Përgjatë muajve qershor dhe korrik ekspertët e sigurimeve shoqërore kanë detajuar përfitimet për rreth 500 ish-ushtarakë. Në tabelat bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plota, 3 listat e përfitimeve të llogaritura për ish-ushtarakët e qyteteve të ndryshme të vendit. Pas verifikimit të dosjeve të marra me të dhënat e kërkuara nga institucionet përkatëse ku ish-ushtarakët kanë punuar për vite me radhë, organet e sigurimeve shqopore kanë rillogaritur përfitimet që do të shkojnë për secilin prej tyre. Detaje të cilat i gjeni të plota në listat që gjeni në vijim të shkrimit. Krahas përfitimeve të parakohshme, një pjesë e pensioneve të llogaritura i përkasin kategorisë së përfitimeve suplementare të pleqërisë. Personat që gjejnë emrin e tyre në listë, tashmë mund të paraqiten pranë qendrave të pagesës që ndodhen në qendrat e vendbanimeve të tyre për të tërhequr pagesën mujore që u takon pas llogaritjeve të kryera. Ndërkohë që gjatë javëve në vijim pritet të zbardhen edhe listat e aplikuesve të tjerë për të cilët ekspertët e sigurimeve shoqërore po kryejnë llogaritjet përkatëse.
Listat mund t’i gjeni në versionin print të gazetës DITA.

Ju lutem a mund te mi thoni ku mund ta shkarkoj kete listen me 500 emra se nuk arrita dot te blej gazeten e dates 22-Korrik-2014.
Ose me thoni ku mund ta blej gazen e kesaj date??????
Ju lutem me ktheni nje pergjigjie.
Me respekt