Nga DHIMITËR SHTËMBARI
Ndërsa isha mes mjaft të tjerëve te komshiu për t’i bërë shoqëri nga që sapo i ishte ndarë nga jeta njeriu i zemrës, më vjen djali, nxënës në tetëvjeçare, dhe më thotë:
– Babi, kanë ardhur disa policë me “Furgon” dhe ju kërkojnë!
– Policë?! E çfarë kërkojnë tani natën?!
– Nuk e di, por mos fol fort, sepse i ke te dera!
Dhe tregimi i oficerit madhor, Nevruz Sako, vazhdon:
Dalë prej shtëpisë së komshiut, që ishte ngjitur me timen, dhe paraqitem para skuadrës policore.
– Ju jeni zoti Nevruz Sako? – më drejtohet njëri prej tyre.
Si duket, ishte komandant i asaj skuadre.
– Po, unë jam, – i përgjigjem.
– Domethënë, jeni ish komisari i Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve?…
–Po, po; nuk keni gabuar. Ai jam…
– Kemi ardhur për kontroll banese.
– A keni autorizim prej ndonjë prokurori? – i drejtohem.
Tjetri përballë vuri buzën në gaz dhe nuk ma përtoi:
– Autorizim nga ndonjë prokuror?! Nuk ta mbushka syrin ty zoti Sali Berisha?!
Ishte e kotë të vazhdoja më gjatë. Përballë një skuadre policore nuk mund të bëhej “trimëri”.
– Atëherë do ta bëjmë kështu, – i drejtohem. – Do të hyjmë brenda, por ju nuk do të prekni asgjë me dorë. Unë do të lëviz atë që do të më thoni ju.
Ranë dakord me mendimin tim. Si duket, e kishin me ngut, sepse kush e di se kujt do t’i shkonin atë natë të vonë.
U futën, bën kontroll dhe, në fund, firmosëm një procesverbal, në të cilin thuhej se nuk u gjet asgjë komprometuese. E po, thash me vete, qoftë me kaq! Mirëpo qenkësha gabuar. Të nesërmen televizioni komunikonte një listë oficerësh madhorë, që i “kundërviheshin” proceseve demokratike! Në lajm thuhej, ndër të tjera, se këtyre oficerëve iu hiqeshin gradat dhe tërë atributet e tjera që rridhnin prej tyre, deri edhe shpërblimi financiar!!!
Për rrugën e ushtarakut shkas iu bë Gjeneral Spiro Moisiu
I lindur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes, Nevruz Turku (Sako) do të ishte djaloshi më i shkathtë i mëhallës.
Në vitin 1954, kur sapo ishte krijuar kooperativa bujqësore e Saravës, pranë qytetit, i ati i qe drejtuar Nevruzit të vogël:
– Mësimet e klasës së pestë do t’í ndjekësh në shkollën e mbrëmjes.
– Në shkollën e mbrëmjes?! – qe habitur i vogli.
– Po, po; sepse nuk kemi njëri tjetër për të na kullotur bagëtitë! – i qe kthyer i ati.
Deshi, s’deshi dhe Nevruzi vazhdoi shkollën e mbrëmjes. Shokë në bankë e në klasë kishte disa nëpunës që ishin detyruar të mbaronin shtatëvjeçaren.
Kur mbaroi të gjashtën, bashkë me dëftesën, u tregoi prindërve edhe Fletën e lavdërimit.
– Mësimet e klasës së shtatë do t’i ndjekësh ditën, – i pat premtuar i ati
Dhe ashtu u veprua.
Në korrikun e vitit 1959 pat ardhur në Lushnje Gjeneral Spiro Moisiu për t’u interesuar lidhur me nxënësit që do të vazhdonin Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Patën thirrur në takimin me këtë Gjeneral edhe babanë e Nevruzit. Kur ky qe kthyer në shtëpi, kishte folur gjithë qef edhe para djalit, që sapo kishte marrë dëftesën së bashku me Fletën e lavdërimit:
– Më duket se na u bë kismet, moj grua, – i qe drejtuar së shoqes. – Xhenerali i ardhur nga Tirana na tha, se do të marrim në shkollën ushtarake vetëm nxënës të shkëlqyer. Atje do të hanë e do të pinë pa lekë. Rrobat, po ashtu, do t’í kenë falas. Ja, këtë duam edhe ne…
Teksa kishte dëgjuar të flitej kështu, Nevruzi sa s’kishte fluturuar. E donte këtë shkollë edhe për faktin tjetër, se atje zhvillohej edhe fizkulturë e sport, pas të cilave ky djalosh ishte i pasionuar.
Flinte me një ëndërr dhe zgjohej me një qellim
Në shtatorin e vitit 1959 Nevruzi nisi mësimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Si edhe në shtatëvjeçare, nxënës i dalluar në mësime.
– Rregullisht jam zgjedhur sekretar i organizatës së Rinisë së klasës dhe po kështu, edhe anëtar i Komitetit të Rinisë së Shkollës, – tregon me shumë modesti Nevruzi…
Klasat kishin edhe kujdestarë të tyre, që, në përgjithësi, ishin disa oficerë të rinj në moshë, nëntogerë, apo togerë. Por kishte edhe klasa që nuk mbuloheshin me oficerë, kështu që, në rase të tilla, në rolin e kujdestarit vendoseshin nxënës të shquar në mësime dhe në sjellje. Që në vitin e tretë të shkollës Nevruzit i ra rasti të caktohej kujdestar klase.
Veç se me mësime, si jo shumë të tjerë Nevruzi merrej rregullisht edhe me fizkulturë e sport. Ishte një gjimnast i aftë, madje i klasifikuar i kategorisë së parë.
– Kam qenë pjesëtar i përhershëm i skuadrës së futbollit të Shkollës, – tregon Nevruzi, – skuadër që përfaqësonte ekipin e të rinjve të Klubit Sportiv “Partizani”.
Se i ç’niveli ishte si nxënës dhe si veprimtar shoqëror, mjafton të kujtojmë faktin, se djaloshi nga Lushnja do të pranohej Kandidat Partie që në bankat e shkollës së mesme. Ishte një nga rastet e rralla, për të mos thënë shumë të rralla, që Kandidat Partie pranoheshin nga radhët e nxënësve nëntëmbëdhjetëvjeçarë.
– Sikur është shumë shpejt për mua për t’u përfshirë në parti, – i pata thënë sekretarit të organizatës – bazë të partisë, – tregon Nevruzi.
Sekretari pat buzëqeshur dhe ia pat kthyer:
– Rekomandimet për ju i kanë lëshuar shokë shumë të nderuar. Ata kanë dalë garant për ju, ndryshe… edhe ata e pësojnë.
– Pranova.
Nxënës, veprimtar shoqëror, kuadër, gjimnast e futbollist, njëri i zgjuar politik.
Të gjitha këto i pat arritur, sepse Nevruzi flinte me një ëndërr dhe zgjohej me një qellim.
Një humor i këndshëm i ish ministrit Balluku
Shkollën e Lartë të Bashkuar Ushtarake “Enver Hoxha” e ndoqi gjatë viteve 1963 – 1965. Në përfundim të shkollimit 6 studentë dolën me nota të shkëlqyera dhe, rrjedhimisht, merituan gradën Toger: Nevruz Turku (Sako), Kostaq Karoli, Tahir Beqo, Roland Paluka, Eqerem Hoxholli dhe Genc Çuçi.
Për të dorëzuar diplomat, në këtë Shkollë pat shkuar vet ministri i Mbrojtjes, Heroi i Popullit, Gjeneral Beqir Balluku.
Kur pat dëgjuar t’i thirrej emri, Nevruz Turku i qe paraqitur ushtarakisht ministrit të Mbrojtjes.
– Toger Nevruz Turku?! – i qe drejtuar ministri.
– Siurdhëron, shoku ministër!
– Urime!
Kishte qëndruar një çast dhe pat vazhduar, duke bërë humor:
– Sa mirë do të ishte sikur t’ju kishim thirrur jo Nevruz Turku, por Nevruz Shqiptari!
Togeri i ri nuk kishte folur, por ajo që i kishte thënë ministri, i kishte mbetur në mendje. Në mendje u kishte mbetur edhe shumë të tjerëve. Edhe Shefit të Kuadrit të Shkollës, kolonel Luto Haxhiut.
– Një ditë më thërret në zyrë kolonel Lutoja dhe më thotë: “Ndryshoje mbiemrin, sepse edhe juve do t’ju dalë më bukur. Pastaj… ju do të shkoni në detyra me përgjegjësi, por ama në emërtesë firmën do ta vendos vet ministri, shoku Beqir.
Dhe që në këtë kohë Nevruzi nisi të thirrej me mbiemrin e dytë: Sako.
– U mendova mirë për caktimin e mbiemrit, – tregon Nevruzi. – Mora edhe sugjerimin e disa prej shokëve të mi. Në fund e fiksova: Sako, emër që e kishte pasur gjyshi im, ish ushtar për gjashtë vjet në Jemen, i mobilizuar prej autoriteteve turke.
Në fillim Nevruzi u emërua oficer i Drejtorisë së Zbulimit në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, në vazhdim – oficer në Detashmentin e Zbulimit, pedagog në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, komisar i Brigadës së Tankeve në Vorë, komisar i Brigadës së Këmbësorisë në Vaqar dhe, më pas, komisar i Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”.
Sa ushtarak i talentuar, aq edhe intelektual i kompletuar
Kolonel Nevruz Sako është një nga ushtarakët e lartë me shkollim të plotë dhe të gjithanshëm.
Pas Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” ka mbaruar Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”, siç mbaroi pak më pas edhe Kursin e Lartë Politikë në po këtë Akademi.
Në zbatim të një detyre të vënë, ky oficer i ri mbaroi shkëlqyeshëm edhe shkollën për Diplomaci, gjatë së cilës përvetësoi shumë mirë, me gojë e me shkrim, gjuhën angleze.
– E kam pas ditur edhe rusishten, – tregon Nevruzi, – por nga që mbas viteve gjashtëdhjetë kjo gjuhë nuk u përdor normalisht, m’u shua në një farë mase nga kujtesa. Ndërsa në italisht mund të komunikoj lirshëm.
Kolonel Nevruzi ka mbaruar edhe kursin e lartë të filozofisë në Shkollën e Lartë të Partisë “V. I. Lenin” në Tiranë, ndërkohë që ka dhënë provimet pasuniversitare për filozofi dhe gjuhë angleze.
Si një ushtarak me nivel të lartë profesional, ministria e Mbrojtjes në vitin 1975 e pat përfshirë në grupin e atyre që morën pjesë në përgatitjen e Rregullores së Luftimit të Këmbësorisë për ushtar – skuadër – togë – kompani.
Gjatë po kësaj kohe, i vlerësuar si një intelektual me formim të plotë, qe përfshirë edhe në grupin e punës së ngritur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për të kontribuar në redaksinë e përgatitjes së Fjalorit të Gjuhës Shqipe, për zërat ushtarakë.
Përgjigje ndaj një pyetjeje të një kolegu spanjoll
Edhe pas daljes në lirim për shkak të „reformës“ në Ushtri, Nevruz Sako nuk u hoq menjanë thjesht për t’i gëzuar pensionit. Te intelektuali i formuar rri përherë zgjuar një pasion që nxit për punë të dobishme.
– Kur pas vitit 1992, me vendim shtetëror, na hoqën gradat dhe tërë përfitimet që rridhnin prej tyre, – tregon Nevruzi, – u përplasëm nëpër gjykata. Po ku ta gjeje të drejtën! Ku të shkoje tjetër, kur edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese i asaj kohe, R. Gj., pa e vrarë mëndjen fare si jurist, u përgjegj thjeshtë: janë punë të shtetit këto!
Gjithsesi, së bashku me shokë Nevruzi nuk reshti së kërkuari të drejtat që i takonin sipas Statusit të Ushtarakut. Ndërkohë, kontribuoi edhe për krijimin, zgjerimin dhe forcimin e Shoqatës joqeveritare me emërtimin Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH). Tashmë kjo Shoqatë bën pjesë në Shoqatën Evropiane të Ushtarakëve me emërtimin EUROMIL.
Ka qenë disa herë në Bruksel, si dhe në Stokholm me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të AKUSH, por edhe të përkthyesit, ku është diskutuar me kolegë evropianë lidhur me detyrat dhe të drejtat që kanë si ushtarakë të dalë në lirim apo në pension.
– Në një rast, mbasi mora të largohesha nga podiumi, ku kisha folur gjatë një takimi në Stokholm, – tregon Nevruzi, – një kolegu ynë, spanjoll, m‘u drejtua: “Më falni, nuk ju dëgjova mirë, apo nuk ju kuptova drejt kur u shprehët, se Qeveria nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese“!
– Po, – iu përgjigja, – e keni dëgjuar saktë: qeveria jonë nuk denjon të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese!
Kolegu spanjoll tundi kokën në shenjë habie e pakënaqësie.
– Po ju e paskeshit me Qeverinë! – u mjaftua të thotë.
* * *
Të shumtë janë ata që flasin me konsideratat më të larta për ish komisarin e mirënjohur të Ushtrisë, Nevruz Sako.
Ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Prof. Kujtim Çako, shprehet kështu për këtë oficer madhor, tashmë në pension:
Nevruzi është dhe mbetet për Shoqatën tonë një Ushtarak me vlera, i titulluar dhe i nderuar me dëshminë “Mirënjohje dhe Nderi i AKUSH“. .
Dhe vazhdon:
Unë kam njohur te Nokja, (kështu i thërrasin për shkurt) gjatë kësaj periudhe pune të përbashkët një kuadër dhe bashkëpunëtor të mirë, me kualifikime të larta, të ndershem e të papërtuar. Ai ka qenë i ndodhur kudo e kurdoherë në tërë aktivitetet e Shoqatës AKUSH.
Dhe edhe më tej vazhdon:
Ai ështe një themelues i kësaj Shoqate dhe kontribues i vërtetë në mbrojtje të të drejtave dhe të lirive themelore të ushtarakëve dhe të familjeve të tyre.
Me aftësi të veçanta intelektuale e organizative dhe me punë intensive e kualitative, ai arriti të zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm i AKUSH dhe të ndikojë pozitivisht në konsolidimin e Shoqatës që nga themelimi e deri në ditët e sotme.
Ndërsa Koloneli në pension Ilmi Qazimi shprehet: Kolonel Nevruz Sako ka qenë dhe ka mbetur shembëlltyra e ushtarakut serioz për të gjithë ne, shokët e tij. Ai është sa ushtarak shëmbullor, aq edhe intelektual i formuar.
“Betimin që kemi bërë para Flamurit nuk do ta shkelim sa të kemi jetën”. Këtë ia dëgjon shpesh Kolonel Nevruz Sakos.
Osmanllinj
Respekte!!!!
Betimin qe kam bere para flamurit thote ky Sako , nuk do ta shkel , sa te kem jeten .
Kurse une o Sako do te thuaja , betimin qe kam bere para flamurit tone , nuk do ta shkelja , por ne qofte se me benin komunist ndoshta edhe me zor, do ta shkelja flamurin e komunisteve , bile do fshija edhe kepucet me te , .bile me qejfin me te madh .!!!!. Ah more Sako komunisti . Na mallengjeve o Sako ..Me mire mos te shkruaje fare per vehten tende .
Ndjeva kenaqesi dhe respect per gazeten tuaj,qe gjen vend per te bere portrete kuadrosh te devotshem,qe kane sakrifikuar me gjithe shpirt ,e per gjithcka,nga jeta e tyre ,ne emer te nje betimi te madh,per ti sherbyer ATDHEUT .
NEVRUZ SAKO ka qene dhe mbetet besnik i idealeve te atehershme,por edhe nje person me cilesi te ralla njerezore,baza e suksesit te tij.
Ato qe thuhen per te jane me se te verteta ,por jane pak nga jeta e tij e sukseshme.
DO MBETET I NDERUAR DHE RESPECTUAR PER GJITHMONE.
Ne mbasditen e dates qe dote ushtrohesh kontroll ne familjet e oficerve te nxjerr ne lirim ne garnizonin e Tiranes vijen ne grupin e drejtimit Komandati i divizionit dhe drejtori i kuadrit te MM.dhe kerkojne te shikojne listen e adresave te shtabit te divizionit. Por u larguan se nuk gjeten gje, shefi operativ i divizionit ishte me shumepervoje dhe i kishte Freskuar, naten me merr ne telefon Novrus Sako. ju pergjigja dhe i thash me se mund te ndihmoj, dua numerin e telefonit te komandantit te divizionit se ka ardhur policia dhe po me kontrollon shtepine. u trondita shume. gjate asaj nate ishin kontrolluar shume familje oficerash.
Dhe si ta kuptojmë thelbin e kësaj “krijimtarie” (përallë nga e kaluara) o shoku Dhimo?
Rahje shpatullash apo reklamë bashkëshoqërore për jeni¢erë të shqiptarizuar me zorr nga veglat qorre të diktaturës?
Te lumte pena, Dhimiter! Nderim dhe respekt per komisar Nevruzin dhe per gjithe ata ushtarake shqiptare qe jane fisnike, profesioniste te talentuar dhe atdhetare!
Lufta nxori trimat në krye të ushtrisë dhe jo vetem në krye të ushtrisë , ndersa paqja nxori servilët .
Partia që patem dikur, nga e lavdishme degjeneroi në një bandë . Pasojat e kesaj tradhetie , apo pabesie , quaje si të duash , do t’i vuajmë akoma gjatë . Fundi nuk dihet .
Pa qënë debil apo i tredhur , nuk ngjiteshe dot , vetëm zbrisje poshtë , deri në burg , apo në plumb .
Hapja e depove të ushtrisë deshmon se kush e komandonte ushtrinë , prandajë mos na hapni barkun me strategë të krijuar në laborator , me heronj pa heroizma !
Katiu @……………………………..
Ishte frika e diktatures qe ei mbante te “devotshem” keta ushtarake te diktatures , bile dha karjerista anetare partie te “devotshem ” si rasti ketij ne fjale .
Ajo kohe ka pasur oficere te tille te zote, si ky Nevruzi, andaj edhe Ushtria shqiptare ishte me gatishmerine me te larte ne Evrope. Me nje te rene te bilbilit dhe i tere ushtri e populli ishte ne kembe. Kjo eshte nje e vertete e patundshme. Vetem nje idiot nuk mund ta pranoje. Shendet te plote e jete te gjate kolonelit, urime edhe artikullshkruesit.
E pershendes gazetarin e shquar Dh.Shtembari per sa ka shkruar,por tek pjesa,qe Nokja dhe ata qe drejtuan dhe drejtojne akoima edhe sot te ashtuquajturat fantazma “Shoqate te ish ushtarakeve”,duhet te kene TURP t’i zene me goje se paskan dhene kontribut!
Cfare kontributi kane dhene keta laro,kur si karrieristye te pandreqshem nuk bejne pjese ne nje shoqate,por ne disa shoqata?
Cfare kointributi paskan dhene keta zaberhane,kur ne ish ushtarakeve pre 1 janarit 1996 e deri ne 31 dhjetor 1998,pra per 3 vjet,NUK NA U DHA ASNJE LEK PENSION!
Edhe sikur te ishim rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist si Aushvic etj,do kishim te garantuar ushqimin dhe strehimin,ndersa qeverite antishqiptare te Sali Berishes ne fillim dhe pas 97-tes edhge qeveria BUSHTER e Fatos Nanos NUK NA DHANE ASNJE LEK PENSION!
Ndersa sot,edhe qeveria e ballistit Edi Rama,ndonese eshte ne pushtet me votat tona,te familjeve dhe fare fisit tone,kur mori pushtetin ne 2013 premtoi se do shfuqizonte 4 ligjet antikushtetuese kunder ne ish ushtarakeve,por NUK BERI ASGJE!
Prej 20 vitesh vazhdojme te rropatemi neper gjyqe,por asgje nuk kemi marre!
PSW-ja na ka tradhetuar ne ish ushtarakeve,ndonese na ka grabitur votat ne cdo zgjedhje!
TURPI E MBULOFTE PS-ne dhe Edi Ramen!
Lufte nuk pati.Praktikisht nuk jane vertetuar efikasiteti i 600 mije bunkereve,,Gatishmeria luftarake numur 1 nuk u provua kurre,Krisma nuk pati,vetem vranesira.
Ushtria mori fund ne 1974,kur enver jhoxha pushkatoi jo vetem kuadrot drejtuese te ushtrise,por cmontoi sistemin e KAZERMES,qe eshte berthama ushtarake e cdo ushtrie ne bote.Qekur u formua ushtria e pare.
Pa Kazerme s`ka Ushtri.Femijet Spartane rriteshin dhe sterviteshin ne Kazerme,,deri ne moshe kur s`kishin fuqi te pjerdhin.Roma e lashte kishte Kampet Ushtarake per rekrutet dhe ushtaret me pagese.
Ushtria gjermane,ushtria ruse,ushtria Amerikane jane ushtri Kazerme.Enver hoxha formoi shkollat e lira ushtarake,si shkollat e nates.qe e bene ushtrine tallava,oficeret LOLO..
Nuk i mjaftoi komisari paraziyt,,por shtoi edhe sekretarin e partise se repartit.Ketu mori fund ushtria.Ushtaret varavingo neper trena dhe autobuza.Prandaj thoshte Milloshevici,qe une e pushtoj Shqiperine me shoqaten e gjuetareve.
Kishte te drejte.
Ngjarja e Peshkepise,kur 5 langjaraqe vorioepirote pushtuan nje batalion me 200 ushtare,,tregoi cfare ushtrie muti trashegoi shqiperia.
Kjo ushtri u krijua vetem per te vrare dhe arrestuar fakiret qe arratiseshin nga terrori enverist.
Qe ishin Osmanllinj zoti Arben kete e ka shkruar historia.
Sic jane sot Amerikanet e Sh.B.A-se nga gjithe bota qe per 5 vjet marrin Pas-Porte Amerikane.
Keshtu edhe Arnautet si Novruzi apo Nevruzi nje m….t.
Hipokrisia eshte se Ata qe nuk ndryshuan Kombesine Greke ne Vorio Epir, Ilyri, Maqedoni,Ionia ku eshte sot Tur-qija Novruzat,Hamzate, Abdullahet, Mah-Mutet,Enveret, Qemalet Idrizet etj i quanin Kaurre te Derrit.
Andoni nga Zagoria (Cajupi) nga Egypti do thoshte
Kur bere derr e Arine
Cdeshe qe bere Turkoallvanine.
Kurse Frashellinjte si Abdullahu (Abdyl “shqip”),Shemshedini (Samiu),Naimi shkuan tek Baba i tyre Sulltani.
Si mund te bashkoheshin keta Osmane me Heronjte e Kombit Greke Arvanitet qe kishin rreth 50 vjet qe luftonin per tu cliruar nga Osmanet?
Salih Butka dogji Moskopolin e ashtuquajtura Athina e Turko-Kratise sepse ishin Greke ne Kombesi (Emra, Mbiemra, Bese, Fe, Ndergjegje, Politizmo (Culture “shqip”) .
Bile e ndryshuan ne Voskopoje!
Ashtu sic ndryshuan Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne Kostantinopoje.
Tri-Polis ne Tropoje etj,e te tjera,Ecetera.
Prandaj ky vend (land angl) nuk behet se e ka Mallkuar Zeusi i Madh Pellazgjike.
O Demo te hengert Tenja
E ke te keqen Brenda.
Është shumë e saktë çfarë shkruhet për Novruz Turkun. Një njeri i kompletuar me virtytet më të mira. Respekte pa fund për Noken. V. Islami
Anton Zako nga Zagoria,nuk ka shkruar vetem satiren Sulltani,qe ti ore idhjot analfabet paske degjuar nje varg,’
Them degjuar,sepse ti nuk i njeh germat,
Anton Zako Cajupi ka shkruar edhe satyren:Shqiptari dhe Greku..Ka shkryar edhe komedine Klubii i Selanikut,ku ve ne loje edhe turkoshaket EDHE GREKOMANET SI DOKTORR ADHAMUDHI.
Emrin e ka thjesht shqiptar si i gjithe Epiri,Cameria dhe Moreja.Anton eshte emer me origjine romake(Mark Antoni).Zako(Zaho) eshte emer i lashte shqiptar.Nuk keni gje ne Evrope,ju grekafonet.As Konstantini ishte grek,por ishte nje shqiptar Dardan nga Nishi.As Perandoria Romake e Lindjes ka qene ndonjehere greke.
Mariupolis,,Sevastopolis,,Andej kerkoni vatanet tuaja.
I dashur miku im dhe i tere njerezve qe dine te flasin e te gjykojne objketivisht,per atdheun tone dhe njerezit tane, Dhimiter Shtembari. Ke bere nje shkrim shume te bukur, te sakte, te argumentuar per nje nga kuadrot me te larta te historise se ushtrise tone. Le te llomotisin palacot dhe idiotet qe nuk e duan Shqiperine dhe bijte e saj,Novruz Sako eshte kuader emblematik , per nga thjeshtesia, puna vetem e ndershme organizative, ideologjike, ushtarake dhe kombetare.Dhimiter i ke bere nje nder te madh historise se ushtrise sone duke botuar shkrmin per njeriun e shkelqyer Novrus Sako. Novruzit dhe juve ju uroj jetegjatesi dhe qendrueshmeri te pa tundur ne pozicionin tone si atdhetare te vertete. me respekt te vecante edhe per Novruzin edhe per ju, Ilmi qazimi