Ushqimet parandaluese të gripit

anazapta

Në stinën e ftohtë, kur duket se të gjithë janë me grip, ka ushqime që ndihmojnë në rritjen e imunitetit

Nga studimet e kryera deri më sot, përveç vaksinimit, një rol aktiv në parandalimin e gripit luajnë edhe ushqimet. Dietologu David Grotto nga Çikago, drejtuesi i firmës konsultuese “Nutrition Housecall” ka treguar për efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në stimulimin e sistemit imunitar kundër gripit dhe ftohjes. Sipas tij, hudhra është një nga ushqimet që e mbrojnë organizmin tonë nga mikroorganizmat e dëmshme, ndër të cilat edhe viruset e gripit.

Tërshëra është e pasur në fibra dhe përmban vitaminat E dhe B, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut.

Kërpudhat dhe elbi, përmbajnë beta-glukanë dhe përmes saj luftojnë simptomat e gripit dhe ftohjes. Mbrojtës i organizmit është dhe çaji jeshil me antioksidantët e tij.

Manaferra, krahas uljes së kolesterolit në gjak, ul edhe mundësitë e cenimit nga virozat e gripit. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm dhe rrjedhimisht reduktojnë simptomat gripale.

Mjalti me aftësitë kuruese me përmbajtjen në masë të madhe të vitaminës B, është ideal kundër gripit.

Patatet e ëmbla janë ato me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotine dhe fibra që imunizojnë organizmin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *