Ushtareve izraelite u ndalohet heqja e reçipetave

Dita

Te “Rregullorja e Modestisë” në ushtrinë izraelite janë shtuar nene të reja.

Këto nene i ndalojnë ushtaret femra të veshin bluza të bardha, të rrinë pa recipeta e të pinë duhan pranë ushtarëve meshkuj, në mënyrë që të shmanget tundimi i këtyre të fundit.

Sipas ushtareve, urdhri më ekstrem konsiderohet ai i recipetave, pasi atyre nuk iu lejohet t’i heqin as kur shtrihen të flenë gjumë.

Urdhri duket se ka krijuar pakënaqësi tek ato dhe tek shoqatat e grave, të cilat fajësojnë ushtarët fetarë Ultra-Ortodoksë për këto ndryshime.

Ushtria izraelite ka pasur në 30 vitet e fundit rënie të numrit të ushtarëve, pasi nuk kanë rekrutuar nënshtetas me origjinë arabe, por duhet thënë se numri i femrave është shtuar ndjeshëm.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *