Ushqimi shkakton varësi njësoj si droga

anazapta

Disa lloj ushqimesh mund të krijojnë varësi njësoj si heroina, cigarja apo alkooli. Studiuesit kanë zbuluar abuzimi me drogën dhe ushqimet me indeks glicemik të lartë (si buka e bardhë dhe patatet) vënë në punë të njëjtin mekanizëm që ka të bëjë me varësinë. Konsumimi i karbohidrateve të përpunuara mund të shkaktojë uri të tepërt dhe çon në mbipeshë. Ekspertët thonë se kufizimi i konsumit të ushqimeve me indeks të lartë glicemik mund të ndihmojë njerëzit obezë të bien në peshë. Studimi i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” mori në analizë pacientë, truri i të cilëve u skanua me rezonancë magnetike menjëherë sapo kishin konsumuar ushqimet e preferuara.

Gjatë ekzaminimeve u vu re se ndryshim i nivelit të glukozës në gjak dhe shtim i urisë gjatë katër orëve pasuese, çka ndikon dukshëm në konsumin e një tjetër vakti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *