Ushqimet për në shkollë në çantën e fëmijëve

Mila Hysotoci

Pushimet mbaruar këtë të Hënë edhe për fëmijët të cilët u kthyen përsëri në bankat e shkollës.

Në mëngjes, përveç punëve të përditshme, tashmë do duhet të përgatisni dhe ushqimin për fëmijët në shkollë.

Për këtë ka disa sugjerime që të përgatisni një mesvakt të shijshëm dhe të shëndetshëm të bërë në shtëpi.

Kek shtëpie
Sigurisht që për mamat është e vështirë të gatuajnë herët në mëngjes një kek, por mund të alternojnë më së miri kohën e tyre në mbrëmje.

Sallata e frutave
Një tas me banane,fruta të prera në kube, duke i hedhur disa pika limoni që frutat mos të marrin ngjyrë.

Fëmija do të kripurat
Sigurisht në mendje të shkojnë një copë picë apo një fokaçe, që janë të shijshme por jo dietë e shëndetshme. Kështu që fokusohemi tek djathi. Biskota të kripura apo tost, në pushimin e orëve është fantastik.

Dhe e fundit, mjafton një fetë bukë me reçel, apo mjaltë…. Ndonjëherë ama dhe mund të lejojmë çokokremin.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *