Mohammed Morsi nuk është më president i Egjiptit, pasi komandanti i ushtrisë, gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrëzimin e tij nga pushteti mbrëmjen e së mërkurës, pas një grushti shteti të udhëhequr nga forcat e armatosura.
Në fjalimin televiziv, gjenerali Al Sisi ka komunikuar se Kushtetuta e Egjiptit është pezulluar dhe se kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të marrë drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e reja.
Fjalimi i kreut të forcave të armatosura është pritur me brohoritje në sheshin Tahrir, ku janë mbledhur shumë protestues që kërkonin largimin e Mohammed Morsit, vendndodhja e të cilit për momentin nuk dihet.
Ndërkohë, rrjeti informativ amerikan CNN, duke cituar burime “të sigurta” brenda Egjiptit, thotë se gjasat janë që drejtimin e ri të vendit ta marrë Mohammed el Baradei, ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Vetë El Baradei, lider i opozitës liberale, ka reaguar pas deklaratës televizive, duke thënë se udhëzuesi për periudhën post-Morsi, i hartuar më herët, shënon fillimin e ri pas revolucionit të janarit të vitit 2011.
Me herët, presidenti Morsi përsëriti ofertën e tij për një qeveri konsensuale, por refuzoi tërheqjen. Ndërsa një zëdhënës i Vllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, njoftoi në Twitter se një “grusht ushtarak shteti” ishte në zhvillim e sipër në Egjipt.
Mona al Qazzaz deklaroi për BBC se: “Frika ime më e madhe është t’i kthehemi një shteti ushtarak. Ushtria nuk duhet të bëhet pjesë e skenës politike”.
Ndërkohë, burime të tjera nga vendi i ngjarjes njoftuan në rrjetet sociale se protestuesit rivalë kishin filluar të gjuanin me gurë njëri-tjetrin.
Korrespondentët e BBC raportuan gjatë pasdites për një rritje të pranisë ushtarake në kryeqytet dhe për autoblinda që lëviznin nëpër rrugë.
Më herët krerët ushtarakë zhvilluan takime me figura politike dhe fetare për të diskutuar mbi situatën. Por partia në pushtet për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i grupit Vëllezërit Myslimanë, nuk u përfshi në këtë dialog.
Kur kishte kaluar më shumë se një orë nga ultimatumi, përleshtjet shpërthyen gjatë natës mes dy grupeve protestuesish rivalë, që lanë të paktën 16 persona të vdekur në Universitetin e Kairos.
Kundërshtarët e zotit Morsi deklaronin se ai dhe Vllazëria Myslimane po nxisnin një axhendë islamike në Egjipt dhe për këtë duhet të tërhiqen.
Në një deklaratë sfiduese të mbajtur të martën në televizion, zoti Morsi deklaroi se ai do të jepte jetën e tij për të mbrojtur legjitimitetin kushtetues dhe fajësoi për trazirat korrupsionin dhe mbetjet e regjimit të rënë të Hosni Mubarak.
Kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Sisi raportohet se u takua me komandantët më të lartë të mërkurën, për të diskutuar detajet e periudhës post-Morsi.
Plani i ushtrisë, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, përfshin përcaktimin e zgjedhjeve të reja presidenciale, pezullimin e kushtetutës së re dhe shkrirjen e parlamentit.
Anëtarë të lëvizjes rebele Tamarod, që ka mobilizuar miliona demonstrues në rrugë për të kërkuar largimin e zotit Morsi, ishin gjithashtu pjesë e takimit.

E nderuar Redaksi e kesaj gazete prestigjoze,lajmi eshte mese i sakte vetem do te doja te beja nje lapsus kur deklaroni se :ne nje ane jane mbledhur me mijera qe perkrahin presidentin e nga ana tjeter qytetare te pakenaqur nga revolucioni!Jo .Mbeshtetesit e presidentit jane rreth. tre milion ne te gjithe Egjiptin ndersa kundershtaret e tij rreth 15 milion.Kjo eshte e verteta e tranzicionit Egjiptian qe eshte nje popull qe nuk e duron dot tiranine e injorancen e nje individi.Vlen per tu marr shembull.
Grushtet e shtetit, per çfardo lloj arsyeje jane veprime qe bien ndesh me kushtetuten dhe ligjet e ne shteti. Nese Presidenti i nje vendi, sikunder Morsi ne Egjypt, jane legjitim, grushti i shtetit eshte nje shfrytezim ne menyren me ekstreme te mundeshme te detyres se ushtarakeve te nje vendi, per e justifikuar qellimin per marrjen e pushteti nga nje kaste e caktuar, ne rruge antikushtetuese. Nese kjo eshte e dirigjuar, ateher aq me keq akoma, se krijohen revolta artificiale per te mbajtur te gjalle destabilitetin e nje rajoni te caktuar. Interpretime per numra te perkrahesve apo kundershtareve, jane triile gazetareske apo mediatike per te mbuluar nje veprim antikushtetues. Me sa di une Morsi eshte zgjedhur me voten e popullit dhe eshte produkt i permbysjes se ish presidenti Avar Sadat. Arrestimi dhe izolimi i tij nuk mud te behet me modelin e terroristeve pengmarres por si rezultat i hetimit, gjykimit dhe vendimit te drejtesise qe eshte organ ligjzbatues i atij vendi dhe jo me urdhera kolonelesh gjysem gangster.
Nje korigjim rreth komentit tim; Hysni Mobarak dhe jo AS.
Ndersa ne e leme akoma ate, qe populli e rrezoi me vote plebishitare te marr vendime antiligjore me pasoja te renda jo vetem per qeverine pasardhese, por ne radhe te pare per fatet e vendit. E leme te sillet si karagjoz fitimtar, te vet lavderohet si macja para pasqyres.Ata, qe populli u dha 84 mandate ne zgjedhjet e 23 qershorit, vazhdojne te bejne festime e te leshojne deklerata njelloj si paralajmerimet kineze dikur. Mos e idhnoni popullin!!!.
ky eshte grusht shteti me pelqimin e amerikanove ,kur ne shqiptaret rezuam salehun ne 97 perendimi tha nuk nderohet pushteti me dhune por me vote ,dhe na lane sali kriminelin ne opozite per te ardhur perseri ne pushtet ne 2005.amerikanet perdorin standarte te ndryshme sipas interesit te tyre.
Z.Myftar. 97 nuk pati asnje elemente te grushtit te shtetit vecse nje urrejtje per parat e humbura .Eshte e vertet qe ne Vlore dhe qytete te tjera u organizuan per te rrezuar pushtetin e Saliut .Te ashtu quajturat Komitete te Shpetimit me shume benin mbledhje per te sensibilizuar popullaten sesa mobilizim ushtarak. 97 qe nje kaos qe u shfrytezua nga segmente te vecante po ne sherbim te pushtetit .
Rasti i Egjyptit as nuk mund te krahesohet me levizjet tona per te ndryshuar pushtetin .Ne kete kontekst duhesh te kuptosh dhe standartet qe ju permendni. Grushtet e shtetit ndodhin kur konsumohen te gjitha metodat demokratike dhe per kete populli Egjyptjan e ka treguar .Ushtria kur eshte e organizuar dhe me status te pavarur nderhyne duke e shkelur Kushtetuten dhe marre persiper riskun ne interes te kerkesave te popullit .Perplasja ndodh kur kreu i shtetit nuk terhiqet .Ky eshte varjanti me i keq qe sjell dhe pasoja per popujte.Kur terhiqet cdo gje eshte normale .Te dy varjantet me pas gjukohen nga gjukata Kushtetuese dhe cdo force merr denimin qe i takon .
Ketu ska vend per te dyshuar se ka dore Amerika .Por qe te beje presjon kur shkelen te drejtat e kane te gjithe vendet antare te OKB.Saliun ne 97 nuk e mbajti Amerika por strukturat qe ishin ne sherbim te tije .Dha dorheqje jo me deshiren e tije por i rekomanduan qe te mos i vinte flaken Shqiperise .Ishim ne prage te luftes civile qe do te bente baterdine .Llogjika triumfoje ne mendjet Donkishoteske.
Ne nje situate ekonomike katastrofale,nuk kish se si mos reagonte opozita Egjyptiane!
Morsi i studjuar ne USA kerkoj te perseritej nje Siri e dyte,per te stabilizuar ekonomine se shpejti,por qe u ndesh me Opoziten e El baradejt qe nuk kerkon tragjedi te tilla,qe viktime eshte vetem peshku i vogel,qe nuk din se ku te pije qumshtin e nenes,ne kriza te thella ekonomike duke pasur parasysh,se popullsia ne Egjypt eshte 3 fishuar dhe monedha po peson renje ne tregjet nderkombetare!
Injoranca ne popullin tone ska kufi..na dalin disa karrociere dhe kamarier e na bejne aniza per situatat nderkombetare , por me e keqe eshte se jane edhe “gjykates” ku i japin te drejt njerit apo tjetrit krah….
Qe te dini ju te nderuar , hfz Dr. Muhamed Mursi fitoje zgjedhjet demokratike dhe kushtetua qe e hodhen poshte keto ushtarake, perseri u votua ne menyre demokratike , nga ku mori rreth 60% te votave.
Problemi qendron diku tjeter mor te nderuar…shikojeni pak me me hollesi situaten. Kujt ne rajon nuk i intereson forcimi i egjiptit , si ka mundesi qe sa e mori pushtetin ushtria u mbyllen te gjithe rruget me Gazen ne Palestine (pra u izolua gaza perseri). Keto ushtarake a nuk jane po te njejte qe ishin ne kohen e mubarakut?! Etj. Etj.
…Mos i mbytni Luanet tuaj. Sepse pastaj ju hajne
qente e armiqeve tuaj. (Hfz Dr.Muhamed Mursi)