Pasditen e të mërkurës kanë nisur patrullimet e para të policisë në kryeqytet. Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Ushtarake janë parë të qarkullojnë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ish-Bllok.
Edhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.
Sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.
l.h/dita
