Ushta gjithnjë… e ngrefur e Berishës

redaktor

Deklaratës së Berishës se fitorja – nënkupto: Riardhja në pushtet e PD-së – mund të ndodhë para zgjedhjeve lokale, një pjesë shqiptarësh nuk ja kanë vënë veshin seriozisht; afërmendsh, o kanë nënqeshur, ose kanë lëshuar ndonjë romuz dhe kaq. Nuk është hera e parë që Berisha lëshon mufka që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e gjërave, por janë produkte të realitetit virtual ku ai preferon të frymojë; atje ku e sheh veten mbinjeri e botën nën këmbët e tij. Më mirë se ai, askush nuk e ka të qartë se një riardhje e PD-së në pushtet për punë muajsh, në daç dhe vitesh, është krejtësisht e pamundur. Eshtë plotësisht i qartë në këtë, sepse posedon më shumë se çdo politikan tjetër në Shqipëri, jo një, por dy përvoja se si ikën e si rikthehesh në pushtet, se sa kanë rol faktorë të brendshëm e se sa të jashtëm. Sidomos të jashtëm. Por ndoshta kjo e vërtetë e nervozon më tepër, gjersa preferon të shtyhet sa më shumë në përjetimet virtuale. Pra, sa më tepër të bindet se është e largët koha e riardhjes së PD-së në pushtet – e akoma më e largët kur është fjala për të si person – aq më tepër do shtohet doza masturbimeve politike, me ligjërime që i përkasin një bote virtuale. Duke iu qasur po psikologjikisht, edhe pse e di këtë të vërtetë të dhimbshme, ai tashmë e ka të vështirë të shkëputet nga një stil jete që e vijon prej çerek shekulli. Në këtë pikë, ai nuk do më pushtetin, por vetëm t`i jepet mundësia të ndihet kalorës në politikë, gjithnjë me “ushtën” e gjuhës ngrehur, gati për t`ia ngulur në zemër kundërshtarit./E.H

Share This Article
2 Comments
  • U lodhem duke u marre me kete dreq njeri,apo me sakte me kete djall me brire . Kur do te vije ajo dite qe te na shpetojne veshet e te na qetesohet truri e te merremi me hallet tona qe na i ka lene mullar ky antishqiptar e qe dashka revolta te pergjakshme nga shqiptaret per te mbreteruar mbi kete popull te mjere. Ne djall shkofshin ata qe i shkojne pas ,qofte edhe per interes.

  • Na ishte njehere nje sekretar partie qe kishte deshire te behej kryetar…. .vitet rrollen e koha kaloi… gjate i shkoi tu prite…. e la mendja, dora, kemba e syte …. po plakej perdite…..por enderra e tij mbeti rrugeve ku ai shtatin kish rrite…..te tjere me te zgjuar ja kishin prishur enderren e bukur….e mbeti rreziku nje cope njeri sa per numer…por enderra vashdonte ta torturonte se sduronte shume pa u bere pak, fare pak kryetar…e keshtu monotoni pleqeria e ti….derisa vdiq enderra sju hoq nga mendesia e ti por kryetar do te behej vetem ne varr….aty jep leksione politike, nje here ne jave del shetitje…ka madh per rinine e tij e flet me nostalgji per cjap e dhi…flet avash me ze te mekur ky FANTAZEM kryetar i vdekur….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *