Ushtarët britanikë përdorin fotografinë e Corbyn si tabelë qitjeje (video)

DITA Online

Jeremy Corbyn u shpreh i shokuar nga pamjet filmike që tregojnë disa ushtarë britanikë, të cilët stërviten në poligon duke i qëlluar një tabele, ku është vendosur fotografia e liderit laburist. Në një deklaratë për mediat, ai i bëri apel Ministrisë së Mbrojtjes që të niste hetimet për atë që ka ndodhur dhe autorët e videos.

Ngjarja e cilësuar si kërcënuese dhe nga mediat britanike u dënua si totalisht e papranueshme nga një zëdhënës i ushtrisë, por dhe përfaqësues të qeverisë konservatore. Ndërsa ministri i Brendshëm, Gevin Uilliamson premtoi nisjen e hetimeve të brendshme që sipas BBC, kanë filluar.

Për mediat ka qenë e vështirë që të përcaktojnë origjinën e pamjeve, që sipas disa gazetarëve mund të jetë filmuar mes ushtarëve britanikë në Afganistan. Nga radhët e Partisë Laburiste kërkohet që rezultatet e hetimeve të bëhen publike

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *