Presioni i lartë i gjakut mund të mbahet nën kontroll duke qenë të kujdesshëm me ushqimin. Por nëse mjekët këshillojnë me çfarë nuk duhet ta teprosh, janë disa ushqimet që duhen bërë pjesë e dietës për të luftuar tensionin e lartë. Personat mbi peshë, të cilët janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare, duhet të bëjnë kujdes me kaloritë, pasi shtimi i peshës e rëndon akoma më tepër gjendjen e tyre.
Çokollata e hidhur
Mjaftojnë 10 gramë çokollatë për të bërë të mundur zgjerimin e arterieve koronare dhe për të ulur nivelin e kolesterolit. Përfundimi është arritur pas ekzamiminit të popullit Kuna, që jeton në Panama, ku kakaoja konsumohet në sasi të mëdha. Në popullsinë Kuna është vërejtur incidenca minimale e sëmundjeve kardiovaskulare.
Frutat dhe perimet
Mund të konsiderohen pa frikë ushqimet-ilaç. Ato përmbajnë sasi të mëdha potasiumi, i cili luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit. Këto minerale hyjnë në mekanizmat që rregullojnë kontraktimin dhe zgjerimin e fibrave muskulare që gjenden në muret e enëve të gjakut. Në mënyrë të veçantë, bananja dallohet mes frutave për sasinë e madhe të potasiumit.
Drithërat
Ato kanë në përbërje proteina vegjetale dhe acid glutamatik, që ulin presonin arterial. Përfundimi ka dalë nga një studim i Universitetit të Çikagos.
Bulmetrat
Produktet derivate të qumështit mund të ndikojnë pozitivisht në uljen e presionit të gjakut. Ato përmbajnë peptide bioaktive, të cilat ndihmojnë në këtë proces.
Arrat
Arrat përmbajnë anioksidantë dhe acide yndyrore jo të dëmshme. Një studim i kryer në SHBA argumenton se arrat mund të ulin presionin e gjakut, në mënyrë të veçantë nëse ai shkaktohet nga stresi.
Peshku
Peshku ka me bollëk në përbërje të tij Omega 3, të cilat kryejnë funksionin specifik të kontrollit të presionit arterial.
Patatet blu
Pigmenti natyral i patates blu është një ilaç i vërtetë kundër presionit të lartë të gjakut. Vetëm se duhet bërë kujdes me temperaturën e gatimit, pas nëse gatuhen me zjarr të fortë, mund të shkatërrohen substancat e shëndetshme, duke mbetur vetëm amidoni dhe yndyrnat. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Keshilla te nevojeshme dhe te domosdoshme per ateqe ka keto semundje prandaj duhet bere shume kujdes ,dhe ti perdorim keto ushqime.
Ushqimi me i mire dhe i pazevendesueshem per Tenisioni e Gjakut eshte Enalaprili, keshyt thone mjeket ketu ne SHBA.
Ushqimet që mbajnë nën kontroll presionin e gjakut | Gazeta Dita