100 gram, ndërsa tek djathërat kjo sasi ndryshon në varësi të llojeve.
Vezët
E verdha e vezës përmban shumë kalcium. Por sasia më e madhe e kalciumit ndodhet te lëvozhga e vezës, e cila përbëhet e tëra prej këtij elementi. Në mënyrë që organizmi ynë të përthithë të gjithë kalciumin e lëvozhgës së vezës, kjo e fundit duhet bluar dhe të konsumohet, megjithëse shija nuk është e këndshme.
Peshku dhe frutat e detit
Disa lloje peshqish si sardelet apo salmoni përmbajnë sasi të mëdha kalciumi. Gjithashtu, ky element gjendet në sasi të madhe edhe te frutat e detit si molusqet, midhjet dhe karkalecat.
Frutat e thata
Janë burim i vërtetë i kalciumit. Sasia e pranishme në to mund të jetë e barabartë me atë që gjendet te qumështi. Për këtë arsye, frutat e thata si bajamet, arrat, lajthitë dhe fistiqet rekomandohen nga mjekët për të sëmurët me osteoporozë.
Perimet
Mes perimeve me përmbajtje të lartë kalciumi, veçohet soja. Për më tepër, ajo përmban edhe daidzeinën, një element që parandalon dekalcifikimin e kockave. Sasia e kalciumit në farat e sojës është 102 mg për 100 gram.
Sallatërat
Spinaqi, brokoli, lakra, rrepa janë perime që kanë përbërje të lartë të kalciumit vegjetarian. Në rastin e spinaqit, sasia e kalciumit varet nga mënyra se si është gatuar. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Vitaminat jane shume te domosdoshme per nje jete te shendetshme. Ketu ku jam une njerezit i konsumojne me shumice ne forme tabletash, pasi ushqimi i perditshem dhe shume faktore te tjere nuk i sigurojne me sasine e nevojshme ditore. Nuk e di nese ne shqiperi ka hyre kjo praktike?
sa i perket shqipetareve vitaminat i kane ushqim paresor dhe te perditshem domosdoshmerisht….dhe si mbas meje shqiptaret kurr nuk duhet te kene lendime ne ndonje smunjde sa i perket ketyre vitaminave,Ne kosove te gjithe ushqehen me llojin e ushqimit VEGJETARJAN,por nuk e di sa eshte e vertet kjo se kalciumi mungon……………etje
“Lloji i ushqimit vegjetarian” eshte term i ri gjuhesor. Vegjetarian quhet ai qe nuk ha mish por vegjetale, dmth produkte bimore, te cilat jane me te pasura me vitamina, por me te varfera me proteina.
keto ushqimme me kane shpetuar jeten. 🙂
Unë i shkreti kom 27% me teper se da duhet kalcium cka te bej unë per te ulur kalciumin te gjitha ket sende qe i lexova qe kan kalcium te teper une gati 80% nuk i konsumoj SI atehere kom kalcium te tepertë .din dikush te me pergjegjen ju faliminderit
kam kalcium me teprice mbi normen e lejuar ju lutem te me ndihmoni duke pergatitur nje liste te ushqimeve me permbajtje te ulet kalciumiSi ka mundesi qe nuk gjej dot nje liste te ketyre ushqime me permbajtje te ulet kalciumi.Ju lutem kush mundet ta pregatite nje te tille ta beje sa me pare sepse une kam pasoja te tmerreshme nga kalciumi i teper.Me respekt petrika shkembi.
Ty sikur me tpas pjell lopa shaka
Ty sikur me tpas pjell lopa shaka
une aktualisht jam 21 vjec dhe shoh problem ne sistemin tim te kockave sepse bejne zhurme goxha kembet kur eci,,dhe persa i perket ushqimeve te lartepermendura perfshi edhe mishin nuk i konsumoj thuajse fare, ajo qe me shqeteson me teper eshte periudha e moshes se trete,aty do te shfaqen problemet serioze. Problemi eshte qe nuk i konsumoj dot keto ushqime.