Ushtarakët, ISSH zbardh 100 pensionet e reja (lista e plotë)

anazapta

Zgjerohet më tej lista e përfitimeve të lidhura në radhët e ish-ushtarakëve. Pas një mungese gati dy javore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar dje listën e re të pensioneve të llogaritura gjatë javës që lamë pas. Krahas pensioneve të parakohshme janë zbardhur edhe llogaritjet e pensioneve suplementare të pleqërisë.

Në tabelën bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar 100 pensionet e reja të llogaritura për përfituesit në Korçë, Shkodër,Lezhë, Sarandë, Fier, Durrës e Gjirokastër. Përcaktimet ligjore lejojnë të pakënaqurit që të kërkojnë rillogaritje të pensionit. Kështu të gjithë ata persona që mbeten të pakënaqur me masën që u është caktuar me plotësimin e një ankese duke detajuar edhe pretendimet që kanë, mund të kërkojnë riverifikim të masës që u është caktuar.

Në rast se organet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të përcaktojnë sërish të njëjtën masë, si dhe në raundin e parë, atëherë aplikuesi mund t’i drejtohet gjykatës për të  kërkuar zgjidhjen e mëtejshme të ankesës së tij. Sipas ekspertëve të sigurimeve shoqërore, caktimi i pensioneve për këtë kategori është bërë menjëherë sapo organet përgjegjëse kanë depozituar të dhënat e kërkuara mbi vjetërsinë e punës, si dhe pagën referuese që do të përdoret gjatë përllogaritjeve për të gjitha shtresat që përfshin kjo skemë.

Procedurat për lidhjen e pensioneve do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim, pasi në total janë mbi 22 mijë aplikues, për të cilët do të operohet me rillogaritjen e pensioneve sipas përcaktimeve ligjore të klasifikuarave ndryshimet ligjore përkatëse. Nga nisja e procesit të llogaritjes e deri tani pohohet se janë përfshirë në proces rreth 80 për qind e personave që kanë dorëzuar kërkesat pranë sigurimeve shoqërore dhe organeve të tjera përgjegjëse.

Lidhur me procesin e llogaritjes së përfitimeve organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se po vijon normalisht. Llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të depozitojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave ISSH-ja mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues.

Në kërkesat e dërguara ministrive Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave.

tab2tab3 tab1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *