Ushtarët çeçenë i bashkohen sulmit rus në Ukrainë

Amelda Amelda

Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’u bashkuar në betejë me trupat ruse.

Në një video të postuar në internet, Ramzan Kadyrov tha se forçat çeçene deri më tani kishin kapur me sukses një objekt ushtarak ukrainas pa pësuar asnjë viktimë vetë.

Udhëheqësi i republikës jugore ruse është një aleat i rëndësishëm i presidentit rus. Duke justifikuar pushtimin, ai është shprehur se vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën do të parandalojë armiqtë e Moskës të përdorin vendin për të nisur një sulm ndaj Rusisë.

Luftëtarët çeçenë besnikë ndaj Kadyrov kanë një reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Sa I perhapje eshte ky modeli I mjekres dhe flokeve ne Shqiper keto kohet e funditi.Sheh gjithe andej te rinj me modelin qe citova me lart qe plus kesaj edhe menyren e pershendetje duke cik kokat mes njeri tjetrit e kane si arabet ne Evrope.Hapi tjeter ngelet qe pershendetjet ne shqip psh si je,ca bone daku etj te zevendesohen me selam alejkum etj

  • Ky ne fakt eshte rus 100 carats I vene nga ish KGB por ama te shohesh cecenet e vertete dhe cfare jane ato ish republikat ruse qe e kane prapashtesen Stan ata e kane te tyre modelin e flokeve sikur I kane qethur tek burgu ne kohen e xhaxhit dhe mjekren si te atij rusit me ndryshimin e vetem qe e kane te zeze si ai fighter i MMA nga Dagestani qe me duket se quhet Ilyaz apo Islam Makhadev dhe qe ky model ka filluar te pelqehet shume edhe ne Shqiperi

  • Futja e Kadirovit dhe kriminele t tij, tregon se ushtarët rusë nuk i binden. Kriminelët e Kadirovit e treguan se çfarë mostrash janë, që në Çeçeni, në vendin e tyre, mbi popullin e vet. E treguan në Siri, krime që askush nuk i raportoi, që Asadi i vlerësoi si shpëtimin e tij.
    Imagjinoni çfarë mund të bëjnë kriminelë të tillë kundër një populli tjetër, duke ditur se ç’krime kanë bërë mbi popullin e tyre? Ç’krime mund të bëjnë kundër një populli që nuk ka as gjakun e as fenë e tyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *