“Ushtria e Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese”

Dita

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Gjermanisë thonë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë përmes ndryshimit të Kushtetutës.

Kjo deklaratë dëshmon kundërshtinë e tyre ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për formimin e ushtrisë vetëm përmes ndryshimit të ligjeve.

Burime të “Zërit” nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt Forcave të Armatosura përmes amendamentimit të Kushtetutës.

“Zëri” shkruan më tej se të njëjtën gjë kanë pohuar edhe zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së konsiderojnë se kundërshtimi i ndërkombëtarëve nuk është kategorik sa i përket planit “B” (përmes ndryshimeve ligjore) për bërjen e ushtrisë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *