Një ushtar i Forcave të Armatosura sapo është çuar i asfiksuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës si pasojë e ndërhyrjes dhe luftës në terren me flaket në fshatin Krinë Njësia Administrative Antigone Bashkia Gjirokastër.
Fillimisht gjendja e tij u raportua e rëndë, por tani Klan News mëson se gjendja e ushtarit paraqitet e mirë.
Po ashtu mësohet se gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj që humbi jetën pak orë më parë si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli, është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.
e.r/dita
