Ushqimi i rrugës në Singapor vlerësohet me yllin Michelin

Ornela

Guida Michelin Singapore i ka dhënë yllin dy tempujve të ushqimit në rrugë: “Hill Street Tai Hwa Pork Noodle” dhe “Hong Kong Soya Sauce Chicken Rice and Noodles”.
I pari është i famshëm për makaronat: me një çmim të ulët ofron porcione të bollshme makaronash, të mbuluara me mish derri dhe një salce uthulle unike.

singapore-street-food-noodles

 

Ndërsa i dyti është i njohur për orizin e thjeshtë me pulë dhe salcë soje.

riso-pollo-soia-stella-michelin-singapore (1)

Dëshmia e qartë se bëhet fjalë për ushqim të mirë janë fansat e shumtë që presin në radhë të gjata për orë të tëra vetëm për të shijuar pjatat e pakrahasueshme aziatike.
Edhe pse Singapori është një nga vendet ku “street food” është shumë i përhapur, – lokale të vogla në rrugë dhe kioska të improvizuara pushtojnë rrugët me erën e këndshme të gatimeve,- këto dy lokale të vlerësuara me yllin Michelin bëjnë diferencën.

Performanca absolute e pjatës, sipas Sergio Lovrinovich drejtorit të “Guida Michelin Italia” është ajo që është vlerësuar.

Peceta? Stil? Qirinj? Detaje të padobishme për Guidën e restoranteve më të rëndësishme në botë. Ushqimi i papërpunuar, cilësia, bilanci mes shijes dhe përbërjes, koherencë e pjatës… janë elementët që i bëjnë fitues. /DITA

 

street-food-stella-michelin-singapore-pollo-

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne foton e fundit duket qarte qe nje majmun klient po ushqehet nga gatimet e nje majmni tjeter, majmunesha qe “gatuan” po lidh breket, bluzen e ka zgjyre.
    Nuk ka asnje statistike se majmune helmohen apo ngordhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *